LIVE UPDATES
Politike

Afera e inceneratorëve, Berisha: Rama urdhëroi "Skapin" të injoronte procedurat e hetimit, sepse të çon direkt tek ai

Ish-kryeministri hodhi gjithashtu akuza edhe ndaj SPAK, ku tha se arrestojnë vetëm kurbanet që pranon dhe jo përgjegjësit kryesorë.

17 Nëntor 2023, 12:18 Nga r.ll
Afera e inceneratorëve, Berisha: Rama urdhëroi "Skapin"
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat ditën e sotme, ka hedhur akuza nda kryeministrit Edi Rama se ka urdhëruar SPAK që të injorojë procedurat e hetimit për inceneratorët.  Sipas Berishës, procedura e çon direkt tek ai dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.

Ish-kryeministri hodhi gjithashtu akuza edhe ndaj SPAK, ku tha se arrestojnë vetëm kurbanet që pranon dhe jo përgjegjësit kryesorë. 

"Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër. Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet. Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që është inceneratorët.

Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate. Për rikujtesë qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.

Rama u angazhua direkt vetë me ekipin e tij për të anuluar këtë strategji dhe për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, vetëm e vetëm që të instalonte strategjinë e djegies së plehrave, në të cilën ata parashikonin t’u vidhnin shqiptarëve qindra milionë euro. Edi Rama, pasi ka ndryshuar me firmën e tij strategjinë, ka vendosur në buxhetin afatmesëm, veprat e zeza korruptive të incneratorëve, sepse ato nuk ekzistonin. Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumenta në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike. Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.

Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët. Edi Rama, në një akt unik në historinë e botës, firmosi në dhjetor të vitit 2016, vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë bonos 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund në Shqipëri. Një kompanie që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Një ditë përpara se ajo të dilte fitimtare e tenderit të parashikuar.
Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij", 
tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj