Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Nuk ka bashkim të Partisë Demokratike. Dialogu i nisur prej pak javësh ka dështuar dhe grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn ka vendosur të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. Në njoftimin për shtyp, grupi i Alibeajt bën me dije se bisedimet kanë pasur dy kushte: Primaret dhe njohjen e lidershipit të Berishës. • Ky vendim i Alibeajt është pasuar dhe me reagime. Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se bisedimet mes palëve në fakt nuk kanë nisur me Bardhin, por me një tjetër demokrat, më shumë se një muaj më parë. Emrin e këtij personi nuk e bëri publik. • Paloka tha se grupi i Alibeajt ka kërkuar shkrirjen e strukturave të PD-së duke mos njohur statutin e 11 dhjetorit. Ai tha se nëse do të donim të vinin kushte, një prej tyre do të ishte tërheqja e padisë për vulën e PD-së, që është ende në gjykatë. Paloka tha se pas Alibeajt sheh hijen e kryeministrit Edi Rama. I pyetur për logon me të cilën do të futen në ‘Lokalet’ e 2023-shit, Paloka tha se kjo është çështje e zgjidhur. • Ndërsa Berisha lëshoi një paralajmërim të hapur, kur tha se Alibeaj e mbështetësit e tij i kishtn bërë ‘llogaritë’ gabim, pasi nuk do të lejonte të preknin flamurin e PD-së, referuar statutit të 11 dhjetorit. Në një mbledhje me krerët e PD-së në Tiranë, Berisha dha dhe porositë për të gjithë anëtarët e PD-së për protestën e 12 nëntorit. • Takimet mes Bardhit e Palokës nisën më 18 tetor, ditë kur Berisha publikoi kalendarin e Primareve që do të nxjerrin kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale. Ata u takuan tre herë dhe në ekrane të dy janë shprehur se ka vullnet për bashkëpunim, por vetë kryedemokrati Berisha ishte i prerë kur tha një natë më parë se procesi i primareve ishte i panegociushëm. Ai komentoi propozimin e Bardhit për 'Polls' dhe tha se sondazhet duan të paktën 1 milionë euro, para që PD-ja nuk i ka. Berisha gjithashtu u ka ofruar mundësinë deputetëve që mbështesin Alibeajn që të dalin si fraksion më vete në PD. Gjithsesi nuk ndalen me kaq. Nesër Bardhi do të zhvillojë një tjetër takim me deputetët e PD-së që e mbështesin, në orën 18:00, në degën nr.7 të PD në Tiranë.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se nga Serbia në Shqipëri kanë ardhur 14 rton qumësht pluhur. Në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Berisha tha se në vendin tonë po theren lopët, ndërsa shqiptarët ushqehen me qumësht serb.
"Nga Serbia ka ardhur 1400 ton pluhur, kurse në Shqipëri theren lopët në masë. Shto dhe nga 16 litra sa i shtohet qumështit pluhur. Shqiptarët po ushqehen me qumësht pluhur,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porositë për protestën e 12 nëntorit që është paralajmëruar nga Opozita. Në takim me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha tha se të gjithë duhet të dalin në shesh më 12 nëntor për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai përmendi edhe biznesin e vogël, teksa shtoi se Rama u ka rritur taksat dhe po i detyron njerëzit të largohen nga vendi.
"Po ju siguroj që këtë betejë do ta fitojmë, kemi kauzat tona, të çdo qytetari shqiptar, demokrat, socialist apo çfarëdo qoftë ai. Përveç grupit të hajdutëve në Rinas. Ata janë aty për tu marrë një nga një dhe për tu çuar aty ku e kanë vendin, bashlë me Ramën. Ndaj në këtë kohë që kemi deri më datë 12 nëntor, në orën 16:00, duhet të bëjmë punën më intensive. Tirana duhet të jetë në rrugë me të madh e me të vogël. Po vjen Janari, biznesit të vogël u shtohet taksa 23%, t'ia mbathin dhe ata nga Shqipëria, çfarë do bëjnë ata këtu? Ata janë njerëz që jetojnë me vështirësi, por që krijojnë me qindra e mijëra shërbime, shqiptarët e presin nga ne sakrificën. Ai e ka mbushur kupën dhe duhet të qërohet, nuk ka kryeministër që të qëndrojë në karrige kurdalin super skandale në media,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bashkëpuntor i Presidentit Aleksandër Vuçiç. Në një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Berisha tha se Rama po falimenton fabrikat e birave në vend duke u vendosur akcizën. Berisha thotë se Rama po e bën këtë gjë për të mbështetur birrën serbe të dy vëllezërve Karriç që janë aleatë të Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
"Rama punon ditë e natë me Vuçiçin. Çfarë bën tani, falimenton krejt industrinë e birrës. Absolutisht nuk ka vend në botë që e bën këtë, përveç këtij dhe e bën për vëllezërit Karriç, e bën për birrën e Beogradit, Ballkanin e Hapur. Se janë 1 mijë e ca familje që ushqehen dhe marrin rrogat në këtë industri dhe që janë qindra milionë të investuara, kjo nuk ka rëndësi për të. Për të ka rëndësi se sa e peshojnë në para vëllezërit Karriç, kompani të sanksionuara nga BE-ja, për lidhje të ngushta me Llukashenkon në Bjellorusi. Tani duhet ta pësojnë këtu edhe 1 mijë familje të tjera, e të nisen me gomone ku ti çojë fati. Nuk mund të tolerohet më. Le të thotë çtë dojë. Do të përballët me shqiptarët. Ne tani nisim betejën, kjo nuk është betejë e thjeshtë, por do të fitojmë sepse kemi një kauzë të drejtë dhe po mbrojmë interesa jetike, jo tonat, jo personale, por të çdo qytetari shqiptar. Përveç klubit të hajdutëve rilindas, ata jo. Ata janë për tu marrë një e nga një dhe për të shkuar atje ku e kanë vendin, me në krye Edi Ramën,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se demokratët shkojnë vetëm për hir të zgjedhësve në Kuvend, pasi aty nuk i respektojnë. I pranishëm në një takim me krerët e degevë të Partisë Demokratike në Tiranë, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer parlamentin në fiktiv, PD-në në diçka fiktive dhe nuk merr parasysh as ligjet që depozitohen prej tyre.
"Secili demokrat duhet të konsiderojë që ne jemi në betejë. Ne kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës, mos të kemi iluzione. Nuk ka vota me Edi Ramën, nuk ka votim, ky na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë cunam, tërmet, zotohet se prapë do të na vjedhë votat. E ka shndërruar në fiktiva Partinë Demokratike e Parlamentin, s'e imagjinoni dot se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar, se si funksionon pa ligje. Shkojmë për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh, sillen si rrugeçër, qoftë me fjalorin e me rregulloren, me të gjitha. Me vështirësira të jashtëzakonshme. Dorëzojmë ligje dhe nuk i paraqesin, sikur është klubi i PS-së, parti krimi, parti droge, kemi dorëzuar ligjin e lustracionit, nuk e paraqesin sepse votojnë amendamentin e Taulant Ballës që në fakt i mbyll dosjet, nuk i ha. Duhet thotë që kërkesa të jetë në proporcion me interesin dhe këtë e përcakton Edi Rama. Kemi dorëzuar rezolutën prej 3 muajsh, sikur nuk jemi deputetë. Rezolutën për genocidin në Kosovë e mban Linda, është një automate që zbaton porositë e Ramës. Nuk mund ta mbajë kurrë, ka rregullore për mënyrën se si veprohet. Të gjitha këto gjëra kanë një emër, Edi Rama, ky është vasal, ky u thotë shqiptarëve që një udhëtim me charter kushton se gjysma e paraardhësit tim. Sikur shqiptarët hanë bar, nuk e dinë se çfarë do të thotë të udhëtosh me charter dhe çfarë me linjë tregtare,"- tha Berisha ndër të tjera.
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha tha se ajo që ka nisur me kryeministri Edi Rama tashmë është një betejë. Në një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Berisha tha se Rama ka krijuar një klikë që po vë poshtë qytetarët dhe se abuzon me taksat e tyre. Berisha përmendi gjithashtu fluturimet e kryeministrit Edi Rama me charter, një skandal i zbuluar nga hakerat iranianë.
"Vijmë në fillimin e betejës. Vijmë në fillimin e betejës sepse shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por masivisht në tërësi, e kudo që janë, presin shpëtimin nga kjo klikë, nga ky njeri, i cili ka vendosur monizmin më të shëmtuar në Shqipëri, monizmi i tij sot qëndron në rrafshin e shtetit ligjor, disa shkallë më poshtë se sa monizmi i Vietnamit socialist në të cilin partia komuniste udhëheq me kushtetutë. Nuk është pluralizmi kushtetuta jonë, por ata janë katër shkallë më lart se ne. Tani ka ardhur koha që ta shndërrojmë në realitet këtë moto. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një njeri që me firmë dhe vulë, vjedh qindra milionë euro taksapagues shqiptarë. Nuk qëndron në pushtet një kryeministër që fluturon me charter, udheton me charter, 137 herë, dy herë më shumë se Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë dhe u thotë qytetarëve të vendit të vet, sikur të ishin dele, se unë e bëjë për të promovuar Air Albanian, paçka se një udhëtim mund të kushtojë edhe 300 mijë dollarë. Paçka se shkon me 5 mijë euro biletën me charter dhe u thotë pastaj se kjo më kushton sa gjysma e biletës 'bussines class', nuk ka njeri që tallet më shumë se ky shqiptarët. Urdhëroni se çfarë bën me pedagogët, e diskutuam dhe në një mbledhje tjetër, shoferi i FSHZH-së paguhet më shumë se një pedagog. Ky po krijon pasuri përrallore për veten e tij. E dini ju që sot nuk jepet leje ndërtimi për një sipërfaqe trualli më shumë se 250 metra katrorë. Kjo është si të vjelësh rishfete në katër anët e Shqipërisë, ky njeri ka tejkaluar ligje, kushtetutë, norma morale e çdo gjë. Ky njeri i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. I thoshin nxënësit në Kolonjë, s'kemi banka, janë si janë, internet nuk kemi. Se vetë ai udhëton me charter. E them edhe njëherë, jemi në betejë, secili demokrat e demokrate duhet të konsiderojë që jemi në betejë. 12 nëntori është protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Mos të kemi asnjë iluzion,"- tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se pas mbështetëzve të deputetit Enkelejd Alibeaj mund të qëndrojë kryeministri Edi Rama. Në një prononcim për gazetarët, pas prishjes së 'negociatave', Paloka u pyet nëse pengesë i ka dalë Lulzim Basha, ish-kreu i PD-së. P[aloka tha se më shumë ka parë hijen e Ramës pas tyre.
Pjesë nga prononcimi:
Pyetje: A ju ka dalë pengesë Lulzim Basha
Edi Paloka: Lulzim Basha nuk ka hyrë fare, mund të jetë si hije diku mbrapa, mbrapa kujt nuk e di. Më shumë shoh hijen e Ramës të them të drejtën.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se fillimisht negociatat nuk i ka bërë me deputetin Gazment Bardhi, por me një tjetër person. Pa i përmendur emrin, Paloka e quajti demokratin në fjalë si 'gjysmëzyrtar' e 'gjysmëmbështetës' të deputetit Enkelejd Alibeaj. Ai tha se bisedimet me të janë zhvilluar para një muaji, por nuk ndau të tjera detaje.
"Këto janë detaje të parëndësishme, ne kemi diskutuar gjatë gjithë kohës, nuk është se unë i dhashë star bisedimeve një ditë nga zeroja. Gjithë kohës kemi qenë duke folur. Mund të them që ka qenë një person gjysmë zyrtar nga grupi i tyre që ka ardhur tek ne, mund të them para një muaji,"- tha Paloka.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Plaoka thotë se e kanë zgjidhur çështjen e logos me të cilën do të futen në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj të vitit 2023. Në një prononcim për gazetarët, pas ndërprerjes së negociatave me Enkelejd Alibeajn, Paloka tha se PD-ja është futur gjithmonë me koalicion në zgjedhje. Megjithatë, ai nuk shpjegoi nëse në 2023-shin do të garojnë po me logon e Partisë së Lirisë, me të cilën u futën dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
"Kjo është një gjë, nuk po them fare e prëndësishme, por sigurisht do të zgjidhet nga teknikët dhe është zgjidhur. Në 30 vite, PD ka krijuar gjithmonë aleanca dhe ka bërë bashkëpunime. Ne kemi gjithmonë në koalicion me partitë e tjera, nuk bëhet me vetëm një parti, por me 20 apo 30 parti,"- tha Paloka.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se grupit të Enkelejd Alibeajt i kishte propozuar edhe 'diçka ekstra'. Në një deklaratë për gazetarët, Paloka tha se kishte pranuar të shkelte etikën dhe i kishte premtuar Alibeajt që do t'ia mbështete edhe vetë ndonjë kandidat që ai mund ta nxirrte për zgjedhjet lokale, me potencial fitues.
"Do ju them dhe diçka tjetër, u kam ofruar që kur shohim që kemi një kandidat që mund të jetë i asaj pale dhe gjithë kjo situatë konfliktuale mund ta pengonte të kandidonte, i ofrova mbështetje. Do dilja edhe vetë unë e do ta mbështesja publikisht, duke shkelur dhe etikën me kandidatët e tjerë. Përveç Primareve ne nuk kemi diskutuar asgjë tjetër, nuk kemi kërkuar gjë tjetër. Primaret janë flamuri i Partisë Demokratike,"- tha Paloka.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se tërheqja e Enkelejd Alibeajt ka treguar se qëllimi i grupit të tyre ka qenë shkrirja e strukturave të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për gazetarët, pas 'prishjes' së negociatave me Alibeajn, Paloka tha se statuti i 11 dhjetorit dhe Primaret ishin të palëvizshme që në momentin e nisjes së bisedimeve mes dy palëve.
"Në asnjë moment qëllimi i tyre nuk ka qenë bashkëpunimi, mesa duket qëllimi i kësaj farse ka qenë zhbërja e statutit të Partisë Demokratike. Këtë mendim arrij të nxjerr. Gjatë gjithë kohës, unë i kam ofruar të gjitha lehtësirat e mundshme. E vetmja gjë për të cilat ne nuk kemi hyrë në diskutime ka qenë statuti. Siç e lexuat vetë deklaratën e tyre, çfarë kërkohej? Kërkohej eliminimi i të gjithë strukturave të Partisë Demokratike, i ngritur nga një vit jo i lehtë, kërkohëj eliminimi i strukturës, theksohej që të kishte një strukturë jashtë këtyre, që të merrte vendime me votë unanime. Kjo gjë do të thotë që nëse njëri prej tyre thotë 'jo', bllokohet gjithë procesi. Kjo gjë bëhet në momentin kur ti pa nisur ende dialogun, kërkon të bllokosh një proces. Presupozohet që ke hyrë me vullnetin tuaj. Sigurisht që kërkova të ndryshohej, dje bisedova me Bardhin dhe i kam kërkuar pikërisht këto gjëraqë po ju them ju. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë, nuk kemi pse diskutojmë fare,"- tha Paloka.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se nuk u kanë vënë asnjë kusht deputetëve të PD-së që mbështesin Enkelejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediat, pasi Alibeaj ndërpreu negociatat, Paloka tha se nuk u kanë vënë asnjë kusht. Ai tha se nëse do të donin të vinin kushte, do të kishin kërkuar tërheqjen e padisë për vulën e PD-së.
"Asnjë kusht nuk kemi vëmë ne, Primaret janë të padiskutueshme. Cili do të ishte kushti që mund të vendosnim ne, minimalisht i kërkonin çështjen për të cilën jemi në gjyq. Nuk kërkuam as tërheqjen e padisë absurde që kanë bërë në gjykatë, as njohjen e Berishës si kryetar, nuk kërkuam asnjë prej këtyre. Që aty duhet të gjykohej që nuk ka vullnet për bashkëpunim,"- tha Paloka.
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se negociatat me deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeaj nuk kanë nisur me të mandatuarin Gazment Bardhi. Në një deklaratë për mediat, pasi Alibeaj 'ndërpreu' negociatat, Paloka tha se bisedimet kanë filluar një muaj më parë, me një tjetër person. Emrin, këtij personi, Paloka nuk preferoi t'ia bënte publik.
"Negociatat nuk kanë filluar sot me zotin Bardhi, por kanë filluar më herët, me një person që nuk dëshiron të bëhet publik. S'kam pse ta them unë,"- tha Paloka.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i prerë; askush nuk e prek dot flamurin e PD-së dhe se opozita nuk pengohet nga askush që nuk afrohet për marrëveshje. Në një deklaratë për mediat e mbledhura para selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratën e Enkelejd Alibeajt dhe mbështetësve të tij, se nuk do të kishte asnjë marrëveshje për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pyetur nga gazetarët për ndikimin e vendimit të Alibeajt, Berisha theksoi se nuk dihet sesa persona kanë marrë vendimin, megjithatë shtoi se e kishin të qartë vijën e kuqe, se nuk do të prekej as Statuti dhe as Primaret.
"Statusi i 11 dhjetorit është Kushtetueta e PD ë rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj imagjinate, kompetence për t'u shkelmuar. është dokumenti bazë i PD në momentet kur ishte në momentin "To be, or not to be". Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës. Ose çeta e hajdutëve. Opozita nuk pengohet nga asgjë për të firmos fitoren në këto zgjedhjet. Janë një grup deputetësh. U ftuan dhe erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen dhe të garonin për çdo post në këto bashki. Të paraqesnin kandidatura. Ose të krijonin fraksionin. Ata, sesa janë nuk e di, nuk e duan as statutin, as primaret. Ai që prej flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq. Do ta shihni ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri PD-së,"-tha Berisha në fjalën e tij.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha do të mbledhë Kryetarët e degëve të Tiranës në orën 19:00. Njoftimi për takimin vjen vetëm pak minuta pasi Enkelejd Alibeaj deklaroi se palët nuk do të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të zhvillohet me 14 maj. Në këtë takim pritet që Berisha të bëjë edhe reagimin e parë, pas refuzimit nga deputetët e tjerë të PD-së.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në orën 19.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes. Fjala e Kryetarit Berisha do të jetë live.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
TIRANË- Nuk ka bashkim të Partisë Demokratike. Dialogu i nisur prej pak javësh ka dështuar dhe grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn ka vendosur të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Alibeajt me deputetët e PD-së, pas tre takimeve të zhvilluara mes të mandatuarve, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Në njoftimin për shtyp, grupi i Alibeajt bën me dije se bisedimet mes Berishën nuk kanë qenë ‘pa kushte’ dhe se pavarësisht zotimit publik për të dalë me një kandidat në 14 maj të vitit 2023, ka prevaluar interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, për rrjedhojë dhe Sali Berishën si kryetar të PD-së. Nisur nga kjo situatë, Alibeaj ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e grupit të tij në zgjedhjet e ardhshme vendore me kandidatët e tyre.
Takimet mes Bardhit e Palokës nisën më 18 tetor, ditë kur Berisha publikoi kalendarin e Primareve që do të nxjerrin kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale. Ata u takuan tre herë dhe në ekrane të dy janë shprehur se ka vullnet për bashkëpunim, por vetë kryedemokrati Berisha ishte i prerë kur tha një natë më parë se procesi i primareve ishte i panegociushëm. Ai komentoi propozimin e Bardhit për 'Polls' dhe tha se sondazhet duan të paktën 1 milionë euro, para që PD-ja nuk i ka. Berisha gjithashtu u ka ofruar mundësinë deputetëve që mbështesin Alibeajn që të dalin si fraksion më vete në PD.
DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE:
Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar. Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale. Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”.
Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve. Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.