LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Bajrit/ Noka: E bënë francezët, pa partnerët nuk do të kishin ndodhur shumë arrestime

Noka theksoi se arrestimi u bë nga policia franceze në Strasburg ndërkohë që policia shqiptare njoftoi se u kap në Paris, francezët thonë në lokal, tanët në banesë.

7 Shtator 2023, 13:43 Nga A.B
Arrestimi i Bajrit/ Noka: E bënë francezët, pa partnerët nuk
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për mediat. Noka ka përgënjeshtruar deklaratën e Policisë së Shtetit në lidhje me arrestimin e Behat Bajrit.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Noka theksoi se arrestimi u bë nga policia franceze në Strasburg ndërkohë që policia shqiptare njoftoi se u kap në Paris, francezët thonë në lokal, tanët në banesë.

DEKLARATA:

Arrestimi nga policia franceze i killerit me pagesë Behar Bajri është një lajm i mirë për Shkodrën dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Partia Demokratike përgëzon shërbimet e sigurisë dhe rendit të Francës për arrestimin e një prej rrezikuesve më të mëdhenj të sigurisë, jetës dhe qetësisë në Shqipëri, i përfshirë në krime kundër personit dhe në krime zgjedhore. Opinionit publik i kujtojmë se pa shërbimet e sigurisë apo të inteligjencës së vendeve partnere nuk do të kishte ndodhur ky arrestim, dhe as shumë të tjerë para tij. Kriminelët dhe zyrtarët e lartë të inkriminuar që gjenden pas hekurave sot janë punë e prokurorive dhe policive belge, austriake, italiane, franceze apo gjermane.

Që nga dosja e Saimir Tahirit e këtej, çdo zhvillim domethënës në kapjen e elementëve të inkriminuar ka vulën dhe vullnetin e vendeve partnere. Policia jonë, fatkeqësisht është kthyer në shërbëtore të krimit, në korrier dhe truprojë e killerave. Prokuroria zhduk provat, ndërsa gjykata i liron. Behar Bajri i arrestuar nga francezët është shembulli më tipik i rënies së shtetit përballë krimit, i bashkëpunimit të pushtetit me kriminelet.

Kur sheh dhe lexon komunikatën e Policisë së Shtetit, ku del se operacioni për kapjen e tij ishte një ndërmarrje shqiptaro-franceze, e kupton se sa poshtë e ka ulur Taulant Balla prestigjin dhe uniformën e ruajtësve të rendit.
Është dy herë fyese për publikun që nuk ka harruar dhe e ka parë në dosjen ‘Metamorfoza’ se si shefa komisariatesh apo nëndrejtorë policie, shërbenin si spiunë të Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës. Ndërkohë që kapitujt e dosjes po zbardhen një e nga një, dhe ngjarja është ende e freskët, Policia del e thotë se e kapën ata Bajrin.
Nga shqiptarët nuk u vjen turp, por as edhe nga kolegët e tyre francezë apo nga ambasada e Francës këtu.
Policia franceze thotë se e kanë kapur Bajrin në Strasburg, policia shqiptare thotë se u kap në Paris. Francezët thonë në lokal, tanët në banesë.

Po të kishin qenë të përfshirë në operacion, siç pretendojnë, të paktën do të dinin vendin ku u kap Bajri.
Nuk kanë qenë dhe as kanë dashur që Bajri të kapet, sepse arrestimi i tij do të thotë dalja e informacioneve të tjera anti-ligjore ku janë përfshirë policë, shefa policie dhe drejtues të shtetit.
Meqë francezët e paketuan Bajrin, Policia, Prokuroria dhe gjykatat kanë vetëm një detyrë: të mos e përcjellin sërish, siç e kanë zakon.

flamur noka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet