LIVE UPDATES
Politike

Avokati i Popullit/ Berisha: Ndërpresim çdo lloj diskutimi për çdo lloj personi dhe çdo lloj funksioni apo posti me partinë e krimit

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha e përshkroi shumicën qeverisëse si “parti të krimit”, duke theksuar se bashkëpunimi me të është i pamundur në një sistem që, sipas tij, ka shkatërruar standardet demokratike dhe ka kapur institucionet e pavarura.

13 Dhjetor 2025, 14:35 Nga M.L
Avokati i Popullit/ Berisha: Ndërpresim çdo lloj diskutimi për
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të angazhohet më në asnjë diskutim apo negociatë me mazhorancën për emërimin e Avokatit të Popullit apo për çdo funksion tjetër institucional. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha e përshkroi shumicën qeverisëse si “parti të krimit”, duke theksuar se bashkëpunimi me të është i pamundur në një sistem që, sipas tij, ka shkatërruar standardet demokratike dhe ka kapur institucionet e pavarura.

Më tej, lidhur me zgjedhjen e Endrit Shabanit si avokat Populli, Berisha tha se firmosja e e tij ka qenë një gabim i padiskutueshëm i çdo njërit që ka firmosur, duke shtuar se ka qenë një akt i nxituar.

DEKLARATA:

Së fundmi, lidhur me aktin e Edi Ramës, vendimin e tij të fundit për të futur në dorë edhe një segment pushteti që kishte ngelur i ndarë përgjysmë, siç ishte Avokati i Popullit. Me këtë akt, ai mori në mënyrë absolute të gjitha pushtetet, që në fakt i kishte, por avokati ishte diçka e ndërmjetme, ajo zonja përpiqej t’u përmbahej objektivave apo misionit të saj.
E mori me rrëmbim, me pasion. E gëzoftë. Por këtu dy gjëra do them. Firmosja e Endrit Shabanit pa asnjë diskutim ka qenë një gabim i padiskutueshëm i çdo njërit që ka firmosur, ky ka qenë një akt i nxituar dhe një gabim i çdo njërit që ka firmosur.

Edhe njëherë, dje kërkova ndjesë dhe përsëri kërkoj ndjesë përsëri për këto firma dhe këtë akt të nxituar të deputetëve të PD. Nuk mund ta bënin atë. Jo. Këto firma u dhanë në një periudhë kur u vendos një koalicion opozitar në mbështetje të kandidatit të bashkisë për Tiranën. Por nga ana tjetër theksoj këtu se firmat janë tërhequr me firmë. Pra, të gjitha firmat nga firmëtarët janë tërhequr me firmë, jo me deklaratë publike. Dhe në mënyrë absolute në çdo parim dhe çdo ligj, ai nuk është kandidat i opozitës. Firmat janë tërhequr me firmë. Edhe gjer në momentin e fundit, propozuesi ka të drejtë të tërheqë propozimin. Kështu që pretendimi se ishin firmat ato që e zgjodhën, është i padrejtë.

Ishte vendimi i Edi Ramës për të mos respektuar asnjë princip, asnjë rregull. Endri Shabani është emëruar pa asnjë firmë nga asnjë deputet, përveç dy që janë të një partie tjetër. Pra nuk ka pasur kurrë asnjë firmë nga PD në momentin që është votuar. Çdo koment tjetër është absolutisht pa asnjë bazë juridike dhe është thjesht një mbështetje e verbër për veprimin antiligjor, antikushtetues të Edi Ramës në parlament.

Po marr këtu vetëm anën teknike. Kandidatura e Endrit Shabanit është propozuar pa asnjë propozim nga PD, pasi çdo propozim i bërë me firmë, është tërhequr po me firmë. Dhe, vendimi, asnjë deputet i PD nuk ka votuar për Endrit Shabanin.
Jo, gjer në momentin e votimit, propozimi mund të tërhiqet dhe ai ishte tërhqur ditë më parë. Kështu që askush nuk mund të përligjë, të mashtrojë, të bëjë tellallin e Edi Ramës se e bëri meqë e kishte firmosur opozita. Jo, opozita kishte tërhequr firmat.

E bëri sepse donte ta merrte me çdo kusht institucioni. Konkluzioni ynë është se çdo përpjekje për të dhënë qoftë kontributin minimal në funksionimin e këtyre institucioneve është i kotë, pa vlerë, qesharak. Dhe me këtë, unë mendoj dhe insistoj, PD me këtë rast ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi, debati për çdo lloj personi me palën dhunuese. Merr fund kjo. Nuk mundet kurrë më. Ai e faktoi. Sigurisht që u angazhuam në proces. Sigurisht që kishim kandidaturat tona. Dhe ata që thonë se nuk u fol për Adriana Kalanë dhe Besim Ndregjonin, nuk kam folur kurrë për kandidatë më shumë se për ata dy kandidatura.

Edhe atë ditë në parlament dhe shumë herë të tjera. Dhe ne nuk kishim vetëm këto dy kandidatura, kishim edhe kandidatura të tjera shumë të mira. Ne nuk shkuam o ky o nuk ka. Ndaj dhe cili ishte mesazhi që dha? Mesazhi që dha ishte se të gjitha pushtetet janë në duart e tij. Ne do i përgjigjemi atij. Rikthehemi prapë. Ndërpresim çdo lloj debati, diskutimi për çdo lloj personi dhe çdo lloj funksioni ose posti me partinë e krimit. Hap që bëhet i domosdoshëm nga ajo që panë shqiptarët.

Akte antikushtetuese, antiligjore për të marrë edhe atë gjysmë pushteti që kishin pa marrë, sepse zonja Ballanca nuk ka qenë anëtare e PD kurrë. Kështu që ne ndaj atij akti i përgjigjemi me ndërprerjen e të gjitha komunikimeve për persona apo debate për persona të caktuar, funksione të caktuara. Nuk ka gjë më absurde që mund të mendohet se mund të vazhdohet. Opozita para anëtarëve dhe mbështetësve të vet, njeh gabimin që bëri.

Por nuk e zgjodhi opozita. Opozita me firmë tërhoqi firmat. Dhe që deklaratë politike po të ishte e grupit, është tërheqje. Ndaj dhe qëndrimi ynë do të jetë edhe njëherë gjithçka tek protesta. Pra, nuk ka shans kurrë që të shkojmë më tej ne dhe të mashtrojë Edi Rama siç mashtroi. Jo, e gëzoftë Endrit Shahanin, ta mbajë. I gëzoftë gjykatësit që bllokojnë vendimet e gjykatave kur pariten apo urdhërohen nga Edi Rama. Ky narkoshtet u ka shpallur luftë shqiptarëve, Kushtetutës, qytetarëve. Ne do qëndrojmë në anën e tyre./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj