Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri ka nënvizuar se institucionet e Kosovës po e trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe se do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt kërcënues.
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se kërcënimi me bombë në Kuvend është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zivkoviç.
“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zivkoviç. . Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.”, ka shkruar Sveçla.
Hetimet e para kanë zbuluar se në disa profile të lidhura me këtë numër është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiç duke e lidhur rastin me grupe ekstremiste dhe anti-Kosovë. Ministri ka nënvizuar se institucionet e Kosovës po e trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe se do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt kërcënues.
“Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë,” ka deklaruar Sveçla.
Policia e Kosovës dje pas alarmit për mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.
“Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të burimit të kërcënimit, identifikimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit të përdorura”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në një konferencë për shtyp dënoi ndërhyrj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se po përpiqet që të rrisë sa më shumë popullaritetin në vendet e...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtun&e...
Valmir Elezi KOSOVË- Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuvendit të Kosovës, ...
edi rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale për lirimin e hapësirave p...
FIER- Zegjine Çaushi ka falenderuar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Maldrita Bardhon e cila ven...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga një qytetar, i cili është ankuar për hapsirën e komplekseve t&eum...
Brunilda Haxhiu TIRANË- Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për...
foto ilustruese KOSOVË-Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosov&e...
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e cila is...