LIVE UPDATES
Politike

Balla takohet me ish-Drejtorët e Përgjithshëm: Lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion

Balla ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një PLAN PËR VENDOSJEN NË SIGURI të plotë të mjediseve përreth shkollave.

12 Shtator 2023, 11:23 Nga A.B
Balla takohet me ish-Drejtorët e Përgjithshëm: Lufta kundër
Taulant Balla

TIRANË- “Mirë se erdhët në ish shtëpinë tuaj, në Ministri”. Me këto fjalë mirëseardhje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla nisi takimin me drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vite. Në rolin e Ministrit të Brendshëm ai shprehu mirënjohje për kontributin çdo ish-drejtuesi të lartë, në rrugëtimin e gjatë e të vështirë shtet-formues.

Përballja me kriminalitetin është një sfidë për çdo Ministër të Brendshëm, një sfidë që ju e njihni më mirë se çdokush tjetër. Nëse ka diçka që besoj fuqimisht, është që lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë, institucione qendrore, vendore, agjenci ligjzbatuese dhe shoqëri civile: SË BASHKU JEMI MË TË FORTË!”, tha Balla gjatë bashkëbisedimit.

Duke iu kthyer çështjeve dhe shqetësimeve të ditës, prioritete të punës së tij, Balla ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një PLAN PËR VENDOSJEN NË SIGURI të plotë të mjediseve përreth shkollave, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’u kanoset nxënësve, të miturve, nga kriminaliteti. Në këtë pikë, ministri vlerëson si fenomen me shqetësim shpërndarjen e substancave narkotike, armëmbajtjen pa leje, aktet e dhunës, apo veprimtaritë e paligjshme në aktivitetet tregtare në perimetrin rreth shkollës.

“Me fillimin e vitit shkollor ditën e hënë 11 shtator, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin. Por, siç thashë është një luftë që nuk bëhet vetëm: është një luftë që kërkon kontributin e të gjithëve, në çdo lagje, pranë çdo shkolle: duhet që fëmijët, nipërit tanë të shkojnë në shkolla të sigurt. Një përgjigje adekuate ndaj nevojave për siguri të komuniteteve tona mund të arrihet vetëm falë sinergjisë së veprimeve të të gjithëve”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Ai propozoi si me dobi aktivizimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme, si një instrument bashkëpunimi SHTET-QYTETAR për promovimin e sigurisë në komunitete.

“Në këtë mënyrë, jo vetëm kontribuojmë ndjeshëm në parandalimin e kriminalitetit, por edhe promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike si dhe forcojmë marrëdhënien dhe besimin e qytetarëve të policia. Një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë e të japin një kontribut në shërbim të të tjerëve: qoftë kjo duke ndihmuar në lëvizjen e fëmijëve në vijat e bardha pranë shkollave, apo duke sinjalizuar policinë mbi një situatë konfliktuale a problematike për të shmanguar verifikimin e një pasoje të rëndë”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen