LIVE UPDATES
Politike

Arvizu ‘godet’ Kim: Liderin e Opozitës e zgjedhin shqiptarët, jo Uashingtoni!

Arvizu kërkoi që Kim të kishte respekt për votën e shqiptarëve dhe për vendimet e marra prej tyre, referuar deklaratave të bëra prej saj, pas rikthimit të Berishës në PD. Uashingtoni, sipas ish-diplomatit, mundet vetëm të japë opinione, brenda normave të respektit. 

18 Nëntor 2022, 19:24 Nga F.M
Arvizu ‘godet’ Kim: Liderin e Opozitës e zgjedhin
Alexandër Arvizu, Sali Berisha dhe Yuri Kim

TIRANË- Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexandër Arvizu ka 'shënjestruar' pasardhësen e tij, Yuri Kim, e cila nuk e njeh Sali Berishën si lider të demokratëve, duke qenë se është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një intervistë për EuroNews, Arvizu tha se të vetmit që kanë të drejtë të zgjedhin liderin e Opozitës janë shqiptarë, asnjë ambasador apo përfaqësues i vendeve mike e aleate. Në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Arvizu kërkoi që Kim të kishte respekt për votën e shqiptarëve dhe për vendimet e marra prej tyre, referuar deklaratave të bëra prej saj, pas rikthimit të Berishës në PD. Uashingtoni, sipas ish-diplomatit, mundet vetëm të japë opinione, brenda normave të respektit. 

“Për mua dhe për çdo ambasador amerikan, e rëndësishme është të tregojmë respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë dhe e kuptojnë fare mirë se çfarë do të thotë të respektohen. Respekti duhet treguar në çdo gjë që bën. është me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se, këdo që zgjedhin për një lider politik, mes qeverisë dhe opozitës, nuk është një vendim që i takon Uashingtonit, as qeverive të vendeve anëtare të BE-së, por një vendim që u takon vetëm shqiptarëve. Kjo duhet kuptuar shumë qartë, qytetarë, është opozita juaj, qeveria juaj. Mendoj se përgjegjësia e qeverive mike si SHBA dhe BE, sepse Amerikës i intereson Shqipëria, qoftë demokratë apo republikanë, është e përshtatshme që të japim një opinion me respekt, por këto lloj vendimesh, se kush është në opozitë dhe kush është në qeveri, u takon qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është një zgjedhje amerikane, është një zgjedhje shqiptare dhe këtë dua të shoh. Nëse përfshihet zoti Berisha apo jo, kjo u takon shqiptarëve, por duhet të ketë një përforcim të opozitës në Shqipëri, ndryshe nuk do të ishte mirë për askënd,”- theksoi ai.

Pas shpalljes non-grata dhe humbjes për të disatën herë në zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama, Berisha vendosi të kthehet në postin e kreut të PD-së. Përmes votës, ai rimori karrigen e liderit historik të bluve, por ky post nuk i është 'njohur' nga ndërkombëtarët, kryesisht përfaqësueses së SHBA-ve, Yuri Kim. Kjo e fundit u ka bërë shumë herë thirrje shqiptarëve për distancim nga Berisha dhe kahun e saj e ka treguar mjaft qartë, pasi në çdo takim me Opozitën, personi që kishte përballë ishte Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesi i një grupi të PD-së, që gjithashtu nuk e njohin Berishën. Edhe para përçarjes së PD-së, Kim tregonte mbështetjes të vazhdueshme ndaj ish-krydemokratit Lulzim Basha. Madje në një rast përdori shprehjen 'demokratët të mos hanë bar', fjalë që nxitën reagime të shumta. 

alexander arvizu yuri kim sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj