LIVE UPDATES
Politike

Arkëtimet në 2024/ Klosi e Lezha me rritjen më të fortë, ja cilat bashki patën rënien më të madhe

Bashkia e Tepelenës u rendit e treta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore me rreth 78% në vitin 2024 në krahasim me 2023, e ndjekur nga Bashkia e Fushë-Arrësit me 7% rritje.

22 Prill 2025, 11:55 Nga N.F
Arkëtimet në 2024/ Klosi e Lezha me rritjen më të
Bashkia e Lezhës

TIRANË- Të 61 bashkitë e vendit tonë paraqiten me diferenca të mëdha në kapacitetet e menaxhimit financiar dhe sidomos me ofrimin e shërbimeve ndaj komuniteteve ku qeverisin. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2024, bashkitë e Klosit, Lezhës, Tepelenës, Fushë-Arrësit, Roskovecit dhe Kurbinit kishin rritjen më të lartë të të ardhurave të veta vendore, ndërsa në anën tjetër, Bashkitë e Pustecit, Poliçanit, Rrogozhinës, Këlcyrës, Përmetit dhe Dropullit kishin rënien më të madhe të të ardhurave nga taksat vendore në vitin 2024 në krahasim me 2023.

Siç shihet nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, performancën më të mirë fiskale për vitin e kaluar e kishte Bashkia e Klosit i cila arkëtoi nga taksat vendore 98 për qind më shumë të ardhura se në vitin 2023. Klosi është bashki e vogël, me një program të ardhurash vendore rreth 70 milionë lekë për vitin 2024, por Ministra e Financave raportoi se kjo bashki kishte rritjen më të madhe të arkëtimeve nga taksat e veta.

Bashkia e Lezhës ishte e dyta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore nga burimet e veta me gati 80% më shumë se në vitin 2023. Në bregdetin e Lezhës, vit pas viti po shtohen strukturat akomoduese për shkak të zgjerimit në dy anët e qytetit të vjetër të Shëngjinit çka po ndikon pozitivisht në burimet financiare të Bashkisë. Lezha renditet ndër bashkitë me administrim me të mirë financiar edhe sa u përket investimeve.

Bashkia e Tepelenës u rendit e treta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore me rreth 78% në vitin 2024 në krahasim me 2023, e ndjekur nga Bashkia e Fushë-Arrësit me 7% rritje.

Nga të 61 bashkitë në 49 prej tyre të ardhurat u rritën, ndërsa në 12 pësuan rënie.  Performancën më të dobët fiskale më 2024 e kishte Bashkia e Pustecit me rënie të arkëtimeve nga burimet e veta me 7%.

Kjo bashki është nga më të voglat në vend për numër banorësh dhe me një popullsi shumë të plakur. Ajo shtrihet në buzë të liqenit të Prespës dhe ka mjaft burime turistike për të zhvilluar por pakësimi dhe plakja e popullsisë po e kushtëzon.

E dyta për rënien më të madhe të të ardhurave ishte Bashkia e Poliçanit me 35%, e ndjekur nga Rrogozhina -25%, Këlcyra me -19% etj.

Në bashkitë e mëdha me qendër qarku të ardhurat u rritën ndjeshëm të ndikuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.  P.sh., në Bashkitë e Tiranës të ardhurat nga burimet e veta në vitin 2024 u rriten 31% në krahasim me vitin 2023, në Bashkinë e Durrësit me 28%, Elbasanit me 26% dhe Shkodrës me 21%.

Bashkitë në të gjithë vendin grumbulluan nga të ardhurat e veta 44,4 miliardë lekë në vitin 2024 ose 27% më shumë se në vitin 2023. Kontribuuesi kryesor ishte Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Në vitin 2024 treguesi i autonomisë financiare në pushtetin vendor arriti në 60% nga 51 % që ishte në vitin 2023./ Monitor

bashkia lezhe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet