LIVE UPDATES
Politike

"Artisti i botës politike"/ Ekspozita e Ramës në Greqi, kryeministri flet për ‘The Guardian’, tregon foto të zyrës nga celulari

Rama përshkruhet si 'artisti i botës së politikës, i cili përzien ngjyrat me politikën'

23 Mars 2023, 09:57 Nga A.B
"Artisti i botës politike"/ Ekspozita e Ramës në Greqi,
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Vizita e kryeministrit Edi Rama në Britani, duket se është shoqëruar edhe me 'reklamë' në mediat britanike. Kështu, ‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull ekspozitës që Rama hapi në Greqi me pikturat e tij.

Ata e përshkruajnë kreun e Qeverisë si 'artisti i botës së politikës, i cili përzien ngjyrat me politikën'

Shkrimi në ‘The Guardian’

Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën vizatime në zyrën e tij, ai përdor plotësisht atë që ai e quan shpirti i tij artistik. Vizatimi mbi fletë letre A4, në fleta të përdorura më parë, shënime apo letra protokollare, jo vetëm që i vjen natyrshëm një njeriu që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të hershme duke dhënë mësim mbi artin, por gjithashtu, siç thotë ai, kjo e ndihmon ta mbajë të përqendruar ndërsa diskuton çështje shtetërore.

Është një stil unik pune, i prezantuar në Athinë këtë javë ku ekspozita e tij e parë në Greqi, e titulluar ”Improvizimet”, u hap në Zappeion Megaro nga ministri i Jashtëm grek dhe ku ishte i pranishëm edhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ndihem shumë më tepër si një piktor, kjo është e vërtetë”, tha ai për kalimin e tij nga artist vizual në politikan duke treguar nga celulari i tij imazhe të tavolinës së tij të mbushur me art.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të punoja në një zyrë dhe jo në një atelie, por arti më ndoqi ndërsa vazhdoja të bëja vizatime gjatë takimeve të mia”, shton ai.

Rama, i cili ka lyer fasadat e ndërtesave të rrënuara me ngjyra të ndezura, kur ishte kryebashkiaku i Tiranës, ka të ngjarë të sjellë të njëjtën frymë, kundërthënëse dhe jokonvencionale, në bisedimet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, kur të enjten ai do të bëhet lideri i parë shqiptar që viziton Doëning Street.

“Unë do të flas gjuhën e së vërtetës”, thotë lideri 58-vjeçar për ”The Guardian”.

“Ajo që kemi parë dhe dëgjuar në Britaninë e Madhe ka qenë një turp, ky veçim nga një komunitet dhe krahasimi i të gjithë shqiptarëve si kriminelë”, thotë ai.

Shpresohet se stili unik i Ramës do të largojë tensionin e një takimi që ka të ngjarë të dominohet jo nga diskutimet diplomatike, por nga politika reale, në një kohë kur lidhjet anglo-shqiptare janë lënë në hije nga kalimet me anije, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar.

”Çmontimi i stereotipeve do të jetë kyç”, thotë Rama.

Retorika e ashpër që anëtarët e lartë të qeverisë konservatore kanë bërë pas Brexit-it, jo vetëm që ka tronditur shumë në vendin e tij, por edhe shqiptarët që i binden ligjit dhe taksapaguesit, një komunitet që tani mendohet të jetë 150 000, në të gjithë Britaninë e Madhe. Pohimi i sekretares së Brendshme, Suella Braverman, se brigjet jugore të Anglisë po shënjestroheshin nga emigrantët – shumë të rinj shqiptarë – që synonin të organizonin “një pushtim”, ka qenë veçanërisht shqetësuese.

“Fatkeqësisht, ajo që dëgjuam nuk ishte thjesht një lapsus, gjëra që dolën nga goja si një gabim”, thotë Rama.

“Është pjesë e një shpirti të tërë që është krejtësisht në një rrugë përplasjeje me frymën e Britanisë së Madhe për të cilën kam shumë respekt”, vazhdon ai.

”Më shumë se kurrë ishte e rëndësishme që shqiptarët normalë të ndaheshin në mendjet e politikëbërësve dhe zyrtarëve nga mollët e kalbura, të përfshira në rrjetet kriminale”, thekson ai.

”Prej disa kohësh ne kemi punuar dhe luftuar së bashku kundër bandave kriminale që nuk janë ekskluzivisht shqiptare, por ndërkombëtare. Dhe ne duam ta forcojmë këtë bashkëpunim, por ajo që është kaq shqetësuese është lidhja që shpesh bëhet mes të qenit shqiptar dhe kriminalitetit. Shqiptarët padyshim nuk e kontrollojnë La Manshin. Kjo është absurde”, vijon Rama.

Ramës, djalit të një skulptori dhe basketbollisti në rininë e tij, nuk i vidhet faktit që edhe në Greqi shqiptarët dikur ishin stereotipizuar, nga një komb i detyruar të përballonte ardhjen e dhjetëra mijëra azilkërkuesve që kalonin nëpër qafa malesh, pas shembjes së sundimit komunist. Për vite të tëra, të ardhurit u përshkruan nga media lokale si të papërshtatshëm dhe ngatërrestarë dhe shpesh të barazuar me kriminalitetin. Tre dekada më vonë, rreth një milion e kanë bërë vendin si shtëpinë e tyre, ndërkohë që zyrtarët grekë e përshkruajnë komunitetin shqiptar si një pjesë integrale të shoqërisë greke.

Duke theksuar këtë pikë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, inauguroi ekspozitën e Ramës duke thënë se vendimi për ta pritur atë në Zappeion Megari ishte marrë sepse qeveria donte të dërgonte një mesazh të fortë dhe të qartë miqësie ndaj një vendi fqinj, që shpresonte se do të gjithashtu së shpejti bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Marrëdhëniet tona kanë ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha Rama duke përshkruar se sa emocionale ishte të udhëtoje me autokolonë drejt ekspozitës së tij, në një ndërtesë historike në Athinë.

“Shqiptarët kanë lulëzuar jashtë vendit. Në të kaluarën, njerëzit në vendin tuaj, në Britaninë e Madhe, migruan në Australi dhe Amerikë. Njerëzit kanë të drejtë të ëndërrojnë për diçka që është më e madhe dhe më e mirë. Ju nuk mund ta ndaloni ose parandaloni atë. Unë u habita shumë kur një deputet pyeti se pse njerëzit po kalonin La Manshin me varka dhe nuk vinin me avion. Ishte e vështirë të besohej kur e vërteta është se edhe ministrat e qeverisë në Shqipëri hasin vështirësi në marrjen e vizave për në Britaninë e Madhe”, përfundon Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet