LIVE UPDATES
Politike

"Aleanca për Shqipërinë Madhështore"/ Berisha: Kushti i vetëm, asnjë shqiptar të mos njohë varfërinë ekstreme

Berisha shprehet se ky koalicion sipas tij do të jetë një realitet i mrekullueshëm i për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, dhe kushti kryesor është që asnjë shqiptar të mos njohë më varfërinë ekstreme.

5 Mars 2025, 13:20 Nga B.Z
"Aleanca për Shqipërinë Madhështore"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni i krijuar nga PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është sipas tij premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste. 

Berisha shprehet se ky koalicion sipas tij do të jetë një realitet i mrekullueshëm i për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, dhe kushti kryesor është që asnjë shqiptar të mos njohë më varfërinë ekstreme.

Berisha deklaroi ndër të tjera se paketa e PD-së, për vendosjen e minimumit jetik do të jetë 200 euro, vendosja e rrogës minimale do të jetë 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 përqind, dhe vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione.

Gjithashtu Berisha u shpreh se paketa parashikon që çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, të shkojë në 6 lekë, dhe të nxitet prodhimi dhe eksporti në vend.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Koalicioni i krijuar, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët.
Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria Madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.
Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.
Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 përqind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë.
Çmimi i energjisë prej 7 lekë.
Çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, në 6 lekë.
Pjesëtimi me 5 i çmimit për pronën etj do i japin një çlirim të menjëhershëm shqiptarëve nga dhimbjet e skamjes ekstreme.
Pra, në qoftë se do të flasim në terma apolitike, kjo është kolona e dhembshurisë njerëzore.
Shqipëria Madhështore bazohet në kolonën e dhembshurisë njerëzore.
Për çka do të ketë në përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave.
Shqipëria nuk do ishte kurrë madhështore nëse nuk do ishte Shqipëria e prodhimit të të mirave, Shqipëria e prodhimeve që do mbushin tregjet e vendit dhe tregjet ndërkombëtare. ‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve.
‘Made in Albania’, etiketa e prodhimit në Shqipëri do përbëjë moton e krenarisë së betejës së shqiptarëve.
Nga jugu në veri, lindja në perëndim, nuk gjen kurrë 28 mijë kilometra katrorë me potenciale kaq të jashtëzakonshme si në këtë tokë.
Ndaj dhe, duke vendosur në epiqendër të programit tonë ekonominë, ekonominë, ekonominë, ne rikthehemi me fuqinë më të madhe për të vendosur në piedestal Shqipërinë që prodhon.
Por një gjë që dua të them, ata të cilët dëgjojnë me skepticizëm këto fjalë, që dëgjojnë me skepticizëm shtyllën e dhembshurisë apo Shqipërisë së jetueshme, atyre u kujtoj se ka qenë kjo forcë politike që ka dyfishuar rrogat dhe pensionet si asnjë forcë tjetër politike në atë kohë në Europë dhe në historinë e këtij vendi në 8 vite.
Ata që thonë se ‘Made in Albania’, se prodhimi do jetë baza e krenarisë shqiptare, dhe e konsiderojnë këtë një ekzagjerim, nuk duhet të harrojnë se jemi ne, vështroni shifrat, rritëm me 320 përqind eksportet, të cilat nga viti i kaluar në këtë vit ranë me 32 përqind.
Pra, nxitja e prodhimit dhe eksportit dhe klima më miqësore ndaj biznesit, Shqipëria e taksave të ulëta, potencialet e jashtëzakonshme natyrore, janë të gjitha këto faktorë që shndërrojnë ‘Made in Albania’ në moto kryesore jo vetëm të krenarisë, por edhe të begatimit të shqiptarëve.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet