Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Sot grupi i Bashës ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. •Gjatë mbledhjes Kuvendi ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë. • Në bazë të ndryshimeve të miratuara, Kryetari Lulzim Basha ka marrë edhe postin e kreut të grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi. •Gjithashtu me statutin e ri thuhet se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. •Ndërkohë gjatë mbledhjes po votohet Këshilli i ri Kombëtar. •Të pranishëm në Kuvend janë 10 deputetë, ndërsa ka rënë në sy mungesa e e ish-kreut të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe prania e Ori Nebiaj, e cila me pjesëmarrjen e saj duket se ka braktisur Bardhin.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që Lulzim Basha bëri me mbështetësit e siguruar me ndihmën e pushtetit. Garo me anë të një postimi në Facebook është shprehur se më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Basha, përmes eventit Balla-Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut.
Postimi i Plotë:
Reagim i zëdhënëses së PD Floriana Garo: Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla - Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut! Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng - kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ja marrë këtë “privilegj”. Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur të përballen me Ramën dhe jo të bëhen pjesë e shoqatës së pengjeve Basha apo pazareve të tij!
TIRANË- Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës dhe grupit të tij ka përfunduar. Mbledhja e sotme ka miratuar ndryshimet e reja statuore.
Sipas ndryshimeve, Basha edhe nëse humb zgjedhjet nuk ka arsye përse të jap dorëheqjen nga partia. Kjo i jep Bashës mundësinë që të jetë kryetar gjatë gjithë jetës së tij edhe nëse nuk fiton asnjë palë zgjedhjeve.
TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.
Bardhi ka thumbuar Lulzim Bashën pasi Kuvendi i hoqi postin e kreut të grupit parlamentar me anë të një thënie të Dostojevskit, mes ironisë: Të gënjesh veten për të disatën herë, është e pafalshme!
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”, shkruan Bardhi.

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga Basha miratoi ndryshimet në statutin e partisë.
Lulzim Basha është edhe kreu i grupit parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhen që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, ne kete rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
NENI 47 SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
1) Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së.
2) Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga Sekretariati në ushtrimin e kompetencave të tij. Anëtarët e Sekretariatit zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.
3) Në mungesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë mund të komandojë një nga anëtarët e Sekretariatit të ushtrojë funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm. Komandimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj
NENI 48 GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË
1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit
Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve
të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.
4) Grupi Parlamentar i PDSH-së:
a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit
dhe interesave të PDSH-së;
b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij
në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;
5) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.
Sipas Salianjit mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend.
‘Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!’- shkruan Salianji.
TIRANË- Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj e ka justifikuar mosprezencënn e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë.
Mësohet se Alibeaj do të jetë i pranishëm në Kuvend me një videomesazh.
TIARNË- Deputetja Ori Nebiaj duket se ka braktisur Gazment Bardhin dhe ka vendosur që t’i bashkohet Lulzim Bashës.
Në pamjet e siguruara Nebiaj shihet mes demokratëve dhe është bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar.

Kujtojmë se Ori Nebijaj hoqi dorë nga moderimi dhe pranoi postin e deputetes duke zëvendësuar kështu vendin e Grida Dumës pas largimit të saj.
TIRANË- Grupi i Bashës ka nisur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në ambientet e Pallatit të të Sportit “Asllan Rusi”. Në nisje të mbledhjes, Lulzim Basha është pritur me duartrokitje nga anëtarët.
Ta pranishëm në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë 10 deputetët:
Lulzim Basha
Flutura Açka
Arbi Agalliu
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Eranda Tase Bano
Kreshnik Çollaku
Seladin Jakupllari
Oriola Pampuri
Ori Nebiaj
TIRANË- Një ndër propozimet që pritet të miratohet sot në Kuvendin Kombëtar të mbedhur nga Basha është ai që ndryshon postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.
Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin. Me këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi.
Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike. Kujtojmë se sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të merren disa vendime me rëndësi.
NENI 48
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË
1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.
4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së;
b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;
c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.
