4 Qershor 2024, 14:28
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot akuzat e bëra nga ish-krahu i tij i djathë Arben Ahmetaj në emisionin e RAI 3, Report. Me anë të një video-mesazhinë Facebook, Rama ka theksuar se në reportazh janë përdorur si heronj figura të errta si një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u dhe një i mbyllur në arrest shtëpie nga GJKKO. Po ashtu Rama ka shtuar se në fund shfaqja dukej si një çorbë tik-toku që qep, shqep sipas skenarit.
"U përdorën si heronj të këtyre shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuar nga Vetingu në sistemin e drejtësisë. U mor edhe ndonjë opinionist, veteran i luftës me gjysmë të vërteta kundër meje e qeverisë sonë qysh se s’mbahet mend e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, drri tek personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh, pa asnjë lloj fakti.
Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri, që i shërbejnë asaj llum politike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, nuk kishte aty e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nga ky pseudo investigim italo-shqiptar, po vetëm u mbars mali dhe polli një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po ka akuza”!
Akuza nga kush, mbi çfarë baze faktike, mbështetur mbi cilat të vërteta të provuara? Një shfaqje televizive si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, “ky tha, ai tha, ata thonë”, “ai takoi atë”, “ky u takua me atë”, “ti takove ata”, “thuhet se këtu bëhet kjo”, “thonë se në Shqipëri ndodhin këto”, “janë arrestuar, jo s’janë arrestuar”, “janë të lidhur, jo s’janë të lidhur”, “thanë dy kriminelë që njohin atë”, “ka akuza për vëllain e atij”, “ata atje pastrojnë paratë e atyre andej”, bla-bla-bla…," tha Rama.
edi rama arben ahmetaj
Politike
4 Qershor 2024, 14:24
I.A
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri dhe me k&...
Politike
4 Qershor 2024, 14:14
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Gjatë nj&...
Politike
4 Qershor 2024, 14:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Me...
Politike
4 Qershor 2024, 14:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar popullit në lidhje me publikimet e programit Re...
Politike
4 Qershor 2024, 12:22
r.ll
majlinda dhuka
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku po zhvillohej një seancë dëgjimore me kryenegociatore...
Politike
4 Qershor 2024, 12:20
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n...
Politike
4 Qershor 2024, 12:12
r.ll
klevis balliu
TIRANË -Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën para bashkis...
Politike
4 Qershor 2024, 12:09
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë dit&eum...
Politike
4 Qershor 2024, 11:47
N.F
Dorjan Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë pjesë ditën e sotme në protest&eum...
Politike
4 Qershor 2024, 11:50
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, ka mbajtur fjalën e tij në protest&e...