LIVE UPDATES
Politike

“Basha do vijë në krye të PD me metoda hileqare”, Alizoti: Rikthimi në skenë, i turpshëm!

Tomor Alizoti ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike.

10 Qershor 2023, 17:58 Nga k.m.
“Basha do vijë në krye të PD me metoda hileqare”,
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka deklaruar se në kushtet që ndodhet momentalisht opozita e ka të pamundur që të vijë në pushtet, ndërsa ka renditur edhe arsyet që sipas tij çuan në një rezultat të tillë të opozitës në “Lokalet 2023”. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë”, Tomor Alizoti u shpreh se ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të rikthehet në krye të selisë blu, por me “mënyra hileqare”.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Çfarë treguan zgjedhjet?

Tomor Alizoti: Shqipëria ka 30 vite me problemin themelor të demokracisë, zgjedhjet. Sa kalon koha, zgjedhjet në vend po bëhen të pamundura. Ky sistem të mundet me zgjedhje normale është e pamundur. Duhet që opozita dhe shoqëria të prodhojë një numër votash maksimal. Duhet një numër maksimal votash që të prodhojë ndryshimin, ndryshe është e pamundur përballë makinacioneve të qeverisë dhe mafias. Në qarkun tim, Ministria e Brendshme ka qenë e gjitha në Berat. Nëse nuk prodhohet një lëvizje e madhe popullore opozita nuk mund të fitojë dot në Shqipëri. Problemi në vend është ndërhyrja në zgjedhje, dikur ishe amatoreske sot është një industri. Nuk mund të përdorësh administratën si një armatë për interesat e tua. Nëse përdor paranë e pisët, po të shohësh edherënien e monedhave, sillet monedhë e huaj me shumicë, që bëri rënien e valutës. Kjo ndodh çdo herë për zgjedhje. Ky është një element shumë i rëndësishëm e problematik. Një tjetër arsye për rezultatin e zgjedhjeve është situata në PD dhe fakti që opozita nuk po arrin të nxjerrë një alternativë.

Nisida Tufa: Pas zgjedhjeve patëm rishfaqje të ish kreut të PD Basha. Si e patë këtë rikthim të tij?

Tomor Alizoti: Dalja në skenë e një njeriu që nuk ka prodhuar gjë gjatë karrierës së tij, e priti që të arrinte partia e tij një rezultat e të vijë tani si shpëtimtar… Zoti Basha është totalisht produkt i Berishës, nuk ka bërë një minuta në jetën e tij jetë partiake. Erdhi e u bë ministër. Provoi të gjitha postet e nuk kishte sukses. Kjo nuk ka më logjikë politike, është marrëzi.

Nisida Tufa: Mund të sjelli diçka të re ai?

Tomor Alizoti: Bashën e ka mbajtur në politikë vetëm Sali Berisha. Në sytë e mi Basha nuk është politikan. Riardhja në këtë skenë është e turpshme. Njeriu duhet të ketë një lloj karakteri dhe kufiri tek vetja. Po të shihni edhe mbledhje në PD. Të fusësh njerëz në një mbledhje, kjo është fyese për të gjithë, qofshin demokratë apo jo. Të fyhen deputetët se përse mendojnë ndryshe? Basha kërkon të rikthehet me metodat e tij hileqare e të marrë dyqanin e tij. Unë mendoj që do ja arrijë.

Nisida Tufa: Mbështesni sprapsjen e Berishës?

Tomor Alizoti: Mbështes çdo opozitar që ka një aksion politik për të kundërshtuar pushtetin. Berisha ka ende aksion politik. Berisha duke i pasur të gjithë kundër solli një rezultat që gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm. Pra ai ka aksion politike por jo mjaftueshëm. Opozita sot me ato vota që ka që janë të alokuara tek Berisha, janë një bazë e madhe opozitare. Ky grupim është aksioni më i madh i opozitës shqiptare. Beteja Basha-Berisha nuk sjell asgjë të mirë për opozitën.

Nisida Tufa: Keni folur për krijimin e një konfederate të opozitës.

Tomor Alizoti: Krijimi i konfederatës, sjell që të gjithë ta që mendojnë ndryshe nga Berisha e Basha te bëjnë opozitë përballë pushtetit.

Nisida Tufa: Berisha ka deklaruar se mund të ulet me çdo deputet të PD veç Bashës e Alibeajt

Tomor Alizoti: Demokratët i kanë dhënë kësaj force koha nga koha e tyre.

tomor alizoti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet