LIVE UPDATES
Politike

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Kërkohet një koordinim shumë i saktë për të ruajtur ritmin e lartë të punimeve paralelisht në të gjitha lotet

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e urave mbi lumin Tirana.

26 Shtator 2024, 16:05 Nga E. D
Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Kërkohet një
Belinda Balluku

TIRANË- Në Unazën e Madhe të Tiranës po vijon puna me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. Synohet që e gjithë kjo vepër e rëndësishme të finalizohet në fund të këtij viti, për të qenë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët. Punimet po avancojnë me ritme të përshpejtuara edhe për ngritjen e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e urave mbi lumin Tirana.

“Aktualisht thuajse ka përfunduar pjesa e mbi strukturës. Paralelisht po montohen solentinat, po montohet hekuri si dhe po betonohet çdo dy ditë. Dhe në urën tjetër ecuria është e mirë. Pothuajse ka përfunduar e gjithë pjesa e nën strukturës, është transportuar në kantier mbi struktura metalike dhe në ditët në vijim fillon dhe montimi i saj”, bëri të ditur Gjyli referuar grafikut të punimeve në këtë lot.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që punimet po ecin sipas një grafiku të mirëpërcaktuar që të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës të avancojnë paralelisht për të shmangur çdo vonesë. Për këtë, shtoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është duke u koordinuar në vijimësi mes inxhinierëve të MIE, ARRSH dhe atyre të kompanive që po realizojnë punimet.

“Një koordinim shumë i mirë nga ana e ARRSH-së dhe gjithë inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është vendimtare për dorëzimin e kësaj vepre brenda afatit që është kërkuar, sigurisht gjithmonë para afatit të kontratës tashmë, pasi është diçka që ne po e aplikojmë në të gjitha kantieret, duke pasur parasysh që Unaza e Madhe kur të përfundojë e gjitha do të jetë një nga infrastrukturat më të rëndësishme, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi që punimet të vijojnë me intensitet në mënyrë që në fund të këtij viti të gjitha lotet të jenë të përfunduar dhe të aksesueshëm nga automjetet. “Kërkohet një koordinim shumë i mirë nga Ministria dhe ARRSH-ja midis kantiereve për të mos i krijuar pengesa apo vonesa njëri tjetrit dhe ndërkohë puna të vazhdojë me intensitet duke pasur parasysh një afat që ne kemi vendosur që është fundi i vitit për të qenë të gjitha kantieret funksionale”, nënvizoi Balluku. Në lotin ku po ndërtohen urat mbi lumin Tirana deri më tani janë realizuar mbi 70% e punimeve.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet