Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gazetari tha se vijojnë hetimet për çështjen e ish Kompleksit Partizani dhe po verifikohen burimet financiare të Malltezit.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për seancën e sotme ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, ku u lanë në arrest shtëpie. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se SPAK mund ta mbajë Berishën të mbyllur në banesë deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke goditur në këtë mënyrë opozitën. Gazetari tha se vijojnë hetimet për çështjen e ish Kompleksit Partizani dhe po verifikohen burimet financiare të Malltezit.
"Dukej sikur e gjithë struktura e re e drejtësisë, kishte si epiqendër familjen Berisha. Berisha ishte edhe dje për të dhënë deklarime. Sot ishte seanca e Apelit për masën e sigurisë. U la në fuqi vendimi i shkallës së parë, që zoti Berisha do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak. Këto janë masa sigurie, që ose duhen zbatuar, ose të mos vendosen fare, për t’u bërë qesharakë. Berisha sot e bëri Dumanin telef, copë copë. Vërtet ka afate kur ke të hetuar me masë sigurie dhe ajo të detyron ta çosh dosjen në gjykatë. Por prokurorit i lind e drejta të kërkojë edhe shtyrje afati. Mund të të mbajë edhe 2 vjet prokurori atje, edhe vijnë zgjedhjet, kalojnë…
Policia gjyqësore ka vijuar të bëjë veprime lidhur me çështjen Partizani. Po merren me verifikime të tjera, me mënyrën se si është financuar ky si projekt. Nga kanë ardhur paratë e financimit të ndërtimit të 17 kullave. Së dyti, si kanë lëvizur këto para, a janë paguar detyrimet fiskale, a ka ndonjë shoqëri tjetër që mund të ketë kryer shkelje, kanë marrë në sitë aktivitetin ekonomik të zotit Malltezi dhe kompanisë ku rezulton të jetë aksioner. Jemi ende herët, por deri në këto moment, pjesa publike që kemi parë, jemi në fazën që është akoma një kostum i zi i qepur me penj të bardhë, do të duhen prova.
Në momentin kur prokuroria kërkoi masën e sigurisë, ishte njëra palë që operonte, tani jemi në momentin kur shkalla e dytë e gjyqësorit, ka çertifikuar kërkesën e prokurorisë. Do të nisë një betejë tjetër për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe pse gjyqtarja është e njëjta që ndryshoi masën arrest me burg të Jamarbër Malltezi. Me këtë mënyrë si po veprohet dhe këtë shoh me skepticizëm, në këtë mënyrë procesi mund të zgjatet dhe zoti Berisha të mbetet në arrest shtëpie. Është njëlloj si arresti me burg", tha Hoxha.
Foto Ilustruese ITALI- Një marrëveshje që lejon Italinë të ndërtojë kampe pritjeje në Shqipëri për mij&eu...
Foto ilustruese BRUKSEL-Anna-Michelle Assimakopoulou, eurodeputetja greke u kundërshtua Thoas Hagleitner përfaqësuesi i lartë i Komisi...
Foto ilustruese TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demorkratike është shprehur mbrëmjen e sotme se sipas tij Kryeprokurori i SPAK...
Foto ilustruese TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në lidhje me Reformën në Drejtësi....
Foto ilustruese TIRANË-Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi në seancën plenare të së e...
Foto ilustruese TIRANË-Eduard Shalsi, deputeti i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme mbi çështjen e përfolur të...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambientet e Porkurorisë së Posaçme pas rreth 4 orësh marrje n&...
Elda Hoti TIRANA- Deputetja e opozitës, Elda Hoti ka dalë sot në një deklaratë për mediatku tha se pas paktit për e...
foto nga kuvendi TIRANË- 47 deputetë të opozitës në Kuvend, kanë nisur një kërkesë Kryetares së Kuv...
floriana garo TIRANË- Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat ka reaguar ...