LIVE UPDATES
Politike

Asociacioni, edhe pengesë, edhe urë e Kosovës drejt BE-së

18 Dhjetor 2025, 18:55 Nga M.L

Asociacioni, edhe pengesë, edhe urë e Kosovës drejt BE-së

Nga njëra anë përparim, nga ana tjetër ngecje. Kështu i sheh Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), konkluzat e Bashkimit Evropian për zgjerimin, kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se konkluzat ishin të pritshme, duke marrë parasysh vazhdimësinë e politikës së BE-së gjatë pesë vjetëve të fundit.

Por, nënvizon edhe disa përparime pozitive, si heqja e masave ndëshkuese, të cilat iu vendosën Kosovës në verën e vitit 2023, për shkak të tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi më 18 dhjetor se BE-ja do t’i heqë të gjitha këto masa deri në janar të vitit 2026, duke i dhënë Kosovës mundësinë për qasje në fonde shtesë.

Megjithatë, Emini thekson se çështja kryesore për përparimin e Kosovës drejt BE-së mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për themelimin e tij, Kosova dhe Serbia ranë dakord qysh në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, po ashtu, vëren se konkluzat e BE-së për zgjerimin tregojnë se qasja ndaj Kosovës është e lidhur shumë me zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve dhe Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, të cilat Kosova dhe Serbia i pranuan në parim në vitin 2023.

Sipas tij, këto përfshijnë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin Kosova refuzon ta themelojë, duke argumentuar se disa elemente të marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën ose ligjet e Kosovës.

Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë prezantuan një draft-statut për këtë asociacion, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti - tani në detyrë - e pranoi në parim, por më pas refuzoi ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Kamberi beson se tani, pas transferimit demokratik të pushtetit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe heqjes së pjesshme të masave nga BE-ja, janë duke u shfaqur “sinjale të caktuara pozitive” për këtë çështje.

Çka parasheh Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe synon t’u japë serbëve në Kosovë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit.

Marrëveshja e parë për të u arrit më 2013, ndërsa parimet u harmonizuan dy vjet më vonë.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës hezituan ta formojnë Asociacionin sipas kësaj marrëveshjeje, duke argumentuar se ai mund të dëmtojë funksionimin e brendshëm të shtetit - siç ka ndodhur me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa nga parimet e Asociacionit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën, por theksoi se ato mund të rregullohen me statutin e Asociacionit ose me një rregullore të Qeverisë së Kosovës.

Statuti i përgatitur nga BE-ja parashikon rregullimin e pozitës së komunitetit serb, mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe financimin nga Serbia.

Dokumenti thekson se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të cenojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Ai, gjithashtu, duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Çfarë thonë konkluzat e BE-së për Kosovën?

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miratoi këtë javë konkluzat në lidhje me procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

Në pjesën për Kosovën bëhet thirrje për reforma më të shpejta.

Mes tjerash, kërkohet zbatimi i Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, megjithëse aplikimi është bërë që në dhjetor të vitit 2022.

Në konkluza përmendet edhe nevoja për reforma në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së lirive themelore.

Aty thuhet se është bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa lavdërohet organizimi i proceseve zgjedhore në shkurt dhe në tetor, si dhe pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve.

Asociacioni - hap kyç për përparimin e Kosovës drejt BE-së

Emini thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet pengesë politike për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ajo shton se pritshmëritë e BE-së për zbatimin e kësaj marrëveshjeje vijnë në një moment kur Bashkimi Evropian “nuk po bën pothuajse asnjë përpjekje për rivitalizimin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Dialogu politik ndërmjet dy palëve është bllokuar që nga shtatori i vitit 2023, pasi një grup i armatosur serb, nën udhëheqjen e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, sulmoi Banjskën në veri të Kosovës dhe vrau një polic.

Për rifillimin e dialogut, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kërkon ekstradimin e Radoiçiqit - gjë të cilën Serbia e refuzon.

“Në thelb, BE-ja kushtëzon rrugën evropiane të Kosovës jo me një dialog të gjerë me Serbinë, por vetëm me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke pritur që Kosova të veprojë në një lloj vakumi”, thotë Emini.

Ajo shton se BE-ja është fokusuar te çështjet teknike, ndërsa politikat më të gjera janë shtyrë.

Sipas saj, çështja e formimit të Asociacionit nuk mund të zgjidhet vetvetiu.

Edhe për Kamberin, fillimi i zbatimit të vërtetë të Marrëveshjes për Asociacionin mbetet çështje kyç.

“Tani, kur në komunat veriore ekzistojnë autoritete lokale legjitime, është e rëndësishme që Kosova, pas zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor, të ketë një qeveri të re në Prishtinë. Por, edhe atëherë, ekziston rreziku i një bllokade të re politike, për shkak të mospajtimeve mbi mënyrën e zbatimit të marrëveshjes. Një nga dilemat kryesore mbetet nëse është e mundur të ketë përparim pa u rënë dakord paraprakisht me radhitjen e pikave që duhen zbatuar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, (majtas) takohet në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, 25 mars.

Kamberi thotë se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po merr gjithnjë e më shumë karakter gjeopolitik.

“Në rastin e Kosovës, përparimi nuk matet më vetëm me reformat e brendshme, por kryesisht me gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë. Si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të kenë vështirësi për të avancuar drejt BE-së pa zbatuar në mënyrë të qëndrueshme Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve”, thotë ai.

Emini vlerëson se Kosova mund ta shtyjë pafundësisht këtë detyrim ndërkombëtar, pa pasoja të menjëhershme politike ose institucionale, por shton se situata mbetet komplekse.

“Detyrimi për ta themeluar Asociacionin lidhet me pritshmëritë e BE-së. Megjithatë, BE-ja nuk ka krijuar një ambient të favorshëm për zbatimin e marrëveshjes. Mungojnë garancitë, si nga Serbia, ashtu edhe nga BE-ja, për përfitimet konkrete që Kosova do t’i kishte - qoftë në rrugën drejt integrimit evropian apo të njohjes nga pesë vendet [e BE-së] që nuk e njohin”, thotë ajo.

Sipas Eminit, Kosova ndodhet në një “rrugë pa krye”, sepse, nëse përpiqet ta vonojë procesin e formimit të Asociacionit, do të përballet me kritika nga BE-ja dhe do t’i ngadalësohet integrimi; po ashtu, “veprimet e njëanshme janë po aq të rrezikshme”.

Ajo thekson se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, Kosova mund ta kishte menaxhuar më mirë situatën - duke përfshirë debatin publik dhe përgatitjen e statutit të Asociacionit me mbështetje nga aleatët strategjikë, si BE-ja dhe SHBA-ja.

Sot, shton Emini, ka pritje që Qeveria e re e Kosovës mund ta fillojë gradualisht debatin, të ndryshojë narrativin dhe qasjen ndaj Asociacionit dhe ta formësojë atë gradualisht në një mënyrë që nuk do të shkaktonte mosfunksionim të brendshëm.

Qëllimi do të ishte përmirësimi i jetës së komunitetit serb në Kosovë, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe në nivel ndërkombëtar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk arriti të siguronte mbështetje për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të shkurtit./ REL

donika emini

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë