LIVE UPDATES
Politike

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ulje çmimi për pastiçeritë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi, përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ishin në Lushnje, të shoqëruar edhe nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, ku vizituan një prej furrave të bukës, me një eksperiencë të gjatë, që ushtron aktivitetin në këtë qytet.

28 Mars 2024, 19:02 Nga I.A
Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të
Belinda Balluku

LUSHNJE- Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, pas dakortësisë të arritur edhe me aktorët e sektorit, do të jetë i ndarë në tre grupe. Furrat e bukës, të cilat tregtojnë vetëm bukë, do të vijojnë të kenë çmimin e pandryshuar, 7.6 lekë për kilovatorë. Furrat e bukës, që krahas bukës tregtojnë edhe produkte pastiçeri, do të kenë një çmim prej 9.5 lekë për kilovatorë, ndërsa ato subjekte që krahas bukës tregtojnë edhe produkte pastiçeri si dhe funksionojnë edhe si bar- kafe do të kenë një çmim prej 14 lekësh për kilovatorë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi, përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ishin në Lushnje, të shoqëruar edhe nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, ku vizituan një prej furrave të bukës, me një eksperiencë të gjatë, që ushtron aktivitetin në këtë qytet.

Balluku bëri të ditur se vendimi për të vendosur një sistem të ri të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga vetë shoqata, por edhe duke ju përgjigjur zhvillimit që ka pasur ky sektor ku shumë prej furrave të bukës kanë zgjeruar aktivitetin e tyre duke tregtuar edhe produkte të tjera.

Vendosëm që të marrim disa masa përsa i përket furrave të bukës, duke ju ruajtur çmimin me 7.6 lekë për kilovatorë, aq sa e keni pasur, sepse u tha u rrit, por faktikisht nuk është rritur. Ndërkohë që kemi kategorizuar pastaj të gjitha ato furra buke që me kalimin e kohës janë kthyer dhe në pastiçeri, ato madje kanë dhe një ulje çmimi sepse deri dje kanë paguar 14 lekë, ato do të trajtohen me 9.5 lekë, pra më lart se ato që nuk kanë pastiçeri dhe ato që kanë bërë dhe pastiçeri dhe bar-kafe me 12 lekë”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se janë 2600 furra në të gjithë vendin të cilat ndikohen nga kjo skemë e re.

“Nuk ka sesi merr subvencionin prej 7.6 lekësh, që është një çmim totalisht i subvencionuar, një biznes i cili ka aktivitet tjetër, duke bërë edhe një proces pastiçerie apo bar-kafe dhe të kenë të njëjtat kushte konkurrence. Kështu që ne na është dashur që ta rregullojmë këtë, por siç thashë edhe për shkak të anës teknike që ka të bëjë me matësat dhe gjithçka tjetër. Ne jemi duke pritur që ERE të marrë vendimin”, nënvizoi Balluku.

Administratori i OSHEE bëri të ditur se tashmë për këtë skemë të re të faturimit për furrat e bukës është bërë aplikimi pranë ERE dhe pritet që shumë shpejt të merret edhe vendimi. Gëzim Peshkopia, nga Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave shprehu falënderime për mbështetjen e dhënë ndaj këtyre subjekteve dhe për marrjen në konsideratë, duke i dhënë edhe zgjidhje, një shqetësimi të ngritur nga ana e tyre.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet