LIVE UPDATES
Politike

Banorët në Tiranë mirëpresin 5 prioritetet e Belind Këlliçit që sjellin ndryshim: Bashkia na ka shtuar hallet

Tregtarët treguan se nuk kanë vende për ruajtjen e produkteve brenda pazarit, ndërsa aktivitetet e shpeshta që organizon Bashkia e Tiranës brenda kësaj zone tregtare, bën që shpesh shumë subjekte të mbeten pa punë.

23 Prill 2023, 15:06 Nga I.A
Banorët në Tiranë mirëpresin 5 prioritetet e Belind
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët, të cilët i njeh me programin për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme. Teksa u ndal në zonën e “Pazarit të Ri”, Belind Këlliçi degjoi problemet që shqetësojnë kryesisht biznesin e vogël në kryeqytet. Tregtarë të ndryshëm që zhvillojnë aktivitetin e tyre në “Pazarin e Ri”, u ankuan për vështirësitë që po hasin, duke akuzuar bashkinë e Tiranës se ua ka shtuar hallet. Tregtarët treguan se nuk kanë vende për ruajtjen e produkteve brenda pazarit, ndërsa aktivitetet e shpeshta që organizon Bashkia e Tiranës brenda kësaj zone tregtare, bën që shpesh shumë subjekte të mbeten pa punë.

Vështirësitë na e kanë bërë të papërballueshme këtë lloj pune. E para transporti nga mëngjesi e në darkë, malli që shikon këtu, do e çojmë të gjithë në krah. Kemi punën e parkingut, që nuk kanë klientët ku të lënë makinën. Detyrimisht ose do t`ua çojmë ne ose do na ikin fare. Kam 29 vjet që punojë këtu, kështu nuk na ka bërë vaki. Ne të lodhur jemi, e pak na kanë lodhur. Tezgat të bëhen të mbyllura siç kanë qenë. Korentin, kam punuar 10 vjet për korentin, ne nuk kemi një prizë të karikojmë peshoren. E marrim e shkojmë nëpër lokale. Këto tezgat këtu, i mbushet mendja një ditë, dy ditë, do të bëjë festival, unë rri pa punë. Kam dalë e kam ndenjur në rrugë, në rrugë s`të lë, shko në shtëpi”-u shprehën tregtarët.

Për këto shqetësime, Këlliçi u angazhua që do t'u japë zgjidhje pas 14 majit. Sipas tij, të gjitha problemet e shtruara nga subjektet tregtare, janë të zgjidhshme, ndaj kërkoi mbështetjen e tyre për të sjellë ndryshimin pas 14 majit.

“Janë çështje që zgjidhjen komplet. Janë çështje që marrin zgjidhje, vetëm çështje vullneti. Të falenderoj shumë që mi bëre të qarta. Tre javë janë, për veten tuaj, për të gjithë Tironën. Vetëm me pozitivitet, se ka nevojë për energji të mirë, se janë lodhur njerëzit, u ka ardhur shpirti në majë të hundës”, tha Këlliçi.

Gjatë takimeve në rrugë, disa qytetarë që kanë përfituar banesa sociale në zonën e Shkozës, ngritën si shqetësim problemin e qirave.

Shumë keq, patjetër që na i këkrojnë, ekonomia është shumë e dobët. Gjendja ekonomike është shumë keq. As në punë nuk jemi. Patjetër që po, ne familjarisht për ty jemi. Unë për veten time që kur të kam dëgjuar në televizor, kam shumë respekt për ty. Jemi komplet për ty familjarisht”-u shpreh një qytetare.

Për këtë shqetësim, Belind Këlliçi garantoi qytetaren se kjo çështje do të marrë zgjidhje pas 14 majit.

“Si jeni me situatën, me këto qeratë e prapambetura, a ua kërkojnë? Do t`i japim një zgjidhje. U mbajnë varur, se për punën e Shkozës ma kanë thënë dhe banorë të tjerë aty, u mbajnë varur qëllimisht që t`ju marrin votën deri në 14 maj. Më jepni mundësinë që t`ju ndihmoj mbas 14 majit. Dhe tre javë janë” u shpreh Këlliçi.

Të moshuarit janë një tjetër shtresë e shoqërisë, që vuajnë mungesën e shërbimeve, shtrenjtimin e kostove të jetesës apo dhe shpopullimin e vendit. Një e moshuar tregoi se si i është vështirësuar jetesa.

Ne mosha e tretë jemi copë copë. Shko te doktori po ashtu, shko atje po ashtu. Lekë kërkojnë, nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të flasë përpara. Në qoftë se do kemi fatin të vish ti… unë të shoh se je djalë i mirë, edhe fushatat e tua i kam ndjekur gjithë kohën. Këtu nuk nisesh për punë partie, jam demokrat dhe prandaj, ne nisemi këtu për shërbim për qytetin, që s`kemi fare, fare, fare gjë në terezi” tha e moshuara.

Teksa dëgjoi këto shqetësime, Belind Këlliçi prezantoi projektin e tij për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, të cilat do të shërbejnë veç të tjerash për të rikthyer jetën komunitare në komunitet.

“Një gjë që është tronditëse, që nuk ka dalë aq sa duhet në media, është 4 deri 5 fishuar numri i atyre që humbin jetën vetëm në shtëpi dhe nuk i din se kanë fëmijët jashtë. Janë vetëm se i kanë fëmijët jashtë, nuk e di njeri, se nuk kujdeset kush. Ndërkohë që minimumi që kemi ne në program, përveç ndërtimit të dy azileve të tjerë që duhen me sezbën, po me bë një kënd pushimi me pas një stol, me pas një lulishte, me pas një nisëm vullnetare që kemi në komunitet me i ndihmu, me i shku dikush, me kthy jetën komunitare në qytet," u shpreh Belind Këlliçi.

Ndërkohë qytetarët shprehën dëshirën dhe vendosmërinë për ndryshim.

Po numërojmë sekondat, jo orët. Aq më tepër që mua ky ma ka prurë në majë të hundës. Ma ka prishur telekomandën e televizorit, se sa hap televizorin del ky dhe unë ia nxjerr inatin telekomandës. Shyqyr që të kemi, të gjithë me ty jemi, me shpirt e zemër. Do të ndihmojmë shumë. Kemi sytë nga ju të rinjtë, nga ju presim shumë. Na u sos durimi. O ta bëftë Zoti hallall. Inshallah mo e marrim o burri dheut, se na morën shpirtin. Inshallah me fitore dhe inshallah ikin në punë të vetë, e të mos i shohim më sa të jemi gjallë. Jetofsh sa më gjatë, i nderuar i respektuar. Paç Zotin me vete. Të dua fort, Inshallah të çon Zoti aty ku duhet. Shikoje tani po na i shtron rrugën, 40 vjet… 40 vjet Edi Rama nuk e shtroi, po asgjë do marri, ja ku je këtu, do ta zhdukim...” u shprehën disa qytetarë.

belind këlliçi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj