Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vokshi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, duke akuzuar Bashkinë Memaliaj se po vjedh qytetarët me ujësjellësin.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, duke akuzuar Bashkinë Memaliaj se po vjedh qytetarët me ujësjellësin.
'Korrupsioni e pazaret kanë ndalur punimet, nuk kanë ndërtuar dot as një ujësjellës, sa pashai i famshëm bëri para 200 vjetësh'-thotë Vokshi.
DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD, ALBANA VOKSHI
Në prill 2021, Edi Rama u shfaq në Memaliaj dhe, duke u sjellë si personazh legjendë për të inauguruar hapjen e punimeve per Ujësjellësin. Kanë kaluar 2 vite nga inaugurimi dhe ujësjellës nuk ka. E lanë t’u ikte edhe rasti i fushatës elektorale për vendoret, gjë Edi Rama dhe Rilindasit përgjithësisht nuk ja lejojnë vetes. Ata kanë një shirit më pak për të prerë në këtë fushatë, sepse ujësjellësi është premtuar, por afera korruptive e Gjolek Gucit e ka penguar.
Korrupsioni e pazaret kanë ndalur punimet, nuk kanë ndërtuar dot as një ujësjellës, sa pashai i famshëm bëri para 200 vjetësh.
Historia, nis më 8 shkurt 2021. Kur u shpall tenderi për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj, me fond limit 41 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore.
Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin sot ujësjellësin, do të kishin ujë në shtëpitë e tyre. Por, ku ka pazare e korrupsion, nuk ka investime e shërbime.
Dy vitet kanë kaluar dhe prej disa muajsh qytetarët e memaliajt po marrin premtime të reja të cilat bëhen për të harruar gënjeshtrat e vjetra.
Por, mosmbajtja e premtimit nuk është harresë: është aferë e pastër korruptive e krerëve të bashkisë.
Për kronologji: Projektues i ujësjellësit ishte shoqëria “Artreum Generation” sh.p.k. Mos e harroni këtë emër, sepse është kyç në këtë aferë.
Disa punonjës të Bashkisë Memaliaj refuzojnë të firmosin dhe tenderi i kalohet kompanive të tjera. Kështu, kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fitojnë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro.
Por Gjoleka nuk mjaftohet dhe miraton dhe nje nenkontraktor, i cili do te kryejë 40% te volumit te ndertimit. Ketu rikthehemi te kompania “Artreum Generation” sh.p.k e cila u fut në tender për të marrë 1.7 milionë euro.
Nga një verifikim i dokumentacionit të kompanive, rezulton se “Artreum Generation” sh.p.k ka pronar Lorenc Bamin, i cili është Drejtori i Urbanistikës në Bashkine Tepelenë.
Të nderuar banorë të Memaliajt, pazaret e korrupsioni ju kanë lënë pa ujësjellës!!! Ai është prokuruar nga kreu actual i bashkisë për të vjedhur.
Ja pse ju banorë të Memaliajt po dëgjoni përsëri premtime të reja, edhe më të bukura se ndërtimi i Ujësjllësit të ri, vetëm që të harrohet gënjeshtra e vjetër dhe korrupsioni i madh pas saj.
Po SPAK cfarë pret? Ftojmë KLSH të hapë një audit urgjent mbi këtë aferë.
Ka të paktën dy cështje që vihen re lehtësisht dhe pa pasur nevojë eksperizë të thelluar:
Afati i punimeve nuk është respektuar, por tejkaluar, dhe
Përfitues direkt i tenderit është kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë së bashku me relaci...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ndau me qytetarët shqiptarë mesazhin para ditës së zgjedhjeve lokale. Teksa ishte n&e...
Ilir Meta PUKË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të...
Andrzej Duda TIRANË-Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij ka një nga prioritet ...
Asfalti elektoral mbrem BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej...
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. ...
TIRANË- Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Be...
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se opozita është më e vendosur se kurrë që t...