LIVE UPDATES
Politike

Bardhi dorëzon në SPAK prova të reja për çështjen "McGonigal": Edi Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Bardhi i ka vënë në dospozicion SPAK raportin përmbledhës të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, si dhe informacionin mbi financimin e ekspozitës private të pikturës së Edi Ramës në Kinë nga kompania kineze CEFC Energy Company Limited. 

8 Shtator 2025, 12:20 Nga r.ll
Bardhi dorëzon në SPAK prova të reja për
mcgonigal, rama

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja të bëra publike nga drejtësia amerikane lidhur me çështjen McGonigal.

Bardhi i ka vënë në dospozicion SPAK raportin përmbledhës të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, si dhe informacionin mbi financimin e ekspozitës private të pikturës së Edi Ramës në Kinë nga kompania kineze CEFC Energy Company Limited. Lidhur me këtë të fundit, Bardhi shprehet se është një përfitim/financim i padeklaruar dhe i fshehur nga ana e Kryeministrit Edi Rama në deklaratën e pasurisë për vitin 2015.

Gjithashtu në cilësinë e kallëzuesit Bardhi ka kërkuar të informohet lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shkruan se “Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të hesht edhe shumë gjatë! Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Hetimi amerikan është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë.”.

Më poshtë letra e plotë e dërguar në SPAK nga Gazment Bardhi:

Në 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e cështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në aktet e drejtësisë amerikane.

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, në mbështetje të nenit 110, të Kodit të Procedurës Penale, ju lutem gjeni në vijim disa informacione shtesë, të cilat kemi mundur t’i sigurojmë nga burime publike dhe që vlerësojmë se i shërbejnë hetimit të çështjes.

Konkretisht, më datë 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhje më çështjen McGonigal nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për veprimtarinë e dyshuar kriminale të shtetasit Edi Rama, me funksion Kryeministër i Repubikës së Shqipërisë. (Prova 1 bashkëlidhur – Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA).

Gjithashtu, kompania kineze CEFC Energy Company Limited e cila rezulton nga aktet e drejtësisë amerikane të ketë patur interesa biznesi edhe në Shqipëri, rezulton që nga datat 26 Tetor – 6 Nëntor 2015 të ketë organizuar dhe financuar një ekspozitë pikture private të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kinë. Financimi i këtij aktiviteti privat të shtetasit Edi Rama rezulton të jetë mbajtur i fshehur dhe të mos jetë deklaruar në Deklaratat e interesave private për vitin 2015. (Prova 2 bashkëlidhur – Raportimi nga vetë kompania e këtij aktiviteti dhe fotot e pjesëmarrjes së Kryeministrit në këtë aktivitet).

Duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit tuaj nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

ceshtja mc gonigal edi rama gazment bardhi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet