LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në 2008 dëmtoi bashkëjetesën demokratike

• Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim në Vlorë me të rinjtë. • Basha tha se ka një një vizion, një projekt për të rregulluar ato aspekte të jetës politike, prishja e të cilave ka ndikuar jetën ekonomike dhe shoqërore të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. • Ai u shpreh se marrëveshja e Sali Berishës me Edi Ramën në 2008, dëmtoi bashkëjetesën demokratike • Basha deklaroi se PS-ja është parti që riciklon vetveten, pa krijuar hapsirë për të rinjtë, në kuptimin e kontributit.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Është bërë pishman që ka përjashtuar Berishën nga PD? Ja si përgjigjet Basha (VIDEO)

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në
Lulzim Basha

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet ditën e sotme nga të rinjtë në Vlorë se nëse është bërë pishman që ka përjashtuar kryedemokratin Sali Berisha nga PD. Ai tha se nuk është bërë aspak pishman, pasi një vendim të tillë e ka marrë nisur nga interesi i demokratëve. 

'Përgjigjet e drejtëpërdrejta kanë sukses të jashtëzakonshëm. Por kjo nuk është një përgjigje të cilës mund t’i përgjigjem me po apo jo. Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një gupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokatëve, të cilët e kanë parë me 14 majin se ku na çon vendimmarja e gabuar, se ku na çon gjykimi pa mend në kokë. Po gjykimi vetëm me emocion të cilin e kuptoj. Shiko, mua nuk do të më dëgjoni kurrë të bëjë bardh e zi. Bardh e zi është varfëri mendore dhe varfëri shpirtërore. Nuk do të më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur, me bindjen se ka qenë rruga e drejt. Maksimumi mund të pendohem, siç jam penduar për jo pak gjëra dhe të kërkoj ndjesë siç kam kërkuar ndjesë, por duhet të kërkoj edhe më shumë, por jo të rivizatojë të kaluarën nisur nga interesat e të sotmes apo të nesërmes, këtë nuk kam për ta bërë kurrë. Me Sali Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, të padiskutueshme që edhe sot nuk mund t’i mohojmë as unë dhe askush tjetër. Unë i pai jo, sikundër me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që në këtë moment, meqë ai shpall armik këdo që si pëlqen dhe unë ta shpall armik. Nuk jam për këtë.'- tha Basha.

1 VITE ME PARE

Basha 'përgatitet' për zgjedhjet e ardhshme: Majin e 2025-ës do kërkojmë besimin e qytetarëve

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në
Lulzim Basha

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme përballë të rinjve se në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, do të përpiqet që të fitojë besimin e qytetarëve. Ai tha se në atë vit, do të bëjë sërish takime intensive me qytetarët ku do të shpalosë ofertat për një të ardhme më të mirë.

"As të kesh respektin e kolegëve në profesion, mjafton që me një rrugë të shkurtër, pa asnjë kufizim për rrezikun që kjo paraqet për ty si person dhe për ata që ke rreth vetes, të sigurosh të ardhura në mënyrë të papritur. Po pse kështu do të zhvillohet Shqipëria? Kështu do të zhvillohet Vlora? Mirë sot, se ju thash këta janë sot për sot, po nesër? Nesër ku do të shkojnë fëmijët e tyre? Që mendojnë se me një rrugë Londre, me dy rrugë Italie, apo me tre rrugë Spanje sigurojnë jetën e tyre dhe fëmijët e tyre? Ku do shkojnë pastaj, si? Partia Demokratike, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh dhe ka ndodhur, është shpresë për këtë vend. Dhe aleanca jonë me perëndimin është shpresë për këtë vend. Dhe lufta jonë kundër korrupsionit, është shpresë për këtë vend. Por edhe këto nuk mjaftojnë, na duhet të ndëtojmë apo rindërtojmë alternativën se si ta nxjerrim Shipërinë dhe Vlorën nga ky qorrsokak. Dhe alternativë do të thotë një ofertë realiste, e besueshme për çdo sektor të jetës dhe mesazherët e duhur, ekipi i duhur për ta bërë këtë ofertë realitet. Dhe kjo është një punë e madhe që na pret, ndërkohë që koha është e shkurtër, sepse majin e 2025-ës na pret përsëri takimi me popullin, ku duhet të shpalosim këtë ofertë, duhet të shpalosim këtë ekip për të kërkuar besimin e qytetarëve"

1 VITE ME PARE

Basha ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën?

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në
Lulzim Basha

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar sërish Berishën nga takimi me të rinjtë në Vlorë. Ai thotë se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

DEKLARATA E BASHËS:

Përgjigjet e drejtëpërdrejta kanë sukses të jashtëzakonshëm. Por kjo nuk është një përgjigje të cilës mund t’i përgjigjem me po apo jo. Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një gupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokatëve, të cilët e kanë parë me 14 majin se ku na çon vendimmarja e gabuar, se ku na çon gjykimi pa mend në kokë. Po gjykimi vetëm me emocion të cilin e kuptoj. Shiko, mua nuk do të më dëgjoni kurrë të bëjë bardh e zi. Bardh e zi është varfëri mendore dhe varfëri shpirtërore. Nuk do të më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur, me bindjen se ka qenë rruga e drejt. Maksimumi mund të pendohem, siç jam penduar për jo pak gjëra dhe të kërkoj ndjesë siç kam kërkuar ndjesë, por duhet të kërkoj edhe më shumë, por jo të rivizatojë të kaluarën nisur nga interesat e të sotmes apo të nesërmes, këtë nuk kam për ta bërë kurrë. Me Sali Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, të padiskutueshme që edhe sot nuk mund t’i mohojmë as unë dhe askush tjetër. Unë i pai jo, sikundër me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që në këtë moment, meqë ai shpall armik këdo që si pëlqen dhe unë ta shpall armik. Nuk jam për këtë. Në një moment, pas vendimmarrjes së Shteteve të Bashkuara për ta shpallu non grata, ne u bllafaquam me një vendimmarje të vështirë, vendimmarrje që në fakt sfidon nëse je lider i vërtet apo i rremë. Se lider për të marrë vendime kur je në majën e pushtetit janë të gjithë. Dalim aty, në vecanti këtu në bulevardin kryesorë të Vlorës dhe e kemi plotë me lider të kalibrit europianë apo jo? Ama prova e vërtetë e lidërshipit është kur duhet të marrësh vendim të vështirë. Sprova e vërtetë e lidrershipt është nëse ndodhesh para një vendimi që o do të sakrifikosh veten, o do të sakrifikosh ata që të kanë besuar lidershipin. Lidershipi që sakrifikon ata që i kanë besuar lidershipin për të shpëtuar veten, është lidership i rremë. Dhe unë nuk pranova i dashur Edison, të jem një lider i rremë. Unë e dija që pa majen e një vendimi të tillë, Partia Demokratike dhe demokratët do të futeshin në një kolaps, në një rrugë pa krye dhe për asnjë çastë nuk pretendova të kundërtën. Dhe kjo, padiskutim që më vuri paa përgjegjësisë për të marë atë vendim. E dgjuat çfarë tha pas kësaj? Dëgjuat sulmet, baltën, shpifjet? Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq? Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur.

Dhe sot hapi i duhur është të reflektosh dhe në rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet. Kurrë nuk është vonë. Për të ruajtur atë vlerësim për aspektet pozitive të lidershipit të tij, por për të mos e thelluar edhe më tej zullumin, dëmin që i ka bërë demokratëve me pjesë të errëta që janë shfaqur në veçanti gjatë këtyre muajve, gjatë këtij një vit e gjysmë. Por kjo nuk është në dorën time, as në dorën tënde. Kjo është në dorën e tij. Në dorën tonë është të vazhdojmë verbtazi pas një rruge qore, apo të hapim rrugën tonë dhe të bashkohemi në këtë rrugë për të ecu përpara. Ky është vendimi që duhet të marrim. Shumica prej jush në këtë sallë besoj, por edhe të tjerë që prej dhjetoit të vitit 2021 e kanë marrë vendimin. Dhe ftesa ime është të bashkojmë sa më shumë qytetarë, sa më shumë deokratë eth kësaj rruge, sepse ky është shansi i vetëm për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitoes dhe për ta çuar Shqipërinë tek ndryshimi i shumëpritur. Nuk ka asnjë asye për t’u kthyer mbrapa, duke përfshirë këtu edhe vendimin e 9 shtatorit. Prandaj, sa më shumë kohë kalon aq më i bindur jam që vendimi i 9 shtatorit ishte vendimi më i drejt, madje mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është që ky vendim të ishte marrë edhe më herët, për t’i çliruar demokratët edhe nga pesha e rëndë e të kaluarës.

1 VITE ME PARE

“Marrëveshja Berisha-Rama në 2008 dëmtoi bashkëjetesën demokratike”, Basha: Duhen listat e hapura (VIDEO)

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në
Lulzim Basha me te rinjte

VLORË-Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë, ku këtë të enjte u ndal në Vlorë. Teksa vuri në dukje se ka një platformë për ndryshimet kushtetuese, ai tha se marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesën demokratike.

“Si mund të ndryshojmë një rreth vicioz që ka nisur që me ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës në 2008-en, të cilat fatkeqësisht i bënë shumë dëm bashkëjetesës demokratike. Unë jam i bindur se ndryshimi i këtij rrethi vicioz. Ju e kuptoni që një gjysëm sjell një gjysëm tjetër.

Njerëz të vendosur në lista nga kryetarët e partive, vetëm këta të votohen dhe mund të shkojnë në Parlament sipas renditjes në listë, jo sipas votave që jepni ju. Nuk ka rëndësi nëse njëri merr, Blendi merr 9 mijë vota, Ismaili merr 5 mijë vota. Ismaili është i pari në listë dhe hyn Ismaili. Pse?! Sepse kështu ka gjykuar kryetari i partisë.

Këto janë listat e mbyllura që vazhdon e dikton të tjerë përfaqësues në Parlament nga ata që voton populli. Dhe pastaj kur shkojnë në Parlament, kur shkon në parlament Ismaili mban në fuqi të njejtin ligj. Sepse ai e di që në garë ka ardhur me 5  mijë vota. Po ta hapë listën, në Parlament do të vijë Blendi me 9 mijë vota.

Ky është rrethi vicioz. Ky është kurthi në të cilin jemi futur prej 2008-ës”, tha Basha ndër të tjera.

 

1 VITE ME PARE

'Të marrë fund banaliteti'/ Basha me të rinjtë: Duhet ndryshuar sistemi politik i vjetëruar, duhen listat e hapura

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në
Lulzim Basha

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi ditën e sotme të rinjtë në Vlorë, prej nga tregoi objektivat e tij për drejtimin e partisë. Basha tha se duhet ndryshuar sistemi politik si dhe shtoi se duhet që listat të jenë të hapura. 

DEKLARATA E BASHËS:

Duket qenë i prirur të besoj, se rinia pavarësisht bindjeve politike dhe çfarë është më e rëndësishmja, pavarësisht prej mosangazhimit politik, që nuk është indiferencë por është bojkot, është të folurit me kthimin e kurrizit të sistemit të vjetër. Ne kemi mundësinë ti bashkojmë njerëzit. T’I bashkojmë njerëezit rreth vlerave, të projekteve që na çojnë përpara. Natyrisht, këtu do të kemi një luftë të madhe. Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky? Se duan të flasin vetëm ata. Të njejtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata. Por nuk e kanë vetëm me mua. Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua.
E kanë me ju! Nuk duan fytyra të reja. Nuk duan zëra të rinj në debat. Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ne nuk do t’i lejojmë. Ne nuk do të lejojmë që banaliteti të marrë peng këtë dialog, këtë debat të nisur së bashku nga Shkodra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan, Durrës, Berat e kudo nëpër Shqipëri.
Dhe mënyra për ta bërë këtë është pikërisht t’i ikim kurthit të emrave të përveçëm dhe të bashkohemi rreth kauzave të përbashkëta, të djathtë e të majtë, rini e të moshuar.
Duam një përfaqësim politik real, që vendimet që merren në Parlament dhe qeveri të merren nisuyr nga votat e qytetarëve.
Nuk ka rëndësi për ne emri i kryeministrit, i kryebashkiakut sa ka rëndësi fuqia që i japiim votëm për të ndryshuar realitetin politik.
Si e ndryshon?
Duke zgjedhur dikë apo duke shkarkuar dikë.
Por duhet t’i japim fuqi votës. Vota nuk e ka këtë fuqi sot.
Prandaj listat e hapura, vetingu politik, kufizimi i mandatit janë tre tema që do të doja që sot t’I ndanim së bashku me të gjitha temat e tjera që ju mendoni t’i ndajmë së bashku si individ por edhe si qytetarë të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Çfarë tregoi 14 Maji?! 14 Maji është pika fundore e besimit tek politika. Partia më e madhe me 14 Maji është partia e atyre që nuk shkuan për të votuar; e kam fjalën për ata që fizikisht dhe në Vlorë e në Shqipëri. Sepse po të shtojmë ata që janë në emigracion dhe që padrejtësisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, që kanë vendosur që ata të votjnë dhe prapë se prapë nuk I lëmë të votojnë. Sepse qeveria nuk merr masa që ata të votojnë. Teksa mungon debate se çfarë masash duhen marrë që votimi I tyre të bëhet I mundur.
Dhe po t’I fusim edhe ata Brenda pjesa që shkon në kutinë e votimit dhe zgjedh parlament, krybashkiak e për rrjedhim qeverisjen e Shqipërisë është pakicë e pakicës.
Më 14 Maj kemi arritur më të fundit të besimit të politika.
Çfarë duhet të bëjmë që të ringjizim besimin tek politika, jo si një mjet për t’I shërbyer një grushti njerëzish por si një mjet për t’iu shërbyer qytetarëve.
Përse kemi ardhur këtu?
Sepse shumica e qytetarëve nuk besojnë më që ky system politik, me këto rregulla të pabarabarta, të padrejta I shërben atyre, iu shërben ju. Por në fakt iu shërben një grushti njerëzish.
Si iu shërben?
Duke mbajtur në xhiro një grusht njerëzish, hiq këtu, vër aty; kalo nga një post tek tjetri. Por një grusht njerëzish mbeten në kupolën drejtuese e vendit. Pavarësisht se koha ecën janë të njejtët njerëz. Dhe tipari kryesor është se nuk hapet mundësia për të tjerë që duan të japin një kontribut, të tjerë që e shohin se mund t’i përfaqësojnë denjësisht qytetarët e tyre e gjejnë të pamundur të japin një kontribut.
E kam fjalën për të rinj në politike dhe të rinj në moshë.
Padiskutim që paga është produkti I një ekonomie që lëngon.
Paga, kushtet e jetës; pra gjendja ekonomike është një nga arsyet kryesore pse ikin shqiptarët dhe pse largohet rinia. Për këtë besoj se biem dakord. Është e dhimbshme por kështu është.
Mungesa e shpresës edhe pë rata që kanë paga të mira.
Unë njoh shumë bashkëmoshatarë që vijnë nga familje me të ardhura të mira apo të punësuar në punë të mira që e kanë mendjen të ikin.
Pra, nuk janë vetëm ata që nuk kanë një pagë të mirë, janë edhe ata që kanë një pagë të mirë që duan të ikin.
Është kështu apo jo?!
Mungesa e shpresës dhe sigurisë.
E shpresës për një të neserme të mirë.
Mungesa e kushteve ekonomike, mungesa e shpresës.
Për mendimin tim ka edhe diçka thelbësore që I bën qytetarët, në veçanti të rinjtë, të mendojnë largimin si alternativën e vetme.
Është e njejta gjë që e bëri rininë të kthente kurrizin zgjedhjeve të 14 Majit, fakti që nuk dëgjoheni.
Nuk ju dëgjon më vendimmarrësi.
Nuk ju dëgjëon më politikbërësi.
Nuk ju dëgjon njerëzit në përgjithësi, dhe nuk dëgjon të rinjtë në veçanti.
Kur nuk dëgjohesh, është e kotë të qëndrosh. Largimi I parë. Shenja e parë është qëndrimi I 14 Majit, largimi nga procesi I votimit.
Nuk është indiferencë.
Nuk është apati.
Është akt.
Ju na keni kthyer shpinën. Dhe ne iu kthejmë shpinën.
Është I pamjfatueshëm
Nëse me 14 Maj ju folët me heshtje, tani është koha që të bëhemi të gjithë bashkë dhe të flasim me zë të lartë, gjithmonë e më të lartë.
Sepse pa u dëgjuar rinia në veçanti, dhe qytetarët në tërësi, si mund të formulohen politika që iu vijnë në ndihmë njerëzve?
Pa garantuar hapsirën që do të dëgjoheni dhe pas kësaj hapsirën, ku mund të mrerrni në dorë vetë përgjegjësitë për t’i shërbyer problematikave dhe halleve që ju dëgjoni nga bashkëmoshatarët tuaj.
Gjykoj se këto janë dy hapa të domosdoshëm.
Por si mund të bëhen këto në këtë sistem?!
Kur nuk ka konkurrencë politike, nuk ka konkurrencë ekonomike.
Kjo kthehet në një model që reflektohet kudo; në universitet, në shkolla, në sport. Dhe paradoksi është që shqiptarët shkelqejnë në vendet ku emigrojnë, në vendin e tyre nuk bëjnë dot përpara.
Si ta rregullojmë?
Duke filluar nga sistemi politik. Duke filluar aty ku konkurrenca politike ka marrë fund dhe gjerat rregullohen me dorë. Dhe duke goditur këtë mekanizëm përmes ndryshimeve të sistemit politik.
Listat e hapura nuk janë thjesht dhe vetëm një teknalitet, janë një mundësi për t’I dhënë fuqi votës së qytetarëve, votës së rinisë.
Me lista të hapura, jam, I bindur se shumë deputetë do të mendojnë se jemi më mirë kështu se të kesh listën e hapur do të thotë të shkosh tek qytetari të marrësh votën. Dhe jo vetëm kaq, por të shkosh tek votuesi javë për javë, ditë për ditë dhe të japësh llogari çfarë ke bërë me atë votën?!
Çfarë është më kollaj kjo apo të vendosë kryetari në listë?!
Por çfarë është më e mirë për njerëzit?! Sigurisht që e para!
Mund të mos biem dakord për shumë gjera, ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por të paktën për këtë duhet të bashkohemi.
E vetmja mënyrë se si mund të ecim përpara është të bashkohemi rreth atyre objektivave që iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
Unë e di që po t’ju pyes këtu të paktë janë ata që duan të vazhdojnë me lista të mbyllura, të paktë janë ata që duan që kryetari i partisë të vazhdojë tyë përcaktojë listat për deputetë apo këshilltar bashkiak.
Sepse njerëzit për nga natyra janë të prirur që të kërkojnë që vota e tyre të ketë fuqi, që të jenë ata që të vendosin. Sigurisht që të informohen dhe më pas të vendosin. Vendimi mund të jetë i drejtë dhe pastaj e rizgjidhni. Vendimi mund të jetë I gabuar dhe e shkarkoni. Por nuk mund t’I merret vendimmarrja qytetarit dhe ti jepet një grushti njerëzish që ciklohen dhe riciklohen për 33 vite me radhë.
Së pari, të krijojmë instrumentat që të dëgjohen qytetarët, rinia.
Së dyti, që të rinovohet klasa politike jo me trampolinë, as me projekte okulte, por përmes votës së njerëzve.
Sepse jam I bindur që në momentin që hapim listat, momenti që partitë politike vetëdijësohen për fuqitë që ka rinia dhe të rinjtë në politikë, qytetarët masivisht do të zgjedhin për të rinovuar këtë klasë politike. Jo thjesht për faktin që ka 33 vjet në politike, por për faktin që ka një kohë të gjatë që nuk prodhon asgjë për njerëzit, ndërkohe që prodhon gjithçka për njerëzit e vet.
Mosbesimi tek politika na ka sjellë në mendimin se politika është diçka e keqe.
Jo! Ky është një kurth.
Nuk ka në demokraci mekanizëm tjeter për të ndryshuar gjërat, përveç politikës. Ama politikën e bëjnë të keqe ose të mirë personat që e përfaqësojnë.
Dhe sa më i vogël që të jetë grupi i personave që mendojnë se përfaqësojnë njerëzit, aq më i madh është shansi që të mos kemi përfaqësim port ë kemi riciklim të një klase politike 33 vjeçarë; që përfaqësohet nga individë që nuk shkulen nga pushteti i çfarëdolloji, jo se kanë për të dhënë, por sepse nuk ngihen duke marrë.
Kësaj duhet t’i jepet fund dhe mund t’i jepet fund përmes listave të hapura dhe përmes kufizimit të mandatit.

 

Është një mekanizëm që SHBA e kanë për presidentin e SHBA-ve. Mund të rizgjidhet vetëm një herë. Dy mandate.
Kushdo që të jetë. Edhe me popullori të jetë, është antikushtetuese të zgjidhet tre herë.
Kush tjetër ka kufizim mandati jo më shumë se dy herë?! Presidenti I Republikës ka kufizim mandate vetëm dy herë.
Presidentit të Republikës ia kanë hequr të gjitha kompetencat. Deri në 2008 Presidenti zgjidhej me 84 vota, pra kërkonte konsensus mes opozitës dhe qeverisë. Po të mos kishte consensus parlamenti shpërndahej dhe vinte prapë vendimarrja tek populli.
Tani, është me 71 vota. Avokati i Popullit zgjidhet me 74 vota. Presidenti me 71.
Pse?
Për të mos shkuar tek populli. Kur politika nuk prodhon dot konsesus për një president konsensual, duhet të shkojë tek qytetarët. Tani ata duan që edhe presidentin ta kenë në duart e tyre dhe të mos shkojë tek populli.
Një president me pothuajse zero, shumë pak kompetenca, siç është sot figura e Presidentit të Republikës, i ka thënë jo më shumë se dy herë.
Kryeministri, zyra me më shumë pushtet, që ka pushtetin më të madh nuk ka kufizim pushteti. Zyra me më shumë kompetenca, ka kufizim pushteti.
Iu vjen erë kjo apo jo?!
Kjo vjen erë të peshkut të para një jave pa frigorifer. Kjo nuk ka asnjë arsye justifikuese, përveçse grykësisë për pushtet dhe frikës prej qytetarëve.
Meqënëse Presidenti ka mandate dy herë, pse Kryeministri mund të ketë mandate pafund?!
Çfarë do të bëjë Kryeministri në mandatin e tretë që nuk i bëri në dy të parët?! Çfarë do të bëjë për njerezit se për veten e vet bën shumë.
Asgjë të re.
Kufizimi i mandatit asgjë e re. Është një mënyrë për të frenuar egon e sëmurë për pushtet. Sepse është thënë, jo vetëem në politike, por edhe në marrëdhënie shoqërore, nëse definojmë pushtetin si aftësia për të ndikuar tjetrin përkundër vullnetit të tjetrit, pushteti korrupton. Pushteti korrupton. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.
Dhe e treta, vetingu i politikanëve. E patë para dy ditësh, një zyrtar i policisë nuk e kaloi vetingun. E hoqën.
Vetingu në drejtësi është që ata që janë të papërshtatshëm për të ushtruar një funksion shtetëror të ikin.
Pse janë të papërshtatshëm?
Nuk justifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Kanë kontakte të papërshtatshme, rrinë me njerëz që nuk duhet të rrinë, njerëz që kanë kryer vepra penale.
Kjo vlen për prokuror, gjyqtar dhe punonjës të policisë. Kemi 5 vite që iu themi hajde ta bëjmë për politikanët.
E kërkojmë edhe për politikanët.
Thonë jo.
Pse jo?!
Pse politikanët që kërkojnë standard më të larta ndaj prokuroreve dhe policisë, nuk pranojnë këto standard për veten e tyre?!
Pas këtyre takimeve fillojnë sulmet ndaj meje, fillon balta. Pse?! Që t’iu ikin këtyre parashtrimeve që bëra unë sot. Nuk duan të flasin për këto të treja. Duan të flasin për çdo gjë tjetër, përveçse këtyre të trejave.
Pse janë të rëndësishme për Shqipërinë këto tre ccështje?
Pse janë rruga për t’i dhënë fund monopolit që e vjetra ka mbi politikën dhe për ti hapur mundësinë rinis?
Dhe pse po të bëhemi të gjithë bashkë është e pashmangshme?
Kjo platformë ndryshimi është e pandalshme. Pastaj kur të vijnë zgjedhjet të ndahemi. Ata që janë demokratë, të djathtë të qëndrës, lë të votojnë për PD, për të djathtën. Ata që besojnë për një program tjetër, le të votojnë për programin. Por sigurisht që mund të bashkohemi, dhe duhet të bashkohemi sepse demokracia shqiptare nuk mund të shkojë më përpara nëse nuk i kthejmë qytetarëve atë që iu kemi marrë në 2008 padrejtësisht.
Pa diskutim të kesh mbështetjen e faktorit ndërkombetareve ne Shqiperi për çështje të ndryshme eshte e rendesishme, shpeshherë e domosdoshme. Kush thotë të kundertën nuk thotë të vërteten. Shumë prej arritjeve, përfshirë ligjin për “Dekriminalizimin” e kemi arritur për shkak të mbështetjes së ndërkombëtarëve, SHBA, BE dhe Britani e Madhe. Por, asgjë nuk mund të ketë sukses nëse nuk e ka themelin këtu, “Guri i rëndë në vend të vet!”.
Nëse flasim për çështje që na bashkojnë, gjëja e parë është ta tentojmë këtë bashkim. Duke marrë shkas nga pyetja që më bërë, unë kam një ftesë për këdo që ndan me ne diagnozën se si kemi ardhur deri këtu dhe objektivat sesi mund të dalim nga kjo gjendje dhe të bashkohemi. Të bashkohemi do të thotë të bashkojmë vullnetet tona jo rreth emrave të përveçëm, por rreth këtyre kauzave të përbashkëta.
Të bashkohemi do të thotë të kemi qartësinë e mendimit dhe veprimit, që të mos lejojmë që t’i mbivendosen kësaj rruge, këtyre kauzave me banalitetin e përditshëm.
Pra, kur të mbaroj një diskutim si ky dhe të nisin sulmet personale, ta kuptoni se nuk e kanë me mua por me ju. E kanë me ju që të harroni se ka një rrugë për të dalë nga ky kolaps ku e ka future vendin ky system politik I ndryshuar pas 2008. E kanë me ju sepse duan që të mos keni fuqinë, energjinë, kohën që këto që diskutojmë se bashku ta diskutoni në rrethet tuaja shoqërore dhe secili prej jush tëe flasë me dy, gjashtë, sepse ka një rrugë për të dale nga kjo krizë politike ku ndodhet vendi. E kanë me ju, dhe për këtë përdorin edhe fuqinë e medias, sepse duan debatin ta mbajnë të mbërthyer aty ku iu intereson atyre. Prandaj bëjnë shfaqjet e tyre me gjuhën e tyre, me pseudoshfaqje në fushatë, me tallavara.
Pse?!
Sepse duan t’i ikin debatit.
Suksesi numër një i politikës së vjetër është që debate politik, debatit publik ta ulë nivelin sa më poshtë. Aq më poshtë të ulet niveli I debatit politik, aq më të lodhur janë njerëzit me politikën, aq më shumë do ketë “ccmë duhet mua!”. Aq më shumë i kthejnë kurrizin politiks. Detyra jonë është të bëjmë të kundërtën. T’i kthejmë këto ccështje në qendër të vemendjes. Sepse ne e dimë, jo më si hamendësim, por si statistic, që partia me e madhe ne Shqiperi eshte e atyre qe nuk moren pjese me 14 Maj.
Nuk mjafton te flasin me heshtje.
Nuk mjafton te flasesh me bojkot.
Prandaj po t’i bashkojme keto vullnete rreth ketyre kauzave…. sepse ne fund te fundit jane kauza te qytetareve, nuk i jane kauza te asnje emri te perveccem. Nuk thote dot askush propozimet e Lulzim Bashes apo te filan -fistekut. Nuk jane individuale dhe nuk i sherbejne orekseve individuale. Vetem te nesermes, i sherbejne te ardhmes, i sherbejne cclirimit pengmarrjes se politikes 33 vjecare dhe veccanerisht pas 2008-es.
Prandaj rruga per ta bere kete eshte vetedijesimi public ne te gjitha format dhe menyrat, me te gjithe instrumentat.
Edhe referendumet i kane bere te veshtira, por jo te pamundura.
Askush nuk na pengon te mobilizojme njerezit ne levizje publike, ne levizje referendare, edhe ne protesta, per te arritur ne nje qellim te drejte.
Ccfare kemi per te humbur?!
Asgje! Çfare kemi per te fituar ?!
Mpiksjen e nje maxhorance qytetare per ndryshim.
Ndryshim I cili mund te vij per shkak te ketij presioni heret apo vone. Me heret kam parasysh, ndryshimin e sistemit para zgjedhjeve parlamentare te 2025-es, qe jane pas dere, minus disa jave.
Por nese nuk degjojne, nuk mbajne vesh?! Atehere te mpiksim nje shumice qytetare qe flasin me vote ne 2025-en dhe t’i jap ze nje shumice politike, jo thjesht qeverisese qe te mundesoje ndryshimet qe qytetaret duan.
Nuk jane thjesht deshira, projekte, synimi, por eshte nje vision qe nuk buron thjesht nga une, por buron nga ju. Listat e hapura kane qene vullnet popullor qe ne 2020-en. Ndaj le t’i japim energji dhe ta ccojme perpara.

1 VITE ME PARE

"Unë kam një vizion", Basha nga Vlora: Duhet ndryshuar sistemi politik i vjetëruar

'Duhen listat e hapura'/ Basha: Marrëveshja Berisha-Rama në
Lulzim Basha me te rinjte

VLORE- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim në Vlorë me të rinjtë. Ai u shpreh se marrëveshja e Berishës me Ramën në 2008 dëmtoi bashkëjetesën demokratike. Basha tha se ata që e kritikojnë, nuk duan figura të reja dhe zëra të rinj në debat, por duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ndër të tjera, Basha citoi se PS-ja është parti që riciklon vetveten.

Fjala e plotë e Bashës

"Edhe një herë, është kënaqësi e madhe të ndodhem në mesin tuaj sot. Momenti që po diskutonim ftesën për të ardhur në Vlorë, filloi një pritshmëri positive për tu rikthyer pas një kohe të gjatë në mesin e qytetarëve vlonjatë, në veçanti në mesin e rinisë vlonjate. Ka qenë një kohë e mbushur me zhvillime, e mbushur me pritshmëri, e mbushur edhe me zhgënjime. Por ajo që ka rëndësi është jo vetëm çfarë kemi kaluar, që është e rëndësishme, por ku do të shkojmë?

Dhe kjo është një pyetje që gjithsecili ia bën vetes. Edhe atyre që janë shumica, për fat të keq në Vlorë dhe në Shqipëri, që s’po iu ecën ashtu siç duhet, por edhe dikujt që po iu ecën.

Ku do të shkojmë që këtu? Dhe më shumë sesa për të treguar rrugën ku do të ecim, do të doja të bëja një bashkëbisedim se si e shikoni këtë rrugë. Pa diskutim që unë kam një vizion, një projekt do të thoja, për të rregulluar ato aspekte të jetës politike, prishja e të cilave ka ndikuar jetën ekonomike dhe jetën shoqërore të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Dhe besoj se këto tre-katër herë që kam pasur mundësi të shprehem publikisht, pas një viti e pak heshtje të gjatë, i kam bërë të ditura disa prej këtyre pjesëve të një projekti apo vizioni, se si mund ti bëjmë gjërat më mirë. Por, sado që duam t’i shmangemi, nuk i shmangemi dot përse erdhëm këtu? Dhe ku jemi?

Jemi në një Vlorë pa konkurrencë, pa mundësi për gjithë vlonjatët dhe në veçanti për rininë. Jemi në një Vlorë e cila ka një potencial 10-15 herë më të madh sesa ky është sot, por që nuk arrin dot ta shpalos.

Pse?! Për shkak të mungesës së konkurrencës. Për shkak të mungesës së hapsirës. Dhe gjithçka fillon tek vendimarrja politike. E cila për fat të keq vazhdon të dominojë më shumë se çdo vendimmarrje tjetër në jetën e të rinjve dhe jetën e qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqiperisë.

Por si kemi ardhur deri këtu?! Kemi ardhur sepse njerëzit nuk janë të lirë të zgjehdin kë duan dhe të zgjedhurit janë të parazgjedhur. Dhe vetëm mes të parazgjedhurve mund të votoni atë që dëshironi.

Si mund ta ndryshojmë këtë?

Si mund të ndryshojmë një rreth vicioz që ka nisur që me ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës në 2008-en, të cilat fatkeqësisht i bënë shumë dëm bashkëjetesës demokratike. Unë jam i bindur se ndryshimi i këtij rrethi vicioz. Ju e kuptoni që një gjysëm sjell një gjysëm tjetër.

Njerëz të vendosur në lista nga kryetarët e partive, vetëm këta të votohen dhe mund të shkojnë në Parlament sipas renditjes në listë, jo sipas votave që jepni ju. Nuk ka rëndësi nëse njëri merr, Blendi merr 9 mijë vota, Ismaili merr 5 mijë vota. Ismaili është I pari në listë dhe hyn Ismaili. Pse?! Sepse kështu ka gjykuar kryetari I partisë.

Këto janë listat e mbyllura që vazhdon e dikton të tjerë përfaqësues në Parlament nga ata që voton populli. Dhe pastaj kur shkojnë në Parlament, kur shkon në parlament Ismaili mban në fuqi të njejtin ligj. Sepse ai e di që në garë ka ardhur me 5  mijë vota. Po ta hapë listën, në Parlament do të vijë Blendi me 9 mijë vota.

Ky është rrethi vicioz. Ky është kurthi në të cilin jemi future prej 2008-es. Një klasë politike e vjetëruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për tu shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapsirë për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapsirë në kuptimin e moshës.

Shikoni çfarë ka ndodhur!

Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit.

Si mund ta ndryshojmë këtë? Duhet të biem dakord që kjo nuk ndryshohet e gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike; me sharje, me banalitete, me kërcënime, me demagogji, me tallava nuk vjen as debati nuk dëgjohet, jo më të ndryshohet diçka.

Që të ndryshojme, jam i bindur, që gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve; dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve.

Kjo, në mendimin tim është e para që duhet të bëjmë. E dyta, duhet të kuptojmë që ky s’mund të jetë një projekt që bëhet për emra të përveçëm. Sepse ndryshimet e Kushtetutës në 2008 u bënë me dritëshkurtërinë e përfitimit të menjëhershëm.

“Çfarë përfitoj unë?”- tha njëri dhe “Çfarë përfitoj unë” – tha tjetri dhe ia bënë këtë gjëmë Shqiperisë.

Tani duhet të mendojmë afatgjatë. Detyra jonë, në veçanti detyra juaj si brez i ri, të mendoni dhe jeni të prirur të mendoni jo vetëm për 4 vitet e ardhshme. Ju e keni jetën përpara. Prandaj jam i lumtur që jam këtu me rininë sepse ju nga vetë natyra jeni të interesuar, jo thjesht për diçka sot për sot, por për diçka të qëndrueshme. Dhe kjo ndërtohet mbi vlera".

lulzim basha vlore te rinjte

Sondazh

Poll

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti

Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Rama në takimin me kandidatë e rinj për deputetë: Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim

Djegia e karrigeve nga opozita dhe kaosi në Kuvend, Rama: Shenjë revolte kundër një vendimi gjykate

Kaosi në Kuvend, momenti kur gardisti shpëton Spiropalin nga sendet e hedhura drejt saj

Bardhi godet Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, nuk ka qetësi

Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur shtetin

Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile:7tetor në ora6,Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit

Kryesia e PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë!

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianji?Përgjigjet Berisha

Berisha: Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në parlament

Berisha: Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij

"Shqipëria me burgje politike"/ Berisha: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike