21 Korrik 2025, 17:52
Nga r.ll
pamje nga vizitat e rames ne vlore
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se bashkia e Durrësit, Shkodrës, Korçës, Dibrës, Fierit, Lushnjës dhe Elbasanit kanë hapur aplikimet për vendet boshe të drejtuesve të shkarkuar ditët e mëparshme .
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se Vlora ishte e para bashki që nisi me fazën e intervistave. Ndërkohë më tej bën me dije se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë. Ky koncept i ri, shton Rama, do të adaptohet edhe në bashkitë e tjera të vendit.
POSTIMI I PLOTË:
Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
APLIKONI me kurajo dhe besim.
Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
edi rama
Politike
21 Korrik 2025, 17:37
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur ditën e sotme se aksioni në Theth nuk lidhet...
Politike
21 Korrik 2025, 17:27
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme për mediat ka folur lidhur me ng&eum...
Politike
21 Korrik 2025, 17:17
r.ll
kurti, vucic
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vu&cc...
Politike
21 Korrik 2025, 17:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me deputetët e zgjedhur në qarkun e Ti...
Politike
21 Korrik 2025, 16:14
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se p...
Politike
21 Korrik 2025, 16:08
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka akuzua...
Politike
21 Korrik 2025, 15:55
r.ll
belinda balluku
PATOS- Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zh...
Politike
21 Korrik 2025, 15:33
r.ll
besjan pesha
TIRANË- Ish-kryetari i Nisma Thurje, Besjan Pesha ka reaguar lidhur me konfliktin në koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" p&...
Politike
21 Korrik 2025, 15:15
r.ll
endrit shabani
TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur sot lidhur me përplasjet paszgjedhore në koalicionin “Nisma...
Politike
21 Korrik 2025, 14:49
E. D
Endrit Shabani
TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e ...