LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të bashkohemi për "14 majin", dalim me një kandidat. Kreu i PD: S'ka negociata me 'hiçin'

• Enkelejd Alibeaj mblodhi sot për shtatë orë Kryesinë e Partisë Demokratike, nga ku doli me një vendim: gatishmërinë për të bashkëpunuar me deputetët që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. • Në deklarata për mediat, Alibeaj tha hapur se ishte i gatshëm që bashkëpunonte me kandidatët e dalë nga Primaret, në mënyrë që në zgjedhjet e 14 majit, të futen me një kandidat. • Por, porpozimi i tij nuk është pranuar. Kryedemokrati Sali Berisha, Edi Paloak, Ervin Salianji dhe Flamur Noka e kanë konsideruar hipokrizi këtë propozim. Vetë Berisha e konsideroi një hiç Alibeajn dhe tha se ai bashkë me Lulzim Bashën janë përdorur nga kryeministri Edi Rama për të dëmtuar PD-në. • Mbështetje dha Gazment Bardhi. I pranishëm në mbledhje me Alibeajn, ai u tregua I gatshëm të bashkëpunojë. • Në lidhje aleatët, Alibeaj tha se PD merr përsipër t’i prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave. • Deputetja Jorida Tabaku i tha medias se në këtë moment të gjithë demokratët të ngrihen mbi interesat personale. Ndërsa e pyetur nga media se Basha figuron ende kryetar me letra, ajo u përgjigj: Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, ndaj dhe është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja. • Alibeaj depozitoi dhe kërkesën për regjistrim në KQZ dhe ajo që ra në sy ishte fakti që në dokument autorizimi i Bashës ishte dhënë 3 ditë para se të bënte publike dorëheqjen e tij nga kryesia e partisë më të madhe opozitare në vend. • Deputetët e pranishëm në mbledhje sollën edhe surpriza. Në takim mori pjesë edhe Xhelal Mziu, edhe pse e justifikoi si keqkuptim praninë e tij, por edhe Bledjon Nallbati, i cili së fundi ka qëndruar pranë kryedemokratit Sali Berisha.

16 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Publikohet deklarata solemne e Alibeajt: Angazhohem plotësisht të mos pranoj donacione nga krimi e parajsat fiskale!

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka lëshuar një deklaratë solemnde ku zotohet për mënyrën se si do të vijohet me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në deklaratën e firmosur prej tij, si personi i autorizuar nga ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, Alibeaj zoothet se nuk do të pranojnë donacione nga krimi, parajsa fiskale apo që përceptohen si favorizime për dhënie kotratash publike dhe emërime në funksione publike. Gjithashtu, në dekjlaratë, Alibeaj zotohet së do të sigurohet që të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështesin, të mos  gjitha anëtarësia të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre.

Deklarata:

Deklarata e angazhimit solemn e Kryetarit të Partisë Politike për zgjedhjet e për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023. Në emër dhe për llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) që sipas vërtetimit të datës 01.03.2023 të Zyrës së Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka të regjistruar si kryetar z. Lulzim Basha, i cili ka lëshuar autorizimin e peërgjithshëm të datës 18 mars 2022, unë Enkelejd Alibeaj deklaroj: Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/drejtues/anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale. Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre;
* Të zbatojmë parimet bazë të trashëgimisë zgjedhore evropiane për votim universal, të barabartë, të lirë, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë;
* Të repsektojmë të drejtat dhe liritë politike të shtetasve, organizatave, partive politike, për të promovuar dhe debatuar çështje politike
* Të mos përfshihemi në praktika kërcënuese ose pengimi për të ushtruar të drejtën e votës dhe shprehjen e lirë të vullnetit të zgjdhësve.
* Të bëjnë publike në kohë reale pranë KQZ-së dhe faqen zyrtare të subjektit tonë politik çfarëdolloj donacioni si dhe të refuzojmë dhurime në mjete monetare apo natyrë që;
- Tejkalojnë limitin e përcaktuar për donacion;
- Janë kontribute në para apo në antyrë me prejardhje nga burime të ndaluara që përfshijnë edhe të ardhurat nga krimi, individë, kompani të huaja nga vende me origjinë të dyshimtë të parajsave fiskale.
- Janë donacione të cilat nënkuptojnë apo përceptohen si favorizime për dhënie kotratash publike, emërime në funksione publike apo përfitime të tjera që shkojnë në emër e për llogari të dhuruesit.
Me respekt, kryetari i partisë, me autorizim: Enkelejd Alibeaj

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të

3 VITE ME PARE

Propozimi i Alibeajt për bashkëpunim, Berisha: Nuk negociohet me hiçin, është vegël në duart e Ramës

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ekziston një mundësi për të negociuar me deputetin Enkelejd Alibeaj, pas propozimit të bërë nga ky i fundit. Në një intervistë për "Opinion", Berisha tha prerë se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit, pasi i konsideron velga në duart e kryeministrit Edi Rama. Berisha shtoi se të dy janë një 'hiç' që përdoren nga Rama për të dëmtuar PD-në.

“Nuk ka marrëveshje me pengjet po nuk i la pengmarrësi. Lulzim Basha me daljen në dritë të aferës me McGonigal është e qartë që mbyllja e dosjes së Bashës është marjre peng nga Rama. Peng është dhe Alibeaj. Me pengun nuk ka negociata. Ata që mëndojnë se mund të negociojnë me Bashën dhe Alibeajn ata mendojnë se mund të negociohet me hiçin. Ata jën vegla në duart e Ramës,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Propozimi i Alibeajt për kandidatët e Primareve, Paloka i prerë: Më mirë bashkëpunojmë me Ramën!

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Edi Paloka ka deklaruar prerë se nuk do të bashkëpunojnë me deputetin Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për "Open", Alibeaj tha se më mirë do të ishte bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama se sa me grupimin e Alibeajt. 

“Vetëm fakti që ky propozim del nga goja e Alibeajt…Kandidatët kanë dalë nga vota e anëtarësisë. Kush do ti mbështesë është i mirëpritur. Kush mendon se është mashtruar edhe së fundmi nga Alibeaj është i ftuar të na bashkohet. Nëse na duhet të bashkëpunojmë me dikë për zgjedhjet më mirë bashkëpunojmë me Ramën. Pse duhet t’i biem nga Alibeaj për të arritur tek Rama?”- tha Paloka.

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

3 VITE ME PARE

Propozimi i Alibeajt, Salianji: Tallje, këta duan elektoratin nga Berisha e bekimin nga Rama

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas propozimit të Enkelejd Alibeajt për tu bashkuar me kryedemokratin Sali Berisha dhe për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se gjithë propozimi është një tallje. Ai shton se Alibeaj po kërkon që të marrë elektoratin e përgatitur nga Berisha.

Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama!
Kësaj i thonë mos bësh as punë as zanat, por t’i biesh qylit dhe të tallesh me demokratët!”- shkruan Salianji.

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

3 VITE ME PARE

Kandidatë të përbashkët nga Primaret me vulën e PD? Flamur Noka: Nuk jemi kundër, por kemi 2 kushte, asnjë demokrat të mos rrijë në çadrën e Bravës

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se nuk është kundër daljes me një kandidat të përbashkët me grupin e Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë për emisionin "pa censurë", Noka tha se cilido nga kolegët e PD-së është i mirëpritur në grupin që mbështet kryedemokratin Sali Berisha. Për Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, nuk ka tolerime. 

"Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe Alibeaj që i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës dhe që janë në shërbim të likuidimit të PD, të jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur. Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur,"- tha Noka. 

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

3 VITE ME PARE

Propozimi i Alibeajt për bashkim, Paloka: Hipokrizi, marrëveshja nuk u arrit sepse ata nuk pranuan Primaret!

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, e ka konsideruar hipokrizi propozimin e bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj për bashkëpunim. Në një prononcim për "Open", Paloka tha se ata nuk mund të bashkëpunojnë sot, pasi Alibeaj nuk ra dakort që ta bëntë një gjë të tillë që në momentin që u zhvillua procesi i Primareve. Ai shtoi se bashkëpunimi i sotëm nuk ka kuptim kur nuk njihen kandidatët e Primareve.

"Ne e kemi pritur një vendim të tillë dhe nuk është se kemi pasur ndonjë zhgënjim, pasi e kemi denoncuar. Kur Alibeaj dërgoi në kundërshtim me ligjin ankimim për një çështje ku nuk ishte palë në Apel, që në atë moment ka pasur një bashkëpunim me Ramën, sepse diçka e tillë mund të bëhej vetëm duke marrë garanci nga Rama që t’i jepej e drejta Alibeajt. Vendimi ishte i shkruar në zyrën e Edi Ramës. Çështja nuk duhet të shqyrtohej fare sepse grupi i Alibeajt nuk ishte palë qysh në fillim. Se kështu mund të bëhej palë edhe Taulant Balla, e t’ia japin atij partinë me gjykatë. Nuk ka asnjë mundësi që Alibeajt të vijë të na kërkojë partinë. Edhe sikur ta marrë nga ana proceduriale, ai nuk është një vendim i formës së prerë. Ata duan që të dëmtojnë PD-në. Kërkesa për bashkim nga Alibeaj është një turp edhe për vetë Taulant Ballën. Ne kemi folur prej kaq kohësh dhe kemi bërë negociata për tu bashkuar në një kandidat, dhe dihet tashmë ato negociata nuk i pranuan sepse nuk donin primaret. Tani që morën vulën e Edi Ramës dhe duan që t’ia vënë vulën e tij kandidatëve të PD-së. Ata ishin kundër primareve, se negociata ishin para tyre, sepse ata janë ftuar që të kandidojnë me kandidatët e tyre,"- tha Paloka.

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

3 VITE ME PARE

Takim me Berishën? Alibeaj i bën 'bisht' pyetjes: Për mua kanë rëndësi demokratët! Jam dhe ndihem drejtuesi i PD-së, të largojmë urrejtjen dhe përçarjen

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur nëse është i gatshëm të zhvillojë një takim me kryedemokratin Sali Berisha. Pas 7 orësh mbledhje me Kryesinë, Alibeaj tha se për të kanë rëndësi demokratët dhe zgjedhjet lokale që po afrojnë. Ai u shpreh se e fokusuar të gjithë energjinë e tij në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë fitues më 14 maj, duke shtuar se ndihet kryetari i Partisë Demokratike. Deputeti Alibeaj bëri thirrje gjithashtu për largimin e urrejtjes dhe përçarjes mes demokratëve, duke shtuar se mirëpret edhe kandidatët e dalë nga procesi i Primareve të zhvilluara nga kryedemokrati Sali Berisha. I pyetur në lidhje me autorizimin e firmosur nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha që u pa sot në shkresën e KQZ-së, Alibeaj tha se bëhet fjalë për gjëra teknike dhe të parëndësishme. 

Pjesë nga prononcimi: 

Enkelejd Alibeaj: Të heqim të gjithë këtë urrejtjen apo sinjalet e përçarjes. Ajo që thatë ju nuk është ajo më kryesorja. Cili është qëndrimi i PD-së sot? Të dalim me një kandidat fitues. Bazuar në vlerat që kemi pasur ndër vite. Për pyetjen që më bërë janë çështje teknikalitetesh që s'kanë pse të diskutohen sot. 

Nuk është mirë të tërhiqni paditë sot? Me atë rezulton kryetar Basha, pse nuk tërhiqet padia? Ju i njihni ligjet, kush është kryetari i partisë sot?

Enkelejd Alibeaj:Unë pranoj çdo lloj vendimi gjykate, çfarëdo lloj vendimi të ishte ai. Kam qenë unë që kam bërë jo pak por pesë herë kërkesë që gjykimi të përshpejtohet. Një politikan i mirë duhet të repsektojë ligjet. Ky vendim gjykate nuk është asgjë tjetër veçse vijim i situatës ku ndodheshim. Askush s'ka fituar. Meraku juaj nuk është meraku im. Meraku im është i të gjithë demokratëve.

Kush është kryetari i partisë?

Enkelejd Alibeaj: Jo vetëm jam por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës që nga momenti që Basha iku. 

Pse nuk e dërguat në gjykatë, rezulton ende Basha?

Enkelejd Alibeaj: Duhet të dini që sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e partive dhe kur ka dorëheqje regjistrohet zgjedhja e kryetarit të ri. Që do të thotë PD-ja duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza. Meqë e morët dhe këtë konsultë juridike, më lejoni ta them. Jeni sqaruar besoj. E fundit, po ju them dhe këtë, ashtu siç kemi thënë tre-katër muaj më parë, me formulën se si mund të zgjedhim një kandidat unik e fitues, duke mos përjashtuar as ata të dalë nga Primaret, modeli se si do zgjidhen janë të ndryshme. Kemi propozuar dhe sondazhet. Është e drejta e atyre kandidatëve tëq vijnë jo tek vula ime, as te flamuri im, por tek i tyre.

Do ta takoni Berishën?

Enkelejd Alibeaj: Për mua i rëndësishëm qytetari shqiptar dhe demokratët. 

3 VITE ME PARE

Alibeaj zbardh tre çështjet e diskutuara në mbledhje, thirrje Berishës: Të bashkojmë forcat, të dalim me një kandidat, nisim bisedimet dhe me aleatët

 

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Enkelejd Alibeaj

 

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbardhur tre pikat kryesore për të cilat ka diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se do të fokusohet tek zgjedhjet lokale. Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të angazhohen dhe në nisjen e procesit për këshilltarët bashkiakë. Alibeaj shtoi se përsa u përket kandidatëve, PD do të nisë bisedimet me të gjithë aleatët, përfshirë dhe kandidatët e dalë nga procesi i Primareve të zhvilluara nga kryedemokrati Sali Berisha. 

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Tre janë çështjet:

Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike; Afirmimin e Partisë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri; T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë:
Të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

3 VITE ME PARE

Pas 7 orësh mbledhje/ Alibeaj: Vendimi i Apelit nuk përbën moment triumfi për ne

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përbën një moment triumfi për të. Në një deklaratë për mediat, pas shtatë orësh mbledhje me kryesinë e Partisë Demokratike, Alibeaj u shpreh se sot ka shtruar disa propozime dhe ka gjetur mbështetjen e Kryesisë.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Situata të fushatës zgjedhore, marrin autonomi dhe një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes. Ajo kam propozuar dhe gjeti mbështetje është se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përbën asnjë moment triumfi. Nuk përbën një moment revanshi kurrsesi, më tepër se kaq është një moment ngarkimi me një përgjegjësi historike. Është një moment që PD-ja të marrë energji, ashtu siç i takon në fakt. Jam i kënaqur që gjeta konsideratë në kryesi.

3 VITE ME PARE

Gazment Bardhi në mbledhje Kryesie: Të gjendet zgjidhje, opozita duhet të dalë me kandidatë unik

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje që në zgjedhjet vendore të dalin me kandidat unik. Mësohet se Bardhi ka thënë në mbledhje se fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet vendoret.

"Secili prej neser ka bërë betejë për ta bërë partinë demokraktike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët,"-tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Kush janë deputetët që po marrin pjesë në mbledhjen e Alibeajt?

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Zbulohet lista e plotë e deputetëve që po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në mbledhjen e sotme, marrin pjesë: 1.Lefter Geshtenja; 2.Sealudin Jakupllari; 3.Ramadan Likaj; 4.Eralda Tase; 5.Flutura Açka; 6.Merita Bakiu; 7.Arbi Agalliu; 8.Andia Ulliri; 9.Flamur Hoxha; 10. Zheni Gjergji; 11. Kreshnik Çollaku; 12. Saimir Korreshi; 13. Gazmend Bardhi; 14. Dashnor Sula; 15. Bledjon Nallbati; 16. Enkelejd Alibeaj; 17. Jorida Tabaku dhe 18. Dhurata Çupi.

3 VITE ME PARE

Xhelal Mziu largohet nga takimi i Alibeajt, deputeti: Mendova se ishte vetëm Grupi Parlamentar

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mziu ka thënë se do merrte pjesë vetëm nëse do ishte vetëm grupi parlamentar.

Deputeti Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatët vetë dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së. Në mbledhjen e Kryesisë, Alibeaj tha se është e rëndësishme që pas vendimit të gjykatës, PD të fokusohet në zgjedhjet e 14 majit dhe të hapet për çdo demokrat.

3 VITE ME PARE

Alibeaj shtrin dorën për bashkëpunim me Berishën, fton kandidatët e Primareve të futen në zgjedhjet e 14 Majit me logon e PD

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga ajo që ai e quan "Komisioni i Rithemelimit". Sipas fjalës së zbardhur në mbledhjen e sotme të mbështetësve të tij, Alibeaj është shprehur se në funksion të bashkimit, propozon hapjen nga këtyre kandidaturave me synimin për të dalë me kandidatë unikë në zgjedhje. Por gjithashtu nga ana tjetër ka bërë propozimet e tij edhe në lidhje me kandidatët për këshilltarët bashkiakë dhe aleancën me partitë e tjera.

"Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik,"-mësohet se është shprehur Alibeaj.

FJALA E PLOTË:

Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gykatës së Apelit, përbën për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe. Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike:

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri; T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë

Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Xhelal Mziu "tradhton Berishën", i bashkohet grupit të Alibeajt, merr pjesë sot në mbledhjen e Kryesisë

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha

TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vulën e Partisë Demokratike. Mbledhja e Kryesisë, aktualisht po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë, vend që është kthyer i zakonshëm për Alibeaj, në mungesë të shfrtyëzimit të selisë blu.

Por ajo që është bie në sy është fakti që pjesë e mbledhjes është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Edhe pse ky i fundit prej kohësh, qartazi është pozicionuar kah kryedemokratit Sali Berisha, duke marrë pjesë në mbledhjet që janë zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike.

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Xhelal Mziu në një mbledhje të PD

Deri më tani në mbledhje kanë mbërritur deputetët Jorida Tabaku, Ramadan Likaj, Flutura Açka, Eralda Bane, Flutura Bakiu, anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi, e Endri Hasa, si edhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa. 

3 VITE ME PARE

Alibeaj mbledh mbështetësit, Jorida Tabaku: Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, është e shkuara nga PD

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pak para takimit që po zhvillon Enkelejd Alibeaj tha se PD duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin, por Edi Ramën. Në një prononcim për mediat, para se të hynte në një mbledhje, për ish-kryedemokratin Lulzim Basha, Tabaku tha se ai është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

"S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit, i bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale  dhe të interesohemi për pozicionin që ka secili prej nesh. Si qytetarë si anëtarë e thjeshtë e PD-së do të jem gjithmonë për bashkimin e PD-së. Autorizimi për KQZ? Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, është e shkuara nga PD. Është autorizimi i datës 18 mars 2022,"-tha në fjalën e saj Tabaku. 

3 VITE ME PARE

Nis takimi i Alibeajt me deputetët që e përkrahin, premton sqarime pas mbledhjes: Do e merrni vesh kush është kryetari

Apeli i dha vulën, Alibeaj i shtrin dorën Berishës: Të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka premtuar se do të japë më shumë detaje për mediat pas takimit që do të zhvillojë me mbështetësit e tij. Në fjalën e tij të shkurtër për mediat, Alibeaj tha se pas takimit do të zbulohet se çfarë u vendos. 

"Që të bini të qetë, pa merak pas...Iu falenderoj që jeni sot në këtë mbledhje të Kryesisë, do të jetë një mbledhje e gjatë, pas mbledhjes do flasim. Do e merrni vesh kush e drejton mbledhjen,"-tha Alibeaj.

alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023 sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë