LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Reforma në sektorin e UK po jep rezultate të mira në uljen e humbjeve

Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit. Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet.

27 Shtator 2024, 15:51 Nga E. D
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit:
Belinda Balluku

PATOS- Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth. Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit.

Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për këtë vepër.

“Jemi në lotin e III, i cili parashikon plotësimin e të gjithë skemës së furnizimit për bashkinë e Patosit duke përfshirë dhe njësitë administrative, të cilat nuk ishin të mbuluara në lotin I dhe II të punimeve. Aktualisht loti I ka përfunduar për qytetin e Patosit ku kemi parashikuar të gjithë shpërndarjen, plotësimin me sistemin e matjes dhe sistemet kolonë për të gjitha pallatet. Në lotin II jemi duke rinovuar komplet stacionin e ri të furnizimit me ujë për Bashkinë e Patosit në mënyrë që të plotësohet dhe nevoja për të gjithë njësitë e tjera administrative të cilat janë pjesë e lotit III”, bëri të ditur Jahaj.

Afro 40 mijë banorë do të përfitojnë nga ky projekt i cili, transformon tërësisht situatën e furnizimit me ujë në bashkinë e Patosit si dhe njësitë e tjera administrative që janë pjesë e bashkisë.

Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur se krahas investimeve të cilat do të vijojnë, reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve mbetet një element i rëndësishëm transformues i cili tashmë ka nisur të japë edhe rezultate pozitive.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë me procesin e reformës. Kjo ndërmarrje rajonale e Fierit apo qoftë dhe ajo e Lushnjës janë ndërmarrje shumë të rëndësishme. Kemi pasur edhe këtu përmirësime. Do ulen humbjet, nga 80 në 25%. Pra nuk është thjesht që do të furnizojmë 40 mijë abonentë dhe më shumë, por nga ana tjetër do të kemi dhe një ulje të rëndësishme të humbjeve në rrjet”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se krahas sigurimit të furnizimit me ujë e rëndësishme është edhe ulja e kostove për vetë kompaninë.

“Duke zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për 24 orë kemi disa detyra të tjera që na dalin: Nga ulja e kostove, kur vjen puna tek autoprodhimi i energjisë, efiçenca e energjisë, pompat e reja dhe deri tek pjesa e sigurisë, sepse të gjitha depozitat nuk mund të jenë më në kushtet që i kishim. Depozitat duhet të jenë të monitoruara me kamera, tw rrethuara, sepse janë zona të sigurisë së lartë dhe nuk mund të kenë akses qytetarët. Të gjitha këto janë pjesë e reformës dhe duhen ndjekur, sidomos në kantieret e reja që dorëzohen, ku i kemi mundësitë që të bëjmë siç duhet projektin nga fillimi dhe ndërkohë të mitigojmë të gjitha ato që janë ekzistuese”, u shpreh Balluku.

Pjesë e projektit të ujësjellësit të ujësjellësit është edhe pajisja e abonentëve me matësa ku do të vendosen më shumë se 800 matësa.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet