Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësi i gjykatës me seli në Hagë, Michael Doyle, tha në një konferencë me gazetarë se, sipas rregullave, supozohet që vendimi të merret brenda tre muajsh pasi të përmbyllet procesi.
KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të saktë se kur do të shpallet vendimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Zëdhënësi i gjykatës me seli në Hagë, Michael Doyle, tha në një konferencë me gazetarë se, sipas rregullave, supozohet që vendimi të merret brenda tre muajsh pasi të përmbyllet procesi. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
“Është në duart e gjyqtarëve. Por, ka afate të përcaktuara. Deklaratat përmbyllëse pritet të përmbyllen më 13 shkurt [2026]. Rregullat thonë se gjykatësit më pas kanë 90 ditë kohë për të marrë vendimin dhe për ta shpallur atë. Pas kësaj, ka një nen edhe për një zgjatje tjetër prej dy muajsh për marrje të vendimit dhe në raste të jashtëzakonshme mund të jetë edhe më gjatë. Nuk kam arsye specifike të pres që të jetë më gjatë se kaq, por thjesht nuk e dimë. Supozimi, sipas rregullave, është tre muaj dhe nëse do të ketë zgjatje të afatit, atëherë gjykatësit do të jepnin një shpjegim dhe arsye”, tha Doyle.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.
Në shtator të këtij viti, mbrojtja e Thaçit nisi paraqitjen e provave, ndërkaq ajo e Krasniqit kishte paralajmëruar dy dëshmitarë në sallë dhe dy dëshmi me shkrim. Veseli dhe Selimi nuk do të paraqesin prova.
Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes ë Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë me njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Aty u përfshin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.
Para deklaratave përmbyllëse, palët do të dorëzojnë dosjet përfundimtare deri më 30 janar. Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë. Michael Doyle tha se përderisa nuk dihet ende numri i dëshmitarëve është e vështirë të dihet se sa mund të zgjasë gjykimi. Ai tha se “nuk pres” që gjykimi të jetë i gjatë sa ai për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL
Ardit Bido TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar ashpër, pasi gazetari investigativ Artan Hoxha u shpall "non grata" ...
foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës, ditën e sotme në orën 18:00 para kryemi...
Elisa Spiropali, Gordan Grlić Radman KROACI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga h...
pamje nga takimi KOSOVË- Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten ...
Foto ilustruese GREQI- Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë më 16 dhjetor vizitën e saj të parë zyrtare...
Kristo Papa TIRANË- Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politi...
Foto ilustruese KROACI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb,...
Edi Rama KATAR- Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Katar për një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimit, ai ësht&...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Komb...
Andis Salla KORÇË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, kanë inspektuar nga afër ...