25 Korrik 2024, 12:16
Nga M.B
Belinda Balluku dhe Matteo Salvini
ROMA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian Matteo Salvini. Në qendër të bisedimeve ishte interesi i shtuar dypalësh për të mbështetur zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore.
“Tek Italia nuk gjejmë vetëm një mbështetëse të madhe të rrugëtimit Evropian të Shqipërisë, por një partnere konkrete në përpjekjen tonë për më shumë ndërlidhje në energji, më shumë siguri lundrimore dhe zhvillim të qëndrueshëm për transportin ajror dhe hekurudhor”, u shpreh Balluku gjatë takimit.
Delegacionet u ndalën në ecurinë e projekteve përgjatë Korridorit VIII dhe veçanërisht në ato hekurudhore, të cilat po financohen nga Bashkimi Evropian, duke ndarë pikëpamjen se Korridori Blu dhe Korridori VIII përbëjnë vepra kyçe për turizmin, zinxhirët e furnizimit dhe për sigurinë e rajonit Adriatiko-Jonian në tërësi.
“Shqipëria ka projekte ambicioze, të cilat tërheqin vëmendjen e kompanive lider italiane", nënvizoi Salvini.
Gjithashtu pala italiane shprehu gatishmërinë për të mbështetur rritjen e kapaciteteve në mjete të rojës bregdetare shqiptare, në përputhje me nevojat e saj për më shumë siguri lundrimore dhe mbështetje të ekonomisë blu.
“Përtej bashkëpunimit evident në fushën e sigurisë, marrëdhënia dypalëshe mund të përkufizohet si një seri kantieresh që kemi dëshirë t’i çojmë përpara bashkërisht”, tha Balluku, në përmbyllje të vizitës.
belinda balluku
Politike
25 Korrik 2024, 12:15
E. D
Pamje nga Protesta
TIRANË- Pas disa minutash tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiran&e...
Politike
25 Korrik 2024, 12:13
E. D
Blendi Këlliçi
TIRANË- Blendi Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë&nbs...
Politike
25 Korrik 2024, 12:03
E. D
Silva Caka
TIRANË- Përfaqësuesja e PL Silva Caka në protestën e ditës së sotme ka folur për përplasjen n&...
Politike
25 Korrik 2024, 11:53
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje policëve që të ...
Politike
25 Korrik 2024, 11:51
M.B
Alban Vokshi
TIRANA- Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim t...
Politike
25 Korrik 2024, 11:49
E. D
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, në protestën e ditës së sotme që po mbahet par...
Politike
25 Korrik 2024, 11:44
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Vijon es debatesh dhe përplasjesh debati për çështjen e raportimit ose jo të KLSH në Kuvend. Nga...
Politike
25 Korrik 2024, 11:38
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe tha sot se nuk është i pakënaqur nga veprimtaria e KLSH. Bra&cced...
Politike
25 Korrik 2024, 11:34
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i këshillit Bashkiak të Tiranës, nga opozita, Dorian Teliti, në protestën e ditës...
Politike
25 Korrik 2024, 11:34
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e PD, Ina Zhupa replikoi me deputetin e PS, Eduart Shalsin, i cili sipas saj ka merak për KLSH-në, sepse në...