24 Nëntor 2025, 17:21
Nga DOSJA
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur urimet e tij, mbi postin e ri të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u zgjodh zv.president i CDI. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta deklaroi se kjo është një zgjedhje e merituar dhe se shënon një moment të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ish-preidenti tha se ky është një moment i rëndësishëm për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura. Në fund, Meta vlerësoj mesazhin e eurodeputetes, Dolors Montserrat, e cila sipas tij përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare.
Shkrimi Ilir Metës
Urimet më të përzemërta liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha për zgjedhjen e merituar në detyrën e Zëvendës Presidentit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura nga kapja prej regjimit të korruptuar e të inkriminuar parti-shtet të Edi Ramës.
Gjithashtu dua të përshëndes, vlerësoj dhe përkrah fuqimisht mesazhin e qartë lidhur me Shqipërinë të shprehur nga PPE gjatë punimeve të Asamblesë së CDI, nga eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, që përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor./Dosja.al
ilir meta sali berisha cdi
Politike
24 Nëntor 2025, 16:03
E. D
Hashim Thaci
KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të saktë se kur do të shpallet vendim...
Politike
24 Nëntor 2025, 16:07
E. D
Ardit Bido
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar ashpër, pasi gazetari investigativ Artan Hoxha u shpall "non grata" ...
Politike
24 Nëntor 2025, 15:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës, ditën e sotme në orën 18:00 para kryemi...
Politike
24 Nëntor 2025, 15:12
E. D
Elisa Spiropali, Gordan Grlić Radman
KROACI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga h...
Politike
24 Nëntor 2025, 14:57
E. D
pamje nga takimi
KOSOVË- Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten ...
Politike
24 Nëntor 2025, 13:43
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë më 16 dhjetor vizitën e saj të parë zyrtare...
Politike
24 Nëntor 2025, 13:16
I.A
Kristo Papa
TIRANË- Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politi...
Politike
24 Nëntor 2025, 09:51
M.L
Foto ilustruese
KROACI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb,...
Politike
24 Nëntor 2025, 09:28
M.L
Edi Rama
KATAR- Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Katar për një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimit, ai ësht&...
Politike
23 Nëntor 2025, 22:18
M.L
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Komb...