LIVE UPDATES
Politike

BE: Mezi presim formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet!

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputet.

12 Shkurt 2025, 10:52 Nga N.F
BE: Mezi presim formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe
Foto ilustruese

KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i cilësoi si paqësore dhe konkurruese. Në një komunikatë të përbashkët më 11 shkurt, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim në BE, Marta Kos, thanë se do ta “vazhdojmë angazhimin tonë me autoritetet, me qëllim mbështetjen e Kosovës për t’u afruar më shumë me BE-në dhe për të përfituar plotësisht nga mundësi të rëndësishme si, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Pas numërimit të 99 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke siguruar 47 nga 120 vendet parlamentare – megjithëse, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputet.

Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës. Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan më 9 shkurt në zgjedhjet që misioni vëzhgues i bllokut i vlerësoi si pozitive dhe të qeta, por me disa të meta.

BE-ja pret që Qeveria e re e Kosovës të angazhohet në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe t’i rrisë përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike, si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, thuhet në komunikatë.

Partia e kryeministrit Kurti është përballur me kritika për përdorim të gjuhës negative dhe për bojkotimin e medias gjatë fushatës zgjedhore. Kritika pati edhe nga vetë misioni vëzhgues i BE-së në Kosovë.

Në fillim të janarit, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara. Ajo kishte thënë se nuk po i bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

BE-ja, gjithashtu, e përsëriti se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë për Kosovën për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane.

“Prej Kosovës pritet t’i zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, pa vonesa të mëtejshme dhe pa parakushte. Nuk ka zgjidhje tjetër mos dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në komunikatë.

Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por asnjëra prej tyre nuk ka bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj deri tani. Sipas komunikatës, Komisioni Evropian “mbetet i gatshëm ta përgatisë një opinion” rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, “sapo Këshilli ta kërkojë atë”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, por vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare, vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit./ REL

be zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet