Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Flutura Açka theksoi se grupimi i Alibeajt i është dashur kryedemokratit Sali Berisha si alibi, duke shtuar se aksioni që ka nisur ky i fundit është përgjegjës për ndarjen e PD-së.
TIRANË- Flutura Açka, deputetja e Partisë Demokratike, u shpreh se Enkelejd Alibeaj është në një presion të jashtëzakonshëm në prag të këtyre zgjedhjeve pasi është dashur të mbajë një barrë të madhe. Në një intervistë të bërë për emisionin "Debat", demokratja tha se vendimet që ai ka marrë kanë qenë të detyruara si pasojë e zhvillimeve brenda kampit blu.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë për Partinë Demokratike, për të dy krahët e saj. Unë nuk jam aspak dakord që ne të vendosim për një gjë kaq të rëndësishme si hyrja në zgjedhje në orët e fundit, por kemi qenë të detyruar për shkak të këtij viti të vështirë. Kanë qenë 3 rryma që nuk kanë mundur të konvergojnë në një. Cila ka të drejtë? Këtë nuk mund ta gjykojmë tani. E mira e siglës së PD duhet të ishte me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit. Kësaj pjese të PD i është dashur të mbajë një barrë të madhe.
Enkelejd Alibeaj është në një presion të jashtëzakonshëm. Vendimi përfundimtar ka qenë që të ishim me kandidatë në 61 bashki, por kishte një kusht, a janë të përgatitura të gjitha degët? Duhet të kishim dalë me herët me kandidatë. Vula u vendos në anën e pjesës së zotit Alibeaj dhe pjesa tjetër duhet të ishte më tolerante. Oferta për të dalë në zgjedhje me një kandidat ka qenë shumë e sinqertë nga grupi ynë parlamentar,”- u shpreh Açka.
Më tej, Açka theksoi se grupimi i Alibeajt i është dashur kryedemokratit Sali Berisha si alibi, duke shtuar se aksioni që ka nisur ky i fundit është përgjegjës për ndarjen e PD-së.
“Përpjekjet tona për të dalë me një kandidat të përbashkët kanë qenë të sinqerta, por ju e keni parë refuzimin e palës tjetër. Unë jam e detyruar të mendoj se ne i jemi dashur zotit Berisha, palës Berishës, si alibi në çdo rast. Fakti që sot nuk dalim me 61 kandidatë do të thotë se e kemi pasur shumë të vështirë të operojmë në këtë terren të rrëshqitshëm, i cili po na kthehet në bumerang. Për mua ka një ndarës i PD-së në dysh dhe ky është aksioni i zotit Berisha. Nuk mund ta anatemosh palën tjetër në mënyrë sistematike si të shitur te Rama. Këtu përfshihem edhe unë, por këtë gjë nuk e pranoj dhe për këtë do të luftoj,”-shtoi ajo.
Dashamir Shehi TIRANË- Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se beteja elektorale e '14 majit' nuk është e thjeshtë p&eu...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Al...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se Tiranës, i duhet një person si Belind K...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes n&eu...
Belind Këlliçi dhe Lulzim Basha TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli&cce...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve ...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati për Bashkinë Tiranë i dalë nga primaret në Partinë Demokratike, Belind K&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat dhe pensionet për të siguruar vota në...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Rama kërkon të ndajë Portin e Durrësit me biznesmenin ara...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se qeveria kishte vendosur të akordonte 5 mijë lekë shtesë për...