Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm! SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te protestat e fundit, duke deklaruar se ato lidhen me shqetësime të qytetarëve për çështje që nuk kanë marrë transparencën e duhur.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit drejtues të drejtësisë dhe zyrtarë të lartë, duke pretenduar se po fshihen emra të përfshirë në çështje të rëndësishme hetimore, ndërsa qytetarët që protestojnë po përballen me padrejtësi. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te protestat e fundit, duke deklaruar se ato lidhen me shqetësime të qytetarëve për çështje që nuk kanë marrë transparencën e duhur.
Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për mënyrën se si është trajtuar një dosje hetimore ndaj tij, duke pretenduar se janë bërë publike të dhëna të ndjeshme që lidhen me fëmijë me autizëm. Berisha tha se familjarët e tij kanë mbështetur prej vitesh familje në nevojë përmes një qendre autizmi, ndërsa pretendoi se ky veprim është interpretuar padrejtësisht si konflikt interesi.
Më tej, ai akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, duke deklaruar se po fshihen emrat e Engjëll Agaçit, Olsi Ramës dhe Damian Gjiknurit në çështje të caktuara hetimore. Duke iu drejtuar Gjiknurit në sallë, Berisha tha se emri i tij përmendet gjerësisht nga të tjerë në lidhje me këto pretendime.
"A e kuptoni apo jo se çfarë ndodh? Pse janë ata njerëz në shesh? Pse janë? Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 ton kokainë. Të paktën 7 miliardë euro. A i shihni ju ndërtimet? Dhe dëgjoni, do t’u them një gjë këtu, Altin Troplini, ta dini këtë, në dosjen e Sali Berishës ka kryer njërin prej akteve më të ulëta që mund të kryejë një hetues. Ka bërë publikë emrat e tre fëmijëve me autizëm. Asnjë nënë, asnjë baba nuk do donte kurrë të shihte emrin e fëmmijës së tij me autizëm në mediat e vendit.
Dhe pse i publikoi thoni ju? Sepse vajza dhe djali im sponsorizonin familjet e atyre, që nuk i njihnin fare, në qendrën e autizmin, të cilën e drejton bashkëshortja ime prej 20 vitesh pa asnjë shpërblim.
Dhe këtë ky Dumani juaj e konsideronte konflikt interesi dhe korrupsion, se po paguanin tre fëmijë, siç paguajnë shumë biznesmenë dhe familje të tjera njerëzit në nevojë. Kurse tani ky Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij... Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin. Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë. Shikoni tani.
Dhe kush është tani fashisti, kush është stalinisti? Qytetari që proteston në rrugë për të drejtat themelore që pa që një qytetar u zvarrit sikur të mos ishte një njeri. Qytetari që proteston në rrugë sepse në një dosje në një zonë të mbrojtur, dosja ka zero transparencë. Sepse kërkon të shohë inceneratorin e Tiranës por nuk e gjen kurrë. Sepse kërkon të shohë impiantin e ujërave të Tiranës dhe janë 120 milionë dollarë të zhdukura. Sepse kërkon të dijë se si u bë Edi Rama me sarajet 720 metra themele të gjata, më të gjata se presidenca e republikës, dhe kopshtin 8500 metër. Dhe ai nuk duket në parlament. Dhe këta mbrohen," tha Berisha./Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka debatuar në parlament me kreun e PD, Sali Berisha. Në...
Blendi Klosi TIRANË- Pankartat e ngjitura në derën hyrëse të Kuvendit, ku shkruhej “Rama n’burg, Belinda n’burg&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protestat e ditëve të fundit përfaqësojnë ...
TIRANË- Kuvendi ka nisur me tensione ditën e sotme. Shkak për tensionet është bërë, mosdhënia e fjalës p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, i ...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi pas përplasjes së ndodhur seancën e kaluar n&e...
TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës s&eu...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Kryemadh...
THETH- Deputetja Marjana Koçeku, ka shprehur pendesë për mbrojtjen publike që i ka bërë aksionit të qeverisë p&...
Toni Gogu TIRANË- Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi para nisjes së sea...