LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na shkaktoi probleme, Shtete jomiqësore tentuan të frenojnë integrimin

•Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar •Fokusi i kësaj mbledhje ishte “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. •Kreu i shtetit u informua me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë. •Tre ishin pikat e parashtruara në mbledhjen e këtij Këshilli, mes tyre lufta në Ukrainë si dhe tensionet në veri të Kosovës. • Gjatë mbledhjes një vëmendje të shtuar e mori edhe sulmi kiberntik nga Irani. •Në mbledhje morën pjesë drejtuesit e institucioneve kryesore në vend duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat Niko Peleshi, Olta Xhaçka, Bledi Çuçi, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca. •Në mbledhje do të jetë i pranishëm kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço, si edhe nënkryetari i këtij komisionit, Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës. •Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi i Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si edhe nëndrejtori i SHISH, Oljan Kanushi. I ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Këshilli i Sigurimit, Begaj tregon konkluzionet: Të trajtohen me prioritet dokumentet strategjike

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Keshilli i Sigurimit

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes, pas raportimeve dhe diskutimeve në Këshillin e Sigurimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë takim dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për garantimin e sigurisë kombëtare në fushën e tyre të përgjegjësisë. Presidenti theksoi si të rëndësishëm bashkërendimin, përpjekjet dhe sigurimin e gjithpërfshirjes institucionale, përdorimit efikas të burimeve kombëtare dhe kërkimit të kontributit të çdo qytetari në funksion të sigurisë kombëtare.

Presidenti Begaj kërkoi që të trajtohen me prioritet procesi i Rishikimit dhe hartimit të dokumentave strategjikë, strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dokumentave strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale.

Këto dokumenta nuk duhet të jenë thjesht dokumenta formalë, duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumentave të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

Begaj në Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Jemi krah Kosovës për mbrojtjen e integritetit territorial

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku u bë një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023. Begaj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka komentuar dhe tensionet e krijuara pak javë më parë në veri të Kosovës, ku u shpreh se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial të saj.

“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj. Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Begaj.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i shoqëruar nga eskorta

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Presidenca

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka përfunduar pas më shumë se një ore. I pari që është larguar nga Presidenca është kryeministri Edi Rama. Ai ishte i pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj bashkë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kreun i SHISH, Oljan Kanushi, si dhe ministrat. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur kreu i qeverisë Rama argohet nga Presidenca, i shoqëruar nga eskorta.

 

3 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Begaj: Irani na kërcënoi sigurinë publike

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Momenti kur Rama iken

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka përfunduar ditën e sotme. Këshilli i Sigurimit Kombëtar analizoi gjendjen e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023, ndërsa pjesëmarrës ishin anëtarë të përhershëm të tij dhe të ftuar të tjerë. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, si edhe ministrat. I vetmi pjesëmarrës nga opozita është deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, anëtar i Komisionit të Sigurisë. 

“Viti që sapo kemi lënë pas ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë tonë kombëtare. Në muajin korrik, ne u përballëm me një nga sulmet më të rënda kibernetike të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, i cili jo vetëm shkaktoi probleme në infrastrukturën digjitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet. Gjatë vitit 2022 kemi kaluar situata të vështira që lidhen me përmbytjet gjatë periudhës së dimrit; situatë e vështirë është krijuar dhe këto dy javët e fundit, si dhe zjarret gjatë periudhës së verës. Gjithashtu ka patur cënim të sigurisë publike nga fenomene të kriminalitetit, aktivitete të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit etj. Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies së qytetarëve.

Në aspektin rajonal ka patur zhvillime me ndikim direkt apo indirekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare, ndërkohë që shtete me interesa jo miqësore, nëpërmjet instrumentave të ndryshëm janë përpjekur të zgjerojnë influencën e tyre dhe të frenojnë proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit tonë. Përgjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATOs në garantimin e paqes dhe sigurisë, respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjelltë.

Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike, ndërsa efektet e tij në fushën ekonomike u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Në këtë takim të sotëm, ne do bëjmë një analizë të gjendjes së sigurisë kombëtare dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është të diskutojmë prioritet për vitin në vijim, në funksion të një angazhimi të plotë dhe gjithpërfshirës të të gjitha institucioneve, për të siguruar bashkërendimin e përpjekjeve  dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, është shprehur Begaj.

3 VITE ME PARE

Mblidhet Këshilli i Sigurimit në Presidencë, nga opozita merr pjesë vetëm Xhaferraj

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Presidencë. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, si edhe ministrat. I vetmi pjesëmarrës nga opozita është deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Xhaferraj mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të analizohet gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Begaj: Viti që lamë pas ishte i vështirë, sulmi kibernetik shkaktoi probleme

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Bajram Begaj

TIRANË- Ka nisur në Presidencë mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Në hyrje të mbledhjes, Presidenti Bajram Begaj tha se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë dhe sfidues, ndërsa sulmi kibernetik nga Irani ka shkaktuar probleme në infrastrukturat dixhitale.

'Siç jeni njoftuar, bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), kam thirrur këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Pikësëpari, më lejoni T’ju falënderoj për pjesëmarrjen, informimin e vijueshëm dhe të vlefshëm që i keni bërë Institucionit të Presidentit të Republikës dhe mbi të gjitha, për punën e bërë në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Viti që sapo kemi lënë pas ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë tonë kombëtare. Në muajin korrik, ne u përballëm me një nga sulmet më të rënda kibernetike të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, i cili jo vetëm shkaktoi probleme në infrastrukturën digjitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet. Gjatë vitit 2022 kemi kaluar situata të vështira që lidhen me përmbytjet gjatë periudhës së dimrit; situatë e vështirë është krijuar dhe këto dy javët e fundit, si dhe zjarret gjatë periudhës së verës. Gjithashtu ka patur cënim të sigurisë publike nga fenomene të kriminalitetit, aktivitete të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit etj. Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies së qytetarëve. 

Në aspektin rajonal ka patur zhvillime me ndikim direkt apo indirekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare, ndërkohë që shtete me interesa jo miqësore, nëpërmjet instrumentave të ndryshëm janë përpjekur të zgjerojnë influencën e tyre dhe të frenojnë proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit tonë. Përgjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATOs në garantimin e paqes dhe sigurisë, respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjelltë.

Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike, ndërsa efektet e tij në fushën ekonomike u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Në këtë takim të sotëm, ne do bëjmë një analizë të gjendjes së sigurisë kombëtare dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është të diskutojmë prioritet për vitin në vijim, në funksion të një angazhimi të plotë dhe gjithpërfshirës të të gjitha institucioneve, për të siguruar bashkërendimin e përpjekjeve  dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies.'- ka thënë Begaj. 

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Rama mbërrin në Presidencë

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Sulmi kibernetik na
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, aty ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.

Tre janë pikat e parashikuara në mbledhjen e këtij Këshilli, mes tyre edhe lufta në Ukrainë. Në mbledhje pritet të marrin pjesë drejtuesit e institucioneve kryesore në vend duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat Niko Peleshi, Olta Xhaçka, Bledi Çuçi, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca. Në mbledhje do të jetë i pranishëm kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço, si edhe nënkryetari i këtij komisionit, Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës.

Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi i Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si edhe nëndrejtori i SHISH, Oljan Kanushi. I ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

bajram begaj keshilli i sigurise kombetare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet