LIVE UPDATES
Politike

"Ku ka patur Lul ndonjëherë', Rama për Berishën: E ke vulën 'non grata' në ballë! Je rublaxhi

Sipas kreut të qeverisë financimet ruse në PD nuk janë një legjendë urbane por është vërtetuar nga agjensitë e huaja amerikane si CIA. Ai tha se askush nuk e beson se Lulzim Basha ka qenë e vetëm në këtë punë pasi sipas tij ishte Sali Berisha ai që merrte vendimet

18 Nëntor 2022, 18:52 Nga e.k
"Ku ka patur Lul ndonjëherë', Rama për Berishën: E
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Vlorë me mbështetësit e tij u rikthye sërish tek financimet e pretenduara ruse në Partinë Demokratike ku 'shënjestroi' kreun e selisë blu Sali Berisha por dhe ish-kryedemokartin Lulzim Basha. Sipas kreut të qeverisë financimet ruse në PD nuk janë një legjendë urbane por është vërtetuar nga agjensitë e huaja amerikane si CIA. Ai tha se askush nuk e beson se Lulzim Basha ka qenë e vetëm në këtë punë pasi sipas tij ishte Sali Berisha ai që merrte vendimet. Kreu i qeverisë akuzoi sërish kreun e PD se gjatë kohës së qeverisë së tij ka bashkuar votot me Rusinë kundër Kosovës dhe Luftës Çlirimtare në Bruksel.

"Pastaj fillon muhabeti i bëri Luli, u ka pasur Lul ndonjëherë, jo po kërkoj falje për Lulin, cilin Lul mor, ku ka pasur Lul ndonjëherë, Luli vetë nuk e beson që ka pasur Lul. Luli aksionist pa shall edhe në gjumë, çohu nga gjumi firmos e merr lekët e çoji te non-grata. Që të të bëjë, të të ngulë Amerika vulën në lule të ballit, si ato matrikullimet që i bëjnë deleve, të të matrikullojë Amerika dhe të thotë je i padëshiruar sepse je i korruptuar dhe ke bërë tërë të zezat, këtu një arsye e ka. Tjetër është të esh një deputet i zakonshëm por një njeriu që ka qenë president e kryeministër t’i rrasin matrikullimin në lule të ballit, kjo ndodh sepse është rublaxhi. Unë jam i bindur se megjithëse e vërteta po vonon për këtë qafir nuk ka për të harruar dhe do dalë deri në fund", tha Rama.

Edi Rama: Në vendin tonë kemi një forcë të përbërë nga disa njerëz që është e shitur, thjesht e shitur. Çdo ditë mbush me helm të gjitha ujërat që lëvizin në botën e komunikimit publik. Ça duhet më për tu bindur që një i damkosur non-grata nga Britania dhe SHBA, për të tëra të zezat, të braktiset ça duhet më, kur ke sot që ka qenë dhe mbetet, se i thosha Lulit ndahu nga ata të dy, ja ku i ke Luli nuk është, ata të dy janë prapë. Janë për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi, janë si vazhdim i atij mallkimi që ka nisur kur u krijua shteti në Vlorë në 1912 dhe që na ka penguar të jemi aty ku duhet të jemi.Emrat dhe fytyrat ndryshojnë por mbeten të njëjtët. Janë mallkimi i bërë njeri dhe futur për të bërë çorap Shqipërinë. Pse, ma thoni pse ka një lloj paraje, rublat që janë të një vendi jo miqësor ndaj nesh, dhe të marrësh para për të bërë çorap vendin tënd dhe për të bojkotuar zgjedhje e për të ngritur çadra, pse duhet të t’i japin ato para. Sepse ke dhënë prova që e meriton besimin e atyre që e shohin këtë vend në mënyrë jo miqësore. E imagjinoni sikur në zyrën time të vinte njeriu i Putinit dhe një muaj më vonë të shkonim të votonim kundër UÇK-së në Këshillin e Evropës, por ne nuk e votuam atë rezolutë turpi që është një akt tradhtie kundër këtij vendi. Vajtën atje bedela të Putinit dhe e votuan, ne nuk e votuam. As Shpëtim Idrizi kur shkoi në Strasburg nuk e votuan rezolutën, ndërsa këta bedelat e Putinit e votuan, si të mos i marrin gjysmë milioni, po kur i nxorri CIA. Pastaj fillon muhabeti i bëri Luli, u ka pasur Lul ndonjëherë, jo po kërkoj falje për Lulin, cilin Lul mor, ku ka pasur Lul ndonjëherë, Luli vetë nuk e beson që ka pasur Lul. Luli aksionist pa shall edhe në gjumë, çohu nga gjumi firmos e merr lekët e çoji te non-grata. Që të të bëjë, të të ngulë Amerika vulën në lule të ballit, si ato matrikullimet që i bëjnë deleve, të të matrikullojë Amerika dhe të thotë je i padëshiruar sepse je i korruptuar dhe ke bërë tërë të zezat, këtu një arsye e ka. Tjetër është të esh një deputet i zakonshëm por një njeriu që ka qenë president e kryeministër t’i rrasin matrikullimin në lule të ballit, kjo ndodh sepse është rublaxhi. Unë jam i bindur se megjithëse e vërteta po vonon për këtë qafir nuk ka për të harruar dhe do dalë deri në fund.

Kryeministri u ndal dhe tek projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit dhe gafën e bërë ditën e djeshme kur postoi një foto të kompanisë 'Eagle Hills' që sipas kreut të ekzekutivit të njëjtin projekt si në Durrës e kishte zbatuar dhe Kroaci. Në fakt rezsultoi e kundurta pasi qytetarët e Zgrebit ishin ngritur në protestë kundër projektit duke e nalluar atë.

Edi Rama: Dje bëra një postim për kompaninë e portit të Durrësit në Zagreb. Ishte një lajm që nuk e verifikova dhe e nxorra, sot kërkova ndjesë, kush nuk është gënjeshtar nuk justifikohet, ajo ishte diçka që po ta verifikoja do dilte, nuk u bë dhe kërkova ndjesë. Këtu ishte gabimi im. Porti do mbarojë para pak vitesh, vlera e këtij qyteti do rritet dyfish sa është sot dhe periudha e dimrit e cila është më e vështirë për një qytet bregdetar do ketë më shumë gjallëri. Porti turistik, se këta janë gdhë, që do sjellë jahte, jahtet kur vijnë këtu nuk vijnë që njerëzit të rrinë atje brenda, dhe vijnë të konsumojnë në qytet. Ndërkohë që ai porti i Durrësit atje, flasin këta që e bënë Shqipërinë 1 euro, me logjikën e këtyre e kishim dhënë për 1 euro. Për herë të parë shteti është ortak në një investim të tillë, nuk marrim vetëm taksa por edhe pjesën e fitimit.

edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit