LIVE UPDATES
Politike

"Askush s’bën pazar në kurriz të fëmijëve të mi"/ Protesta e opozitës, Minatori: Sa më shpejt ta thyejë qafën kjo qeveri

. Ai tha se punonte më parë si minator në Minierën e Spaçit, ku kompania shet bakrin e nëntokës, por nuk do t’ia dijë për punëtorët që e nxjerrin atë. 

24 Nëntor 2025, 19:07 Nga E.d
"Askush s’bën pazar në kurriz të fëmijëve
Kastriot Prenga

TIRANË- Minatori Kastriot Prenga ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar nga opozita. Gjatë fjalës së tij, Prenga u shpreh se qeveria duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Ai tha se punonte më parë si minator në Minierën e Spaçit, ku kompania shet bakrin e nëntokës, por nuk do t’ia dijë për punëtorët që e nxjerrin atë. 

Prenga tha se ai është një nga 70 minatorët që kompania i hoqi nga puna, vetëm se guxuan të kërkonin një jetë më të mirë. Në fund, minatori tha se sa më "shpejt të thyejë qafën" qeveria dhe sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do ketë për të jetuar si njerëz.

Fjala e Plotë: 

Unë jam Kastriot Prenga, nga Mirdita. Baba i 3 fëmijëve, dhe që prej disa vitesh punoj si minator në Minierën e Spaçit. Besoj se pak janë në këtë vend që nuk kanë dëgjuar për këtë minierë, ku në kohën e diktaturës kanë humbur jetën jo pak njerëz. Dhe sot e kësaj dite, kushtet në minierë nuk kanë ndryshuar shumë nga atëherë. Kompania shet bakrin e nëntokës tonë, por nuk do t’ia dijë për ata që e nxjerrin atë. Jemi njerëz të varfër që halli na ka detyruar të punojmë për atë rrogë që as e tillë s’mund të quhet. Por prej gati një muaji, dhe atë pak lëmoshë që na jepnin duke hyrë dhjetëra metra nën tokë, nuk e kam më. Kjo sepse guxuam të kërkojmë të drejtën tonë! Kërkuam pagë më dinjitoze dhe kushte më të mira pune. Ne nuk jemi skllevër që të trajtohemi si të tillë. Unë jam një prej atyre 70 minatorëve që kompania i hoqi me të rënë të lapsit vetëm se guxuam të kërkonim një jetë më të mirë për fëmijët tanë. U ankuam në shtet, por ministrja bënte sikur nuk dëgjonte.

Njerëzit që dërgoi nga Inspektorati i Punës për të negociuar, në vend që të ndalonin aty tek dera e minierës, shkuan tek zyrat e administratës. I pritëm gjashtë orë në shi dhe në erë, dhe kur dolën na thanë: “Ndërprisni grevën, do ngeleni pa bukë, me çfarë do i ushqeni fëmijët tuaj?”. Unë po u them atyre zotërinjve: lërini karriget dhe pushtetin jo një ditë, por një orë, dhe provoni të punoni në vendin tonë. Besoj se nuk do rezistonit. Protestuam dhe para Kuvendit, më 30 tetor. Hynin e dilnin deputetët socialistë, na shikonin, por për ta ne nuk ekzistonim, ashtu siç nuk ekzistojmë për shtetin dhe kompaninë, që duket se e ka paguar haraçin tek kjo godinë këtu. Përse u ngritëm ne? Për kushte pune, sepse hyjmë në galeri dhe nuk e dimë a do dalim që andej. Për një pagë që të na siguronte një jetë më dinjitoze. Në ato toka ne kemi lindur, jemi rritur e kemi lindur fëmijë. Por fitimet e saj po ikin sa në xhepat e pushtetit dhe kush e di se ku. Për ne asgjë.

Sot moti është ftohur në Mirditë dhe bora ka filluar. Unë jam i papunë, fëmijët e mi duan ngrohje dhe veshje, dëbora do bëjë të sajën e nuk pyet ke apo s’ke të blesh dru zjarri apo veshje. Ku të ankohemi, kush na del për zot mua dhe shokëve të mi? Sot dëgjoj për miliona të vjedhura, në tunele, në rrugë, me koncesione, a ku di unë tjetër se çfarë, ndërsa ne jemi çdo ditë para dyerve të minierës për bukën e gojës. Ja pra ky është shteti dhe këta janë ata që na drejtojnë sot. Për shkak të këtyre hajdutëve jemi këtu ku jemi. Po na ikin vëllezërit e fëmijët, se këtu ka të drejtë të jetojë vetëm ai që ka para e pushtet. Unë nuk merrem shumë me politikë, por jam këtu në këtë protestë se askush s’mund të bëjë pazar me jetën time dhe me jetën e fëmijëve të mi. Jam këtu se jam i ndërgjegjshëm që në një qeveri të përgjegjshme këto nuk do ndodhnin. Një qeveri e përgjegjshme s’do më tregonte bukën e gojës, por do mbronte të drejtat e mia. Por kur vjedh e nuk e qeveris, kjo ndodh. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, se nuk po vuajmë vetëm ne minatorët. Po vuan edhe bujku, edhe pensionisti, edhe biznesi i vogël. Sa më shpejt të thyejë qafën kjo qeveri, sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do kemi për të jetuar si njerëz. Mjaft është mjaft. Faleminderit./Dosja.al

kastriot prenga opozita protesta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj