LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton punimet për autostradën Elbasan-Rrogozhinë: Në qershor 2026 përfundojmë 18 kilometrat e parë

Ky aks është projektuar si autostradë e kategorisë A, që do të mundësojë lëvizje të sigurt dhe me shpejtësi të lartë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet rrugore kombëtare dhe rajonale.

11 Tetor 2025, 15:33 Nga M.L
Balluku inspekton punimet për autostradën Elbasan-Rrogozhinë:
Foto nga vendngjarja

ELBASAN- Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan–Rrogozhinë kanë hyrë në një fazë të avancuar, duke shënuar përparim të ndjeshëm në realizimin e një prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore të Korridorit VIII. Ky aks është projektuar si autostradë e kategorisë A, që do të mundësojë lëvizje të sigurt dhe me shpejtësi të lartë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet rrugore kombëtare dhe rajonale.

Aktualisht, puna po zhvillohet paralelisht në disa fronte për të siguruar ecuri të qëndrueshme dhe për të përmbushur objektivat e projektit në afatet e përcaktuara. Përfundimi i këtij segmenti pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke reduktuar distancën dhe kohën e udhëtimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në lotin 5, që përfshin aksin Papër – Ura e Grykshit.

Në këtë segment, përveç ndërtimit të trasesë kryesore, projekti parashikon edhe ngritjen e një ure me gjatësi 330 metra linearë, si dhe ndërtimin e disa veprave të tjera mbështetëse.

“Ecuria fizike në këtë kantier është shumë e mirë, me mbi 60% të punimeve të realizuara. Deri më tani nuk kemi hasur problematika. Traseja është hapur tërësisht, ndërsa mbushjet kanë përfunduar në mbi 80%. Janë ndërtuar pesë vepra hidrike për kalimin e ujërave dhe dy nënkalime për akses më të mirë të tokave bujqësore,” deklaroi drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Punimet në këtë lot janë më të avancuara krahasuar me kantieret e tjera të projektit. Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e përmbushjes së afateve kontraktuale dhe të hapjes së plotë të 5 loteve të para për qarkullim në qershor 2026.

“Synimi ynë është që deri në qershor 2026 të përfundojmë plotësisht 18 kilometrat e parë të segmentit, duke e kthyer atë në një autostradë të tipit A, me standarde të plota europiane. Rruga do të ketë dy korsi në secilën drejtim me gjerësi 3.75 m, si dhe një korsi emergjence prej 3 metrash nga çdo anë,” u shpreh Balluku.

Gjatë inspektimit, Ministrja u ndal edhe tek projekti i bypass-it të Elbasanit, që aktualisht përbën një prej pikave më problematike për qarkullimin, sidomos gjatë fundjavave.

“Bypass-i i Elbasanit është një zgjidhje e shumëpritur. Edhe jashtë sezonit veror, trafiku mbetet i ngarkuar, veçanërisht të premten pasdite dhe të hënën në mëngjes. Qëllimi ynë është që deri më 1 korrik 2026 të përfundojmë 3 kilometrat e parë, përpara fillimit të sezonit veror,” theksoi ministrja Balluku, duke shtuar se projekti do të pasohet nga faza tjetër, e cila pritet të financohet me fonde të huaja.

Segmenti Elbasan–Rrogozhinë, me një gjatësi totale prej 40 kilometrash, është pjesë strategjike e Korridorit VIII dhe përfshin ndërhyrje të posaçme për mbrojtjen lumore, pasi një pjesë e tij shtrihet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin. Ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës, duke përmirësuar infrastrukturën, aksesin për bizneset dhe sigurinë rrugore./ Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet