Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama nxorri një mesazh të dërguar ndaj Berishës dhe u shpreh se atë e ka dërguar një person që është tallur me kreun e opozitës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në emisionin “Opinion” një video ku hedh poshtë akuzat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në të shfaqej, Sali Berisha me një foto të një kitaristi amerikan, por që kreu i opozitës akuzonte Veliajn se ishte ky i fundit në foto dhe kishte shkuar në Iran për qëllime personale. Rama nxorri një mesazh të dërguar ndaj Berishës dhe u shpreh se atë e ka dërguar një person që është tallur me kreun e opozitës.
PJESË NGA BISEDA:
Blendi Fevziu: Zoti Berisha më dha këtë letër për ju javën e kaluar dhe thotë që ju fton në debat sistematikisht ku të doni ju në ambient publik, në televizion, në pallate, mjafton të përballeni me programin.
Edi Rama: Kam 1 mijë arsye po nuk dua të komentoj. Është i vetmi material që kam sjellë, është 1 nga 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton jo debat. Ja pra. Kam sjellë një material pse ky njeri nuk meriton asnjë debat sepse ky njeri është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Dhe nëse shumica dërrmuese e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht tallja më e madhe dhe abuzimi më i madh i këtij njeriu është me ata që e votojnë rregullisht. Dhe për ata e kam këtë që kam sjellë këtu. Edhe për ju.
Unë dhe cilido tjetër që kërkon votën e njerëzve ashtu sikundër ju dhe të tjerët që kanë detyrë të informojnë njerëzit nuk mund të ngatërrojnë një foto. Duhet që atë foto ta verifikojnë dhe pasi ta verifikojnë në rastin e anës që kërkon votën mund ta publikojnë, kurse në rastin e anës që informon njerëzit duhet të thonë që kjo është një çmenduri. Pra akuzohet Erion Veliaj prej javësh një akuzë e përsëritur që ka qenë në Iran. Aty ka bërë një deal për të marrë para për inceneratorët. I thotë ai kush është, është Erion Veliaj thotë në studio. Nuk kam asnjë problem që ju të mendoni në atë moment që është Erion Veliaj. I thuhet publikut që është Erion Veliaj dhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike një njeri që ka 30 vjet që ju merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve. E thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë që ia thanë shërbimet sekrete. Domethënë, një tjetër çmenduri. Ndërkohë ai është një kitarist i “Eagles”-ave i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç mos gabohem. Nga ana tjetër kjo aferë me Iranin publikohet nga media, që si Erion Veliaj ka qenë në Iran dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media dhe askush nuk e merr dhe ti thotë kjo është gënjeshtër, ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë se ke përgjegjësi. Unë po të them që kjo histori vazhdon. SMS është SMS e atij që është tallur me këtë. I ka thënë unë kam informacion që Erion Veliaj ka dalë atje, por t’i të lutem mos më nxirr dhe ky i thotë faleminderit shumë, ti je i sigurt se do ta ruaj sekretin. dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete./tvklan.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nu...
Pamje nga emisioni TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar kërkesën për debat nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Që...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori dhuratë nga Blendi Fevziu, një dajre tek e cila kreu i qeverisë bëri një karikatu...
Eriselda Sefa Qyteti i Lushnjës ishte plot jetë të dielën më 7 maj, një javë përpara mbajtjes së procesit t&e...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim B...
Foto ilustruese Rruga e pluhurosur që ndan përmes Nishtullën, një lagje e varfër në periferi të Durrësit, ësht...
Artan Hoxha: Ne kemi tentuar që ta ngremë si shqetësim për të bërë apel dhe për ta parandaluar prezencën e bot&eu...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se grupet kriminale janë shumë aktivë në Shkodër pasi janë udh&eum...
Foto ilustruese Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore e cila mbyllet ditën e nesërme, u dominua nga shkëmbimet e sulmeve ...
Majlinda Bufi Në shëtitoren kryesore të qytetit të Roskovecit, rreth orës 16:00 të enjten më 4 maj, janë të p...