LIVE UPDATES
Politike

Bashkim apo përçarje? PD mbledh nesër Kryesinë, kush mund ta marrë drejtimin, Berisha do bashkëpunim, por me kushte

Çfarë do ndodhë tani?

18 Maj 2023, 19:10 Nga k.m.
Bashkim apo përçarje? PD mbledh nesër Kryesinë, kush mund
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike i është rikthyer sërish debateve për bashkim. Të premten, më 19 maj, Partia Demokratike zyrtare pritet të mbledhë Kryesinë e PD-së për të vendosur se çfarë do të ndodhë. E ndërkohë që nga ana tjetër, vetëm Gazment Bardhi ka kërkuar një takim me Jorida Tabakun për të vendosur lidhur me hapat e radhës, por takimi mes tyre nuk ka ndodhur ende.

Por çfarë ka ndodhur deri më tani?

Partia Demokratike, e cila u fut në zgjedhjet me koalicion me Partinë e Lirisë, "Bashkë fitojmë", humbi zgjedhjet duke marrë 7 bashki, nga 61 në total; 1 shkoi për MEGA dhe të tjerat janë të Partisë Socialiste. Sipas Statutit, kryetari i Partisë, në këtë rast Sali Berisha duhet që të shkojë në votëbesim. Ndërkohë që nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj hoqi dorë nga posti i tij si kryetar i komanduar. Në bazë të Statutit të tyre, tanimë duhet të gjejnë një kryetar të ri që të votohet me parimin "me një anëtar një votë". Por deri atëherë, posti i tij duhet të mbushet nga një prej nënkryetarëve. Deri më tani, e vetmja që mund ta marrë drejtimin e partisë sipas statutit është Jorida Tabaku, por deri më tani, ajo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Madje sot, para se të hynte në Kuvend tha se nuk kishte asnjë ambicie.

“Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Nuk kam parë më shumë trishtim se çfarë kam parë në këto zgjedhje, askush nuk duhet të bëjë deklarata të nxituara dhe të reflektojmë dhe të pranojmë që PD-ja nuk është as më e madhe, as më e bashkuar dhe as më e fortë. Ambiciet e mia politike nuk mungojnë, por për mua më e rëndësishmja është ambicia e demokratëve çdo hap do e flasim me strukturat,”- tha Tabaku.

Nga ana tjetër Ervin Salianji, i cili pritet të marrë pozicionin e kreut të grupit parlamentar (para zgjedhjeve e kishte Luçiano Boçi, i cili garoi për Bashkinë Elbasan dhe humbi) tha se nuk do ta marrë këtë post.

“Është momenti që të kemi ndryshime reale dhe përgjegjësinë gjithsecili ta shohë personalisht në zonat ku ka bërë fushatë. Ata që kanë dëmtuar PD-në të japin llogari. Fraksioni i vulës ka një përpjekje tjetër për t’u fragmentarizuar më shumë”, tha Salianji.

Megjithatë zërat për bashkim janë shtuar, por nuk mungojnë edhe ata që duan largimin përfundimtar të Berishës dhe rikthimin e Lulzim Bashës, gjë që për momentin kryedemokrati e ka mohuar kategorikisht. Sot, në një konferencë për mediat, Berisha tha se i pranon të gjithë në PD, përveç Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Por ndërsa Alibeaj i ktheu përgjigje publikisht, Basha ende nuk ka asnjë reagim zyrtar, përveç atij të fundit publik për takimin që ka pasur me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla. Që nga ajo ditë, as për zgjedhjet nuk ka garuar, madje as nuk u pa duke votuar.

Një gjë është e sigurtë, tashmë priten zhvillime të tjera në PD-së, me një bashkim të mundshëm, ose një përçarje edhe më të thellë.

pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet