"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër
Balla tha se anjë 'non grata nuk do të mund t'i afrohet Portit dhe sipas tij ky është dhe halli i kreut të PD. Nuk kurseu as ironitë me deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, të cilit i tha se nuk u ka mbetur asgjë tjetër të shkojë tek Porti me pistoletë dhe të protestojë aty ditë e natë.
17 Nëntor 2022, 18:24Nga F.M e.k
Taulant Balla
TIRANË- Është shoqëruar me debarte të forta seanca e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla duke komentuar projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit hodhi poshtë akuzat e bëra më parë nga kreu i PD Sali Berisha, i cili akuzonte kryeministrin se kishte aksione në Port. Balla tha se anjë 'non grata nuk do të mund t'i afrohet Portit dhe sipas tij ky është dhe halli i kreut të PD. Nuk kurseu as ironitë me deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, të cilit i tha se nuk u ka mbetur asgjë tjetër të shkojë tek Porti me pistoletë dhe të protestojë aty ditë e natë.
Taulant Balla:Vëllezërit e Saliut, non-gratat e Saliut janë përzënë, asnjë non-grata nuk i afrohet asnjë cm për shitje, prandaj është nxehur Saliu Po ua ripërsëris. Ju dëgjova teksa flisnit me njëri-tjetrin, e keni të qartë që po fitoi ai projekt ju nuk fitoni më as në Durrësi, as në 2023, as në 2029. Ju duhet të shkoni dhe të protestoni natë e ditë, ti do shkosh me pistoletë si Strazimiri te kopshti i fëmijëve sepse s'keni zgjidhje tjetër.