11 Qershor 2026, 14:14
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar shtyrjen e interpelancës me Ministrin e Brendshëm, duke e cilësuar këtë vendimin si shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Bardhi argumentoi se Ministri ka detyrim kushtetues të jetë i pranishëm në Kuvend për t’iu përgjigjur kërkesave për interpelancë dhe se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pa votim.
Bardhi theksoi se interpelanca ishte kërkuar me procedurë urgjente për shkak të vrasjes punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe se Ministri duhet të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime. Demokrati tha më tej se mungesa e Ministrit nuk mund të përdoret si arsye për shtyrjen e interpelancës, ndërsa akuzoi mazhorancën se po cenon të drejtat kushtetuese të opozitës dhe po shmang llogaridhënien në Kuvend.
"Zonja nënkryetare sapo shkelët rregulloren e kuvendit. Së pari nuk ka takim apo telefonatë ministri, që mund t'i shmanget Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dhe kushtetuta detyron ministrin të jetë prezent në kuvend. Ministri mund të ketë nevojë edhe të dalë në banjo, dhe të thotë nuk do bëj interpelancën se do shkoj në banjo. Po ky nuk është justifikim. Dhe interpelanca urgjente me ministrin është në rend dite. Nuk e shtyn dot ti. Që me mikrofonin ndezur, thua shtyhet për javës tjetër. Kush je ti që ndryshon rendin e ditës, të seancës plenare? Ku e bazon ti këtë? Me çfarë lehtësie injoroni ju të drejtat kushtetuese të opozitës. Kush je ti që na mohon ne të drejtat kushtetuese? Ndryshimi i rendit të ditës bëhet me votim nga seanca plenare. Ke votim ti? Me çfarë lehtësie ngrihesh ti dhe thua shtyhet javës tjetër se është në banjo ministri? Me çfarë të drejte? Ministri, ndërprit seancën, të mbarojë çfarë takimi ka dhe të vijë këtu të japë llogari.
Nuk kemi kërkuar interpelancë normale, kemi kërkuar interpelancë urgjente, sepse çështja është urgjente. Është vrarë në krye të detyrës një punonjës policie, për shkak të një keqkalkulimi të atij operacioni policor dhe ministri duhet të vijë këtu dhe të japë llogari për Kuvendin e Shqipërisë. Pashë që ishte... në vend që ta shpërbleni familjen e tij, pashë që kishte shpërndarë drejtori i policisë SMS për të mbledh lekë nga punonjësit e policisë. Ky shtet jemi ne, që nuk nderojmë as të rënët në krye të detyrës. Shkuat, vajtuat për një gjyqtar që u vra në sallë të gjyqit dhe e keni braktisur familjen e tij. Asnjë masë nuk ka marrë kjo qeveri. Vritet një punonjës policie, thua nuk vjen të japë llogari në kuvend ministri se ka shkuar në tualet. Jo zonjë, nuk bëhet kështu. Ke detyrim të respektosh rregulloren e kuvendit, e ke në rend dite.
Nuk ndryshon dot ministri rendin e ditës. Se kishit firmosur dhe një shkresë, për interpelancën e kërkuar me ministrin e infrastrukturës, që thoshte, ministri, ja na ka thënë, që privatët janë në gjyq që kështu ministri nuk vjen të japë llogari. Ministri jep llogari sepse ajo procedurë për aeroportin është miratuar me ligj të posaçëm të këtij kuvendi. Kontrata koncesionare është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Dhe ne nuk pyesim për konfliktin mes ortakëve, por kemi për detyrë të pyesim çfarë masash ka marrë ministria për një kontratë koncesionare, për zbatimin e kontratës koncesionare. Nuk mund ta injoroni ju kushtetutën vetëm se keni mikrofonin përpara. Është në rend dite zonjë, dhe ti nuk ke asnjë autoritet për të ndryshuar rendin e ditës. Ndërprit seancën plenare dhe sill nga tualeti ministrin e brendshëm të japë llogari për vrasjen e një punonjësi policie. Faleminderit," tha Gazment Bardhi./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
11 Qershor 2026, 13:51
E. D
Sofjan Japuaj
TIRANË- Ministri i Mjedisit, Sofjan Japuaj deklaroi gjatë interpelancën me deputetët e opozitës se askush ...
Politike
11 Qershor 2026, 13:43
I.A
Sofjan Jaupaj dhe Ina Zhupa
TIRANË- Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha në Kuvend se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare janë arsy...
Politike
11 Qershor 2026, 13:08
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në një prononcim për gazetarët në dalj...
Politike
11 Qershor 2026, 12:37
E. D
Ilir Meta, Sali Berisha
TIRANË- Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas njoftimit për heqjen e sanksioneve të SHBA, ndaj Kryedemokratit Sal...
Politike
11 Qershor 2026, 12:19
I.A
Xheni Karaj
TIRANË- Aktivistja e LGBT+ Xheni Karaj i është kthyer kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit bëri një reagim në...
Politike
11 Qershor 2026, 12:17
E. D
Elda Hoti
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti gjatë fjalës së saj në Kuvend foli lidhur me heqjen e sanksionev...
Politike
11 Qershor 2026, 12:05
E. D
TIRANË- Përgjatë dhjetë ditëve të protestave masive në Tiranë, të cilët kërkojnë ndalimin e p...
Politike
11 Qershor 2026, 11:59
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Kuvendi është përfshirë në euforinë e thirrjeve të protestuesve në Bulevard. Në m...
Politike
11 Qershor 2026, 11:53
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Në replikën e tij me deputetin demokrat Belind Këlliçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla...
Politike
11 Qershor 2026, 11:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës s&eum...