LIVE UPDATES
Politike

Albana Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

Vokshi tha se korrupsioni sistemik, pastrimi i parave nga trafiku i drogës, abuzimi me kontratat PPP dhe një gjyqësor i dobët kanë shndërruar Shqipërinë në një mjedis ku investimet e huaja pengohen, ndërsa bizneset përballen me presione nga administrata dhe grupet kriminale.

3 Tetor 2025, 17:57 Nga I.A
Albana Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Shqipëria
Albana Vokshi

BRUKSEL- Deputetja Albana Vokshi ngriti alarmin për situatën dramatike në Shqipëri, duke iu referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit. Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), Vokshi tha se korrupsioni sistemik, pastrimi i parave nga trafiku i drogës, abuzimi me kontratat PPP dhe një gjyqësor i dobët kanë shndërruar Shqipërinë në një mjedis ku investimet e huaja pengohen, ndërsa bizneset përballen me presione nga administrata dhe grupet kriminale.

Deputetja Vokshi solli në vëmendje ndërtimin masiv të kullave dhe resorteve luksoze në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë e Himarë, ku mbi 40 mijë apartamente janë bosh, me çmime deri në 10 mijë euro për metër katror, të cilat shërbejnë vetëm si mjete për pastrimin e parave të pista. Vokshi paralajmëroi se pa veprime të forta, vendi rrezikon trazira sociale, përplasje mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në Europë.

"Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri. Gjetjet e raportit janë alarmante: Shqipëria mbetet e goditur nga korrupsioni sistemik dhe nga një fluks i madh fondesh të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, që shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e huaja. Korrupsioni në prokurime, përdorimi abuziv i kontratave PPP, pasiguria e të drejtave të pronësisë dhe një gjyqësor i dobët kanë krijuar një mjedis ku bizneset përballen me presione nga administrata publike por edhe nga grupet kriminale.

Nëse vizitoni Tiranën, apo Vlorën, apo Durrësin, Sarandën dhe Himarën, do të shihni resorte luksoze dhe kulla të larta në vend të lagjeve historike, teatrove dhe stadiumeve. Duken moderne, të këndshme, por mbi 40 mijë apartamente janë bosh. Çmimet nga 3 mijë, 5 mijë deri në 10 mijë euro për metër katror tregojnë të vërtetën: këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë mjete për pastrimin e parave të pista.

Titujt ndërkombëtarë e konfirmojnë këtë. Gazeta Caras y Caretas në Uruguaj raportoi së fundi për shkatërrimin e një klani të fuqishëm shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke pastruar miliarda përmes ndërtimit dhe madje duke ndikuar edhe në çmimet e drogës në tregun ndërkombëtar. Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi i qeverisë dhe institucioneve shtetërore me krimin e organizuar, duke e shndërruar problemin e Shqipërisë në një problem europian e më gjerë.

Europa nuk mund të përballojë që të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar. Pa veprime vendimtare, Shqipëria rrezikon trazira sociale, përplasje të dhunshme mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në gjithë Europën. Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë: korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk do të tolerohen. Dhe ju nxis të përdorni çdo instrument të mundshëm për ta detyruar qeverinë shqiptare të luftojë krimin e organizuar dhe të mbrojë demokracinë. Ju faleminderit," tha Vokshi./Dosja.al

albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj