Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Në replikë me opozitën, Balla u shpreh se protestuesit “ia kanë marrë sheshin” kreut të PD-së, duke e cilësuar atë si humbësin më të madh të këtyre tubimeve.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se fitorja më e madhe e protestave të fundit është fakti që ato kanë mbetur paqësore dhe janë zhvilluar pa dhunë. Në replikë me opozitën, Balla u shpreh se protestuesit “ia kanë marrë sheshin” kreut të PD-së, duke e cilësuar atë si humbësin më të madh të këtyre tubimeve.
Deputeti socialist kritikoi gjithashtu përpjekjet e opozitës për tu lidhur me protestat, duke pretenduar se nuk ka precedent në vendet europiane që deputetë të partive tradicionale të marrin pjesë në protesta të organizuara nga forca të tjera politike.
Balla komentoi edhe debatin për amendamentin 17 të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka keqinformuar opinionin publik. Sipas tij, Partia Popullore Europiane, ku bën pjesë PD-ja, ka votuar kundër amendamentit të propozuar nga eurodeputeti Thomas Waitz dhe grupi i të Gjelbërve, ndërsa socialistët europianë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë e kanë mbështetur atë.
"Zonja e zotërinj deputetë, të dashur qytetarë shqiptarë, nëse ka një fitore të këtyre protestave është pikërisht fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, janë pa molotov, janë pa fishekzjarrë, janë pa dhunë, dhe mbi të gjitha, i morën sheshin atij atje. Ia morën sheshin. Të hënë për të hënë, me krushqit 40-50 veta, tani ata ta morën, ta morën Sali. Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti, Sali. Dhe gjithë kjo përpjekja, gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e SYRIT, për të çuar deputetët vjedhurazi atje atje, nuk ka asnjë rast në botë që të ketë një protestë kundër CDU-së, CSU-së, apo kundër SPD-së në Gjermani dhe nga AFD-ja.
Dhe deputetët e CDU-së të shkojnë te një protestë e AFD-së. Megjithatë, ky është një krahasim që pak e kuptojnë këtu. Sa i përket amendamentit 17, të propozuar nga Thomas Waitz dhe deputetët e tjerë të gjelbër, dëgjoje se ta kuptosh: ju për amendamentin 17 keni votuar kundër në Parlamentin Europian. Ju. Sepse Partia Popullore Europiane, në të cilën bëni pjesë, votoi kundra. Ju keni votuar kundra. Votoi— të lutem, se s'merr— s'ishte— ishte në avion ti kur është votuar. Dhe, dhe, dhe po ashtu, po ashtu, edhe Partia Konservatore, po ashtu dhe aleatja e një tjetri këtu. Kështu që ju lutem shumë, ju lutem, duhet të jeni seriozë: Partia Socialiste, Socialistët dhe Demokratët kanë votuar kundër. Ne kemi votuar pro këtij amendamenti në Parlamentin Europian, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta për të gjithë qytetarët shqiptarë," tha Balla./Dosja.al
Tensionet TIRANË- Tensione janë regjistruar në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërpres...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti Erald Kapri ngriti para Kuvendit dy çështje që, kërkojnë vëmendje të menjëhersh...
Deputetet TIRANË- Në seancën plenare në Kuvend deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën në Kuvend me pankar...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për protestat tha se kjo nuk është lëvizje anti-Trum...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi ...
Ilir Meta TIRANË- Këtë enjte mbahet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj Kreut të Partisë së l...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit drejtues të drejtësisë dhe zyrtarë të lar...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka debatuar në parlament me kreun e PD, Sali Berisha. Në...
Blendi Klosi TIRANË- Pankartat e ngjitura në derën hyrëse të Kuvendit, ku shkruhej “Rama n’burg, Belinda n’burg&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protestat e ditëve të fundit përfaqësojnë ...