25 Janar 2024, 18:59
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në lidhje me Reformën në Drejtësi. Berisha nuk i ndali akuzat ndaj gjykatëses së çështjes së tij, duke e akuzuar si bashkëpunëtore të qeverisë.
Nga ana tjetër Berisha bëri thirrje për mobilizim kundra qeverisë.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të thellë, më të pakufishme ndaj jush që mblidheni çdo natë në betejën pa kthim. Mblidheni çdo natë në betejën për lirinë e shqiptarëve, në betejën për dinjitetin e shqiptarëve, në betejën kundër diktaturës, në betejën për interesin e çdo shqiptari, interesin e kombit dhe vendit.
Një mirënjohje të pakufishme oratorëve, që me fjalën e tyre ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në një periudhë ndër më të vështirat në historinë e këtij vendi. Në një periudhë në të cilën mafia shqiptare, e mbështetur nga mafia ndërkombëtare, nga kartelet e drogës nga Meksika në Dubai dhe zona të tjera, nga krimi i organizuar, nga mafia e Xhorxh Sorosit, ka instaluar në Shqipëri një diktaturë shkatërrimtare për kombin shqiptar, një diktaturë që merr përmasa shfarosëse po të kemi parasysh largimin masiv për shkak të kushteve të krijuar nga regjimi i shqiptarëve nga Shqipëria.
Miqtë e mi, sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama. Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.
Por unë jam sot me ju, nuk ndjehem kurrë i izoluar, përkundrazi ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist, më me shpresë se asnjëherë. Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju.
sali berisha
Politike
25 Janar 2024, 17:11
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi në seancën plenare të së e...
Politike
25 Janar 2024, 15:42
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Eduard Shalsi, deputeti i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme mbi çështjen e përfolur të...
Politike
25 Janar 2024, 14:59
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambientet e Porkurorisë së Posaçme pas rreth 4 orësh marrje n&...
Politike
25 Janar 2024, 14:42
M.B
Elda Hoti
TIRANA- Deputetja e opozitës, Elda Hoti ka dalë sot në një deklaratë për mediatku tha se pas paktit për e...
Politike
25 Janar 2024, 14:30
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- 47 deputetë të opozitës në Kuvend, kanë nisur një kërkesë Kryetares së Kuv...
Politike
25 Janar 2024, 14:24
r.ll
floriana garo
TIRANË- Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat ka reaguar ...
Politike
25 Janar 2024, 14:08
r.ll
pamje nga panairi
MADRID- Është bërë virale një video e kryeministrit Edi Rama nga pjesëmarrja e tij në panairin e turiz...
Politike
25 Janar 2024, 13:36
N.F
Lefter Maliqi
TIRANË- Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme për të dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun e Ku&cced...
Politike
25 Janar 2024, 13:20
M.B
Fredi Beleri
VLORA- Në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Fredi Belerit u pyetën kancelari i prokurorisë së Vlorë...
Politike
25 Janar 2024, 13:31
r.ll
foto nga spak
TIRANË- Është shtyrë seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. Shkak ës...