All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Asambleja e PS, a do të ketë ndryshime në Qeveri? Kush rrezikon?

Në fund të korrikut ministrat dorëzuan dosjet, Rama i mblodhi në Tepelenë për të diskutuar. Ajo që i shqetësoi më shumë ministrat, por edhe ata që shpresojnë të bëhen ministra, ishte prezenca e Sekretarëve të Përgjithshëm dhe disa drejtorëve nëpër ministri.

3 Shtator 2023, 14:44 Nga Dosja.al
Asambleja e PS, a do të ketë ndryshime në Qeveri? Kush rrezikon?
Asambleja
All - Paragraf - 1

Që në fillim të korrikut, kur Rama u kërkoi ministrave një përmbledhje të punës dhe projekteve, për të treguar pse duhet të vazhdojnë të jenë në detyrë, ethet në qeveri reflektohen herë në mënyrë qesharake, herë dramatike në sytë e publikut. Në fund të korrikut ministrat dorëzuan dosjet, Rama i mblodhi në Tepelenë për të diskutuar. Ajo që i shqetësoi më shumë ministrat, por edhe ata që shpresojnë të bëhen ministra, ishte prezenca e Sekretarëve të Përgjithshëm dhe disa drejtorëve nëpër ministri.

Këta zyrtarë, me profil teknik, janë kërcënimi më i madh për ministrat dhe figurat e tjera të PS, tashmë të konsumuara. Aq më tepër, që strategjia e Ramës, për të rifreskuar imazhin e tij, nuk është vetëm ndryshimi i pamjes, zgjatja e mjekrës, apo ndërimi i çitjaneve. Sa herë ka kriza, ai ndryshon qeverinë dhe e bën këtë duke larguar ministrat më të spikatur, më të diskutuar, ata që janë bërë më shumë objekt i memeve në rrjetet sociale.

Kështu që, kur u shpall data 4 shtator, temperaturat u rritën, ethet u shtuan, ministrat dolën fare nga vetja. Ministri i Mbrojtjes, shfaqej si parashikues moti nëpër ekrane, duke bërë thirrje për kujdes nga një tufani që nuk erdhi kurrë. Shfaqja e dendur e Peleshit, me emergjencat civile në krah, ishte kulmi i qesharakëzimit të oborrit personal të Kryeministrit, që e ka përqëndruar pushtetin në atë pikë, sa njerëzit rreth tij, të trembur në palcë, mundohen të lexojnë mendjen e shefit, duke analizuar çdo fjalë apo veprim. Sepse askush nuk e di çfarë do të ndodhë të hënën, askush nuk e di a do të ketë ndryshime dhe nëse po, me çfarë kriteri, mbi cilat të dhëna. Askush nuk e di deri në momentin që Rama i shpall publikisht, për t'u tallur me reagimet e tyre, sepse Partia Socialiste, Qeveria, Parlamenti, Presidenti nuk janë më pushtete, por derivate të pushtetit personal të Edi Ramës, me të cilat ai mund të bëjë ç'të dojë.

Daljet publike të Ramës, me Manastirliun, apo Kushin, lexoheshin si konfirmim në detyrë. Shfaqja e tij me zëvendësministren e Financave, si një konfirmim i shkarkimit disaorësh që i bëri më parë Delina Ibrahimajt. Ministrja e Financave mund të jetë vërtetë e rrezikuar për t'u larguar, nëse i gjithpushtetshmi do të vendosë të bëjë ndryshime. Mbështetja politike e Ibrahimajt, është Veliaj, megjithëse edhe vetë Kryeministri ia ka refuzuar disa herë dorëheqjen.

Pushteti i Pavarur që Veliaj ka krijuar në Bashkinë e Tiranës dhe influenca që ka tek Kryeministri e kanë forcuar vazhdimisht pozicionin e tij si pasardhës. Njerëzit e tij tani janë në grupin parlamentar, në qeveri, në parti, si askush tjetër. Kështu largimi i Ibrahimajt do të kompensohej me afrimin e dikujt tjetër, për të ruajtur pjesën e pushtetit që i është garantuar. Niko Peleshi mund të jetë një tjetër largim, edhe për shkak të skandalit të hashashit në repartin ushtarak. Skandali i zhdukjes së kontratës së Sterilizimit, mund të ndikojë për mirë tek Manastirliu, që i ka ruajtur të vetët nga SPAK. Skandali i fondeve të AZHBR, mund të lërgojë ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.

Olta Xhaçka, me shumë halle në Kushtetuese dhe jo vetëm, mund të shpëtojë pas padisë që i bëri Fredi Belerit në SPAK. Largimi i saj në këtë moment do të ishte dorëzim para Belerit. Ministra e Turizmit, me bumin e këtij viti, ndoshta e ka garantuar edhe një vit, derisa të duken prurjet e 2024. Margariti tek Kultura është aty vetëm për dëshirën e Kryeministrit, ashtu si ministret e shtetit që mund të lëvizin vetëm kur t'i dalin atij qejfit. Belinda Balluku, e paprekur deri tani nga SPAK, apo skandalet e mëdha, e pangacmuar nga memet për ligjërimin, mund të largohet nëse Rama do të vendosë të rrisë peshën e Veliajt në Qeveri. Ulsi Manja gjithashtu nuk ka patur asnjë bombë të plasur, por mund të penalizohet nga humbja e Bashkisë së Mirditës, në qarkun ku ishte i deleguar.

Emërimet e sekretarëve që janë parashikuar për nesër, nuk shqetësojnë askënd. Ato janë angari për të uriturit e oborrit, në pritje të posteve qeveritare.

Pavarësisht arsyeve në funksion të publikut, partisë, apo shtetit, të gjitha janë pandehma, që nuk kanë asnjë vlerë. Ajo që ka vlerë për fatin e ministrave është zgjimi i të gjithëpushtetshmit nesër dhe ideja që ai do të ketë për sakrifikimin e disa figurave në funksion të një zhurme që do ta shpërqëndronte vëmendjen nga skandalet dhe do t'i jepte atij një imazh reformatori që nuk plaket kurrë.

asambleja e ps

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet