Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se Butrinti është dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar, duke ironizuar se atë nuk do e marr njëri në krah.
TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka komentuar akuzat për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se Butrinti është dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar, duke ironizuar se atë nuk do e marr njëri në krah. Ai gjithashtu tha se fondacioni që e ka marrë Butrintin ka bërë një punë të shkëlqyer.
"E ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen. Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non-grata e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondacionit amerikan.
Sa ju thash që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira. Fondi është dekoruar, lartësuar kur zotëria ka qenë kryeministër. Por fondi nuk bën sot, se e ka emërtesën amerikan. Nuk bën! Po ta kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishte këtu. Por keqardhja ime është se pse ju të tjerët i shkuat pas? Pse ratë pjesë e presionit. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Butrinti ka qenë dhe do vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar. Do administrohet nga një fondacion i posaçëm i themeluar nga shteti bashkë me një Fondacion Shqiptaro Amerikan. E zbuluat tani që një fondacion i njohur nga shteti amerikan këtu po na merrka ne Butrintin. Këtu erdhi njëri dhe tha do na e marrin edhe Manastirin e Shën Gjergjit, do e marrin në krahë. Një njeri për interesa personale e ka marrë peng opozitën dhe e ka ngritur si shami hundësh kundër SHBA.
Kjo nuk shkon. Fondacioni është e mira e duhur. Disa prej jush jeni shumë të rinj sepse kur ishte ai zotëria në pushtet filloi të privatizonte kalatë dhe kështjellat. Këtë kështjellën e merr filani sepse është kryetar i grupit seksionit të PD. Ju nuk keni mundësi për të penguar asgjë. 74 vota janë atje. Është votuar. Jam i sigurt që do i thoni Baba Likes në presidencë ta kthejë mbrapsht. Sa ta kthejë ai ne do mbledhim Kuvendin dhe do rrëzojmë dekretin e tij. Tani do ia japim Fondacionit. Dhe sot një vit këtu do jemi," tha Balla.
(I.A/dosja.al)
Vangjel Dule TIRANË- Deputeti demokrat Vangjel Dule ka kërkuar llogari në lidhje me klipin muzikor të Elgit Dodës, Donald e Romeo ...
Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë vendosi të enjten të shtyjë me 30 ditë afatin e zgjedhjes së Avokati...
Ilir Meta KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar shkurtimisht zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe konfirmimin e Sali Berishës si li...
Ina Zhupa, Blendi Klosi dhe Edmond Spaho TIRANË- Blendi Klosi është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike. Nga foltorj...
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, duke ndarë detaj...
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi TIRANË- Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur për përvojën e tij ...
Armela Krasniqi TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi prezantoi sot në Kuvendin e Shqipërisë rap...
Agron Gjekmarkaj, Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur përmes nj&eum...
Klevis Balliu dhe Erion Veliaj TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj s...
Olta Xhaçka, Edi Rama dhe Nikos Dendias TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka ardhur me paralaj...