Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij, Rama renditi reformën në drejtësi, si dhe kalimin e shërbimeve publike online si arritje të vendit tonë.
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama e cilësoi samitin si tepër të rëndësishëm, duke shtuar se përmirësimi i jetës demokratike është përparësi kryesore e Shqipërisë.
Ai renditi reformën në drejtësi, si dhe kalimin e shërbimeve publike online si arritje të vendit tonë.
Fjala e plotë e Ramës:
Është nder për mua t’i drejtohem për herë të dytë këtij Samiti të Demokracisë, të nisur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ju faleminderit, z. President. Një vit pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, ky raund i dytë i mbledhjes së demokracive rreth tryezës përfton një kuptim të ri sa i takon urgjencës dhe rëndësisë së tij.
Si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet që mbështetet te institucionet demokratike, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri në historinë tonë. Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa.
Edhe pse ende një demokraci shumë e re, sot, Shqipëria është anëtare krenare e kësaj bashkësie demokracish, duke dëshmuar vlerat dhe bindjet e saj në arenën ndërkombëtare, jo vetëm si anëtare e NATO-s dhe një vend kandidat i BE-së, por edhe duke përmbushur detyra të veçanta, si kryesimi i OSBE-së në vitin 2020 ose mandati aktual si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, përmirësimi i jetës demokratike mbetet përparësia jonë kryesore dhe t’u shërbejmë më mirë qytetarëve tanë është pjesa më e rëndësishme e punës sonë të përditshme.
Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri, që nisi vetëm me pak shërbime në e-Albania disa vjet më parë, u ka dhënë qytetarëve tanë tanimë mundësinë e marrjes së 1,225 shërbimeve online ose rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, që nënkupton më shumë transparencë dhe jo më ryshfet në ndërveprimin midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thotë se mund të deklarojmë fitoren kundër korrupsionit, por thjesht se mund të provojmë ambicien tonë, vullnetin dhe këmbënguljen tonë për ta luftuar atë me një vizion të qartë modernizimi.
Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të agjendës sonë të reformave transformuese, po i tregon më në fund vendit se, po, të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme, por e bëshme. Ndaj, falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur: individët e lidhur me pushtetin dënohen dhe ndiqen penalisht. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.
Si pjesë e Nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur, Shqipëria vazhdon të punojë drejt një qeverisjeje më të hapur, më reaguese dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve të saj. Ne jemi krenarë që gjendemi në krye të indeksit të OKB-së për pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe që shohim sesi hendeku gjinor në forcën e punës zvogëlohet çdo vit me hapa të qëndrueshme – nga më shumë se 20% më pak 10 vite më parë, në më pak se 14% sot. Është bërë shumë punë në të gjitha frontet, por duhet bërë edhe më shumë, ndaj, kjo është ajo për të cilën luftojmë, duke qenë të përqendruar te destinacioni ynë i ri i integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe duke i shërbyer këtij qëllimi krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj. Kohët e fundit ne pësuam një sulm kibernetik mjaft të rëndë nga një diktaturë, Irani, dhe mbetemi shpresëplotë se aleatët e Shqipërisë, mbi të gjitha ShBA-ja, do të bëjnë më shumë për të na ndihmuar të mbrojmë vendin tonë në një luftë që nuk mund ta fitojmë të vetëm.
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati për Bashkinë Tiranë i dalë nga primaret në Partinë Demokratike, Belind K&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat dhe pensionet për të siguruar vota në...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Rama kërkon të ndajë Portin e Durrësit me biznesmenin ara...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se qeveria kishte vendosur të akordonte 5 mijë lekë shtesë për...
Sali Berisha CËRRIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm sot në Cërrik, ku prezantoi kandidatin e koali...
Partia Socialiste TIRANË- KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të Partisë Soc...
Lajla Përnaska TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, do të garojë për Bashkinë e Tiranë...
Belind Kelliçi dhe Erion Veliaj TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, përmes një v...
Partia Socialiste TIRANË- Janë zbardhur emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë si anë...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme, KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie ...