Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu theksohet se momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH dhe janë duke u implementuar.
BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej asfalt elektoral. Bashkia me anë të një njoftimi bën se dije se ky projekt po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Po ashtu theksohet se momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH dhe janë duke u implementuar.
Deklarata e Bashkisë së Beratit:
Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës i ndjekur nga grupi që e rrethon në padije të theksuar ndaj projekteve për Beratin është përpjekur mbrëmë të ndalojë punën për zhvillimin e një zone dhe vazhdimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së njësisë Velabisht, një rrugë jetike për banorët e kësaj zone.
Ismaili dhe disa ndjekës te tij bllokuan dje me arrogancë dhe në mënyrë të paligjshme punën për shtrimin e rrugës së Velabishtit. Kjo rrugë po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nënkontraktuesit e tij. Prej vitesh bashkia e Beratit i ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për këtë rrugë të shumëpritur për banorët e Velabishtit për shkak të kushteve të vështira të saj.
Çdo punim që po bëhet në këtë rrugë, bëhet nëpërmjet marrëveshjes përkatëse së Bashkisë Berat dhe FSHZH si dhe lejes së dhënë. Në Berat momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH duke u implemetuar dhe një prej tyre është edhe rruga e Velabishtit.
Bashkia e Beratit është 24 orë në punë në çdo ditë në këto 4 vite dhe do të vazhdojë të jetë 24 orë, ditën dhe natën, për të përfituar dhe implementuar projekte të tilla për përmirësimin e infrastrukturës së Beratit, ndryshe nga ata që dalin natën për të bllokuar zhvillimin e tij.
Bashkia është dhe do të jetë çdo ditë në shërbim te qytetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ky eshte modeli qe ka ndryshuar rrënjësisht Beratin këto 4 vitet e fundit dhe një gjë është e sigurt, nuk ka më kthim mbrapa. Banorët e njësisë Velabisht i shohin me neveri këto veprime primitive dhe e kanë të qartë se cilin prej dy modeleve do të zgjedhin në 14 maj.
Mbrëmjen e kaluar kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zija Ismaili për kryebashkiak në Berat ka denoncuar hedhjen e asfaltit elektoral në rrugën e fshatit Velabisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së kaluar, ku mjetet punonjëse ishin pa targa dhe pa tabelë njoftuese për punën e bërë.
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. ...
TIRANË- Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Be...
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se opozita është më e vendosur se kurrë që t...
TIRANË-Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar në lidhje me dërgimin e...
George Soros SHBA- Gazeta amerikane, ‘New York Post’, ka publikuar një analizë ku listohen pesë liderët që po për...
Tensionet ne Berat BERAT- Një “incident” ka ndodhur mesnatën e kaluar në Berat, ku disa persona po tentonin që të hidh...
Ilir meta TIRANË- Kryetani i Partisë së Lirisë Ilir meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbësht...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i bashkisë Tiranë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë' Belind Këlliçi ka dekla...