LIVE UPDATES
Politike

"Antikorrupsioni"/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Duhen vepra dhe jo fjalë, komisioni nuk është as rruga dhe as mjeti për të luftuar korrupsionin

Bardhi tha se e vetmja rrugë për mirëqeverisje dhe luftë reale ndaj korrupsionit është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që sipas tij arrihet vetëm me largimin e qeverisë nga pushteti dhe kryeministrit. 

26 Qershor 2024, 17:50 Nga r.ll
"Antikorrupsioni"/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Duhen vepra
gazment bardhi, edi rama

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Komisionin Antikorrupsion. Bardhi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se lufta ndaj korrupsionit ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë.

Ai shtoi më tej se Komisioni nuk është as rruga dhe as mjeti për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mirëqeverisje. Bardhi tha se e vetmja rrugë për mirëqeverisje dhe luftë reale ndaj korrupsionit është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që sipas tij arrihet vetëm me largimin e qeverisë nga pushteti dhe kryeministrit. 

Rama tha në mbledhjen e grupit të PS, se "komisioni është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare, qoftë kjo luftë në sallën e seancave apo në komisione. Është një hapësirë ku nuk bëhet politike dite, po ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me një mandat qytetar duhet të jenë pjesë."

POSTIMI I BARDHIT: 

Pas 11 viteve keqqeverisje Edi Rama u thotë shqiptarëve që duhet ta besojnë se ka ndryshuar mendje dhe do punojë për mirëqeverisje.

Pas 11 vitesh që e ka shndërruar korrupsionin nga fenomen në sistem të mirëstrukturuar, Edi Rama bërtet me të madhe se duhet ta besojnë që të korruptuarit veprojnë pas shpinës së tij, edhe pse ai bëhet mburojë politike për ta derisa bien në rrjetën e drejtësisë.

Pas 11 vitesh që ka shkallmuar shtetin ligjor duke e shndërruar në shtet personal kryeministror, Edi Rama u thonë shqiptarëve se duhet ta besojnë që ka vullnet për të ndërtuar një shtet demokratik dhe europian.

E vërteta është që opozita në këto 11 vite ka qenë në betejë me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. Për ne mirëqeverisja dhe lufta reale ndaj korrupsionit nuk është as propagandë dhe as diskutim veror. Lufta ndaj korrupsionit ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë.

Kur ne luftonim korrupsionin në shëndetësi, Edi Rama na quante shpifës dhe merrte në mbrojtje Ilir Beqajn.

Kur ne luftonim korrupsionin tek inceneratorët, Edi Rama i quante heronj Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke u dërguar si mburojë të malit të korrupsionit edhe deputetët e grupit të tij parlamentar.

Kur ne luftonim korrupsionin në Policinë e Shtetit që po sillte kanibizimin masiv të Shqipërisë, Edi Rama shpalli ministër kampion Saimir Tahirin.

Kur ne kërkojmë hetim parlamentar për korrupsionin qeveritar, Edi Rama shkel Kushtetutën për të penguar rolin kontrollues të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm “Të sfidojmë zbatimin e ligjit Antimafia” nuk është as rruga dhe as mjeti për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mirëqeverisje. E vetmja rrugë për mirëqeverisje dhe luftë reale ndaj korrupsionit është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që sigurojnë një qeverisje që jep llogari tek qytetarët dhe mbahet përgjegjëse për aktet që bën çdo 4 vjet.

Kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm përmes largimit të qeverisë më të korruptuar në Europë dhe Kryeministrit më të papërgjegjshëm në Europë.

gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet