LIVE UPDATES
Politike

VD-Arrestimi i djalit të ministrit Bledi Çuçi, Flamur Noka: Të japë dorëheqjen

Flamur Noka kërkoi që Çuçi të hiqte dorë nga detyra, me pretendimin se i biri, Endi kishte shfrytëzuar postin e të atit për të bërë kontrabandë ilaçesh, duke rënë pre e mega-aksionit në Itali.

18 Qershor 2022, 11:32 Nga k.m.
VD-Arrestimi i djalit të ministrit Bledi Çuçi, Flamur Noka:
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kërkuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një konferencë për mediat, Noka kërkoi që Çuçi të hiqte dorë nga detyra, me pretendimin se i biri, Endi kishte shfrytëzuar postin e të atit për të bërë kontrabandë ilaçesh, duke rënë pre e mega-aksionit në Itali. Në dosje, sipas Nokës, djali i ministrit është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë Covid 19.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD, FLAMUR NOKA
 
Për qeverinë e Ramës është e vështirë të kalojnë ditë pa afera korrupsioni, pa afera kriminale trafiku. E jo rastësisht, në çdo aferë, në çdo trafik dalin ministra, deputetë, kryebashkiakë të rilindjes, vëllezër, fëmijë apo të afërm ministrash.
 
Sot jam këtu, për të denoncuar para qytetarëve shqiptarë, një tjetër skandal të rëndë ku është përfshirë djali i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, skandal që prej kohësh i është fshehur qëllimisht opinionit publik. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vazhdon të qendrojë në detyrë, pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë COVID 19. Dhe akoma më keq!
 
Edi Rama njësoj siç mbrojti Saimir Tahirin të përfshirë në trafik droge, njësoj siç mbrojti Fatmir Xhafën për të vëllanë trafikant droge, njësoj siç mbrojti kryebashkiakë e deputetë - trafikantë e shkelës të tjerë të ligjit, po bën gjithçka për të mbajtur të fshehur skandalin e përfshirjes së djalit të Bledi Çuçit në një aferë kriminale trafiku në Itali dhe ta mbajë atë Ministër të Brendshëm. Nëse në Shqipëri do kishte shtet me demokraci funksionale dhe jo regjim, Bledi Çuçi edhe nëse s’do të jepte dorëheqjen, do duhet të ishte shkarkuar menjëherë.
   
Bledi Çuçi ka heshtur për rolin e të birit në skemën e trafikut, të zbuluar nga autoritetet ligjzbatuese italiane, por heshtja e tij e qëllimshme nuk i mbulon dot faktet e rënda.     
       
·      Është fakt se djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë ka kaluar kufirin me dokumenta ta falsifikuara 
      
·      Është fakt se djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë e ka kaluar kufirin me Italinë në mënyrë të paligjshme me qëllim transportin e ilaçeve, pjesë e skemës së abuzimit prej 600 mijë eurosh.   
     
·      Është fakt se të dyja këto janë pjesë e akuzës ndaj djalit të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, siç pohohet edhe në hetimet paraprake të Prokurorisë së Milanos.

Kështu:
•  Në faqen 4 të hetimeve, Endi Çuçi është i pari në listën e personave që kanë mashtruar me falsifikimin e dokumentave mjekësore për të hyrë në mënyë të paligjshme në Itali dhe për të mashtruar sistemin shëmdetësor Italian;

• Në faqen 9 të hetimeve paraprake, djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë përmendet në cilësinë e personit që ka transportuar ilaçet në Shqipëri për llogari të kreut të skemës kriminale. Mbi djalin e Bledi Çuçit bie akuza e “përdorimit të parave, mallrave ose përfitimeve të tjera që rrjedhin nga një krim; në veprimtari ekonomike ose financiare” sipas nenit 648 të Kodit Penal të Republikës së Italisë. Kjo vepër dënohet nga gjobë deri 25 mijë euro deri në 12 vjet burg;

•  Djali i Ministrit të Brendshëm përmendet edhe në pjesë të tjera të fashikullit hetimor, ku është konsoliduar idea e hetuesve për rolin e tij të transportuesit të ilaçeve në mënyrë të paligjshme.
 
Këto fakte të pamohueshme të implikimit si transportues të Endi Çuçit në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të ilaçeve duhet të kishin sjellë sot dorëheqjen e babait të tij Ministër i Brendshëm. Së pari, Endi Çuçi. Ai ka patur imunitet të plotë nga policia shqiptare si djali i Ministrit të Brendshëm kur ka kaluar kufirin shqiptar me letra të fallsifikuara sikur do të shkonte në Itali për kurim. Vetëm për kaq Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi politike dhe morale.   
 
Së dyti, Endi Çuçi trafikun ilaçeve të trafikuara në mënyrë të paligjshme e ka bërë i qetë nga ana e shqiptare e kufirit, përsa kohë babai i tij ishte shefi i madh i policëve. Edhe për këtë, Bledi Çuçi mban përgjegjësi politike dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Çdo ditë që Ministri i Brendshëm qëndron në detyrë është një imazh i keq për Shqipërinë!

Shqipëria ka vuajtur mjaft nga titujt e mediave të huaja për ministra të brendshëm të qeverisë së Edi Ramës, që kanë ndihmuar drejtpërdrejt trafikantët e drogës ose kanë mbuluar veprat kriminale të vëllezërve trafikantë droge. Bledi Çuçit i takon të tregohet më i përgjegjshëm se paraardhësit e tij! Dorëheqja është më e pakta që mund të bëjë për të mos ia nxirë edhe më shumë faqen vendit.

Denoncimin për arrestimin e Çuçit e bëri kryedemokrati Sali Berisha, duke publikuar edhe përgjimet nga dosja. Sipas dokumenteve të publikuara nga Berisha, Endi Çuçi ka luajtur rolin e transportuesit në trafikimin e medikamenteve. Në aksionin e ndërmarrë nga Policia italiane, ishin të përfshirë edhe Aurel Vula (bashkëshorti i dytë i Zhaklina Petos) dhe Vladimir Peto, vëllai i ZHaklina Petos. Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, u finalizua javën që shkoi edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

flamur noka arrestohet endi cuci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet