“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat.
MAQEDONI E VERIUT- Pronari i kompanisë nga Kumanova Ritron Kopi, Artan Ajruli, është arrestuar si pjesë e një hetimi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke e kryer në rastin e Lotarisë Shtetërore, mëson Radio Evropa e Lirë (REL).
Ajruli u arrestua në lidhje me tenderët e pranuar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore. REL-i më 17 dhjetor raportoi se numërimi i pajisjeve të blera është bërë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton tenderët për blerjen e televizorëve të dimensioneve të ndryshme nga kompania Ritron Kopi në pronësi të Ajrulit.
Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat. Katër muaj më parë, hetuesit kontrolluan edhe tenderët e tjerë të Lotarisë Shtetërore për marketing dhe promovim që lidhen me këtë kompani.
Vitin e kaluar, REL-i raportoi se tenderin prej rreth 205 mijë eurosh e fitoi kompania AP Solutions, pronari dhe menaxheri i së cilës, Flamur Nevzatovski, ishte i punësuar në Ritron Kopi. Kjo kompani, në fakt, ishte konkurrenti i vetëm në tender.
Asokohe 19-vjeçari Nevzatovski nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për njohuritë e tij në tregti dhe aplikimin për tenderë duke marrë parasysh moshën e tij, nga do t'i marrë terminalet e Lotarisë dhe nëse ai ishte ndoshta pronar fiktiv i AP Solutions.
Të dhënat publike për kompaninë Retron Kopi në Facebook më pas zbuluan edhe fotografi të vitit 2016 të Artan Ajrulit dhe Përparim Bajramit, i cili në atë kohë nuk kishte asnjë pozitë në Lotarinë Shtetërore. Nga analiza e tenderëve, megjithatë, rezultoi se nga janari i vitit 2022, periudhë kur Përparim Bajrami mori postin e drejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Shtetërore, fituese e tenderëve u shfaq kompania Ritron Kopi në bashkëshoqëri aksionare.
Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kërkohen me fletarrestime ndërkombëtare nga autoritetet vendore si të dyshuar për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore.
Byroja e Prokurimit Publik bën me dije se Lotaria Shtetërore ka lidhur gjashtë kontrata me këtë kompani për blerjen e televizorëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese, aparateve multifunksionale dhe stacioneve grafike të vizatimit televiziv.
Kontratat u lidhën në periudhën nga qershori 2022 deri në mes të tetorit 2023. Vlera e tyre ishte 365.252 euro. Pas largimit të Përparim Bajramit nga pozita drejtuese, Lotaria Shtetërore i ndërpreu kontratat kornizë dhe nuk i shfrytëzon më shërbimet e tyre./ REL
Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur dit&...
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përcjellë një mesazh për qytetarët. N&eum...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë pas pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ja...
spak TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk pranoi të n...
foto ilustruese SHBA- Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë...
Belind Këlliçi TIRANA- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur di...
Bora Muzhaqi TIRANA- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, pas përfudnimit të mbledhjes së qeveris&e...
Albin Kurti KOSOVË- Sot është dita e fundit për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit për të m...
albana koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka...
Erisa Xhixho TIRANË- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se qeveria nuk ka bërë asgjë pë...