LIVE UPDATES
Politike

Balluku dhe Balla inspektojnë godinë e re të DVP Dibër: Kushte dinjitoze pune dhe standarde sipas kritereve të BE

Zëvendëskryeministrja Balluku duke vlerësuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës, të cilat ndikojnë në performancën dhe lehtësimin e punës për punonjësit e policisë tha se ndërhyrja e realizuar ka sjellë një transformim rrënjësor të situatës.

9 Shkurt 2024, 14:40 Nga r.ll
Balluku dhe Balla inspektojnë godinë e re të DVP Dibër:
belinda balluku

DIBËR- Në Dibër ka përfunduar investimi për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë, si dhe rikonstruksionin e Komisariatit të Policisë Peshkopi. Një investim i buxhetit të shtetit që sot ofron një pamje dinjitoze për këtë drejtori duke përmbushur të gjitha kushtet dhe kërkesat e Bashkimit Europian. 225 punonjës të Drejtorisë Vendore dhe komisariatit të Peshkopisë do të ushtrojnë detyrën duke pasur të gjitha kushtet e nevojshme.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vizituan nga afër investimin e realizuar ku u takuan edhe efektivët e policisë të cilët operojnë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Peshkopisë.

Zëvendëskryeministrja Balluku duke vlerësuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës, të cilat ndikojnë në performancën dhe lehtësimin e punës për punonjësit e policisë tha se ndërhyrja e realizuar ka sjellë një transformim rrënjësor të situatës.

“Ka ndryshuar shumë mënyra edhe sesi sot trajtohen të gjithë efektivët, përmes pagave të reja apo dhe gjithë paketave ndihmëse që Qeveria i ka dhënë. Ministri, jam dëshmitare për këtë, lufton në mbledhjet e kabinetit për të maksimalizuar të gjithë paketën mbështetëse për efektivët. Por nga ana tjetër edhe infrastruktura është shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se Qeveria Shqiptare ka mbështetur në vijimësi punonjësit e policisë dhe do të vijojë me të tjera hapa për të vlerësuar dhe shpërblyer punën dhe mundin e uniforma blu. “Qeveria Shqiptare ka kohë që investon tek trupa policore, tek efektivët blu, duke nisur nga formimi, përmes akademisë, më pas duke u mbështetur me të gjitha mundësitë, duke u nisur nga vlerësimi financiar që ka ndryshuar ndër vite, apo edhe paketa të tjetra të dobishme siç është dhe kredia e butë për efektivët të cilët duan të kenë një shtëpi dhe të zgjerojnë familjen. Por sot është shumë e rëndësishme për ju për të kryer detyrën, ta kryeni atë në kushte optimale. Është shumë e rëndësishme që të gjitha njësitë, Drejtoritë Vendore, ashtu dhe komisariatet, të përmbushin të gjitha kushtet e Bashkimit Europian dhe të Komitetit të Helsinkit, përsa i përket të gjithë operimeve që ju kryeni në fushën e përgjegjësisë tuaj”, nënvizoi Balluku.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e cilësoi investimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër si të rëndësishëm dhe që e ka shndërruar këtë drejtori në një model përsa përket infrastrukturës. Balla tha se jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe trajtimi financiar i punonjësve të policisë do të vijojë, teksa shtoi se nga data 1 korrik do të nisë aplikimi i një rritjeje të konsiderueshme pagese për punonjësit e policisë.

“Më e rëndësishmja për ju lidhjet me pjesën e trajtimit financiar. Unë ua kam thënë të gjithëve, përpjekja ime dhe mbështetja e Kryeministrit Rama dhe gjithë Qeverisë është që ne të plotësojmë të gjitha nevojat që kemi konstatuar deri më tani. Ju e dini fare mirë që dëshira jonë do të ishte që t'i rrisnim pagat brenda pritshmërive tuaja. Mos harroni që shteti është si një familje dhe duhet që të mendojmë njëlloj edhe për punonjësit e policisë edhe për arsimtarët edhe për punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe për të gjithë. Por, ajo që unë dua të ndaj sot me ju është që 1 korriku do të jetë po ashtu një ditë e rëndësishme ku ne do të fillojmë aplikimin e një rritjeje të konsiderueshme page edhe për punonjësit e policisë”, tha Balla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur se investime në Drejtorinë Vendore dhe komisariatet e vendit janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, Shkodër, Elbasan, Berat, Sarandë.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet