LIVE UPDATES
Politike

Beleri para vendimit: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë, ky është presion, akuzat sajesa qesharake

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Beleri ka deklaruar se hetimi dhe akuzat kundër tij janë sajesa qesharake. 

5 Mars 2024, 13:44 Nga M.B
Beleri para vendimit: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë,
Fredi Beleri

TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës Fredi Beleri. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Beleri ka deklaruar se hetimi dhe akuzat kundër tij janë sajesa qesharake. Ai tha se vendimi për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, duhej pasi kishte mbajtur zvarrë procesin për kallëzimin tim kundër shtetasit Abdul Rama, për dy muaj, duke ia arritur qëllimit, është përgjegjësia juaj personale. Beleri tha se përgjegjësia personale e gjyqtares është edhe arsyetimi i vendimit për rrëzimin e kërkesës së tij për dhënien e lejes për të kryer procedurën e betimit në Këshillin e Bashkisë Himarë. Ai tha se në atë vendim gjyqtarja, me arsyetimin politik zgjidhet problemet që kishte Kryeministri, duke propozuar zgjidhje antikushtetuese.

"Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë gjatë gjyqit, ky është presion. Ky hetim dhe këto akuza janë sajesa qesharake", deklaroi Beleri para shpalljes së vendimit.

Ai shtoi se edhe pse nuk kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, procesi u realizua me praktikën e gjykimit të tillë, por ai nuk përfiton uljen e një të tretës së dënimit pasi mënyra se si u zhvillua u imponua nga prokurori. Beleri tha se ata kundërshtuan përgjimin sepse prokuroria i kishte bërë letrat pas arrestimit të tij, dhe i ka dorëzuar në gjykatë jashtë afatit. Ai tha se është e padrejtë që kësaj çështjeje t’i jepet konotacion patriotik. Beleri shtoi në përfundim se nuk e ndjen veten fajtor për asnjë akuzë dhe se herët a vonë, ai do ta gjejë drejtësinë.

Në GJKKO, ndodhet Beleri dhe avokati i tij, shoqëruar edhe nga mbështetës. Seancën po e ndjek dhe një përfaqësues nga ambasada greke. SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, Prokutoria e Posaçme ka kërkuar dy vite burg, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove.

DESHMIA E PLOTE E BELERIT:

I nderuar zoti Kryesues i seancës!

Të nderuara anëtare të trupit gjykues!

Seancën e kaluar kisha në plan të lexoja vetëm pak rreshta, sepse nga ana e avokatëve ishin sqaruar çështjet juridike hollësisht, por duke qënë se nga ana Juaj, u ndërprenë diskutimet përfundimtare të mbrojtjes dhe të pandehurit si rrallë ose kurrë ndonjëherë, po shfrytëzoj rastin që më dhatë duke parashtruar gjerësisht diskutimet e mia përfundimtare.

Paraprakisht, për t`ju sqaruar Ju, zoti kryesues i seancës, në lidhje me sa kam parashtruar çdo seancë për mënyrën tuaj të drejtimit të seancave gjyqësore, Ju sqaroj që është e drejta ime të bëj deklarime sa herë e ndjej të nevojshme, me ose pa konsulencën e mbrojtësve të zgjedhur.

Së dyti, kam mësuar gjatë kësaj kohe në paraburgim, që seanca drejtohet nga kryesuesi me urdhëra dhe vendime të ndërmjetme, ndaj çdo vërejtje për drejtimin e seancës ju drejtohet Juve, me cilësinë e kryesuesit. Po ashtu, vendimi për përjashtimin e gjyqtares, znj. Gjoka, pasi kishte mbajtur zvarrë procesin për kallëzimin tim kundër shtetasit Abdul Rama, për dy muaj, duke ia arritur qëllimit, është përgjegjësia juaj personale.

Përgjegjësia juaj personale është edhe arsyetimi i vendimit për rrëzimin e kërkesës time për dhënien e lejes për të kryer procedurën e betimit nëKëshillin e Bashkisë Himarë. Në atë vendim Ju, me arsyetimin tuaj politik zgjidhet problemet që kishte Kryeministri, duke propozuar zgjidhje antikushtetuese, të vendoset gjendja e jashtëzakonshme në Bashkinë Himarë.

Të nderuar gjyqtarë!

Në çdo seancë kam parë këtu nga kafazi një gjykim që mund të ndodhte dikur, por jo në një shtet evropian në vitin 2024, kur mendohet që drejtësia është konsoliduar pas të paktën 30 viteve formalisht jo në diktaturë, kur drejtësia duhet të kishte guximin të bënte drejtësi. Kafazi nuk të rrënon vetëm psikologjikisht, por vështirëson edhe komunikimin me avokatin. Nga këtu kam parë përpjekjet e vazhdueshme të prokurorit,
z Xholi, i cili për ťju tërhequr vëmendjen, me qëllim që të pranonit çdo lloj kërkese të tij, kërciste stilolapsin në tavolinë. E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Ju kërkuat të kryeni këtë detyrë me dëshirë, kurse unë jo. Ky është një problem politik, i cili lidhet me drejtimin e bashkisë së Himarës dhe këtë problem vendosën ta zgjidhin jo me votë, por me sajesa qesharake dhe amatoreske, duke kërkuar në vijim nga ju si trup gjykues, ta certifikoni këtë farsë.

Lexova me vëmendje konkluzionet e prokurorëve, konkluzione që qartazi tregojnë një memorial gënjeshtrash të pabazuara, të cilat në vitet në vijim, pedagogët e jurisprudencës do i përdorin para studentëve të tyre si referencën më produktive për të treguar si manipulohet nga fillimi deri në fund një proces gjyqësor. Këto konkluzione, prokurorët e nderuar me krenari mund ťua dërgojnë eprorëve të tyre politik, atyre që ua porositën, me nënshkrimin: “Misioni u krye me sukses”! Por kurrsesi këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga një trup gjykues.

Gjatë procesit nuk pranuat asnjë nga kërkesat e mia për ekspertizë. Nuk e detyruat policinë e shtetit të sjellë para jush vendimin e paligjshëm për pagesën e dëshmitarit. Nuk e sollët dëshmitarin të ballafaqohej me personin në fotografi që prokuroria pretendon se është i infiltruari.

Nga këto fakte dhe shumë të tjera, rezulton se edhe pse nuk kisha kërkuar gjykim të shkurtuar, procesi u realizua me praktikën e gjykimit të shkurtuar, por unë nuk përfitoj uljen e një të tretës së dënimit. Mënyra se si u zhvillua procesi prej jush dukshëm, u imponua nga prokurori.

Të gjitha pretendimet e prokurorisë u kundërshtuan nga avokatët e mi dhe u zbërthyen në detaje, si organi i akuzës në këtë çështje është udhëhequr nga policia që nga fillimi e deri në fund.

Prokuroria në çdo fazë të hetimit dhe gjykimit është përpjekur të sajojë prova të mbulojë gafat e policisë, që e vërteta të mos dalë në dritë. Që me ankimin kundër masës së sigurimit kemi pretenduar se nga vëzhgimi 24 orësh i policisë duket qartë që nuk e kam takuar asnjëherë “Detarin” e prokurorisë. Prokuroria justifikohet se është e vërtetë që jam vëzhguar dhe ndjekur 24 orë në ditë, por rezultati nuk është ezaurues dhe për të
provuar këtë sjell ca gjoba që ka marrë “Detari” me një makinë, një vit më parë në Vlorë dhe po e njëjta makinë duket diku përballë një lokali ku unë qëndroja.

Po ashtu gjeti një njeri me kapuc në një foto prokuroria e posaçme dhe e hodhi shashkën, duket si Arseni. Arsenin te gjallë në seancë nuk e pyeti për foton, por e pyeti për veshjet që mbante. Kur i sjellim njeriun që ka qënë atë ditë me mua, prokuroria e posaçme kqyr kamerat nga kaloi majtas apo djathtas, dhe kaq mjafton për të bërë të pabesueshëm dëshmitarin. I kërkuam gjykatës të thirrej përsëri “Detari”, të bëhej ballafaqim ndërmjet tyre, le t`i shikonte vetë Gjykata, me sytë e saj, pse t`i besonte syve të oficerit të policisë gjyqësore, ne fund te fundit tre pale sy gjyqesore jane me shume se dy sy oficeri, por gjykata e refuzoi edhe këtë kërkesë.

Kemi deklaruar që “Detari” gënjen, është dënuar për mashtrim, prokuroria duhet t`i verifikojë deklarimet e tij. Nuk mund të mbahem në burg me deklarimet e një njeriu të vërtetuar si mashtrues dhe hajdut. Një 20 vjeçar, para 10 viteve është 10 vjeç dhe nuk mund të ketë bërë biznes me mua siç deklaronte ai. Kur i merren deklarimet e tjera, prokuroria e posaçme kujdeset që “Detari” të thojë që familja e tij kishte biznes me mua, më shiste peshk, dhe ai ndihmonte familjen, ndërkohë që po ky “Detari” duhet të ketë bërë shkollën këto 10 vitet që më shiste peshkun, siç e tha dhe vetë, në Vlorë, në një shkollë që nuk i kujtohet. Po gjatë këtyre 10 viteve ky “Detari” ka qënë në burg në Vlorë për mashtrim e në Durrës për vjedhje banesash në bashkëpunim me autorë që nuk i tregoi kurrë.

Kundërshtuam përgjimin se prokuroria i kishte bërë letrat pas arrestimit tim, dhe i ka dorëzuar në gjykatë jashtë afatit. Gjykata e posaçme e apelit në një gjykim të filluar me ankimin tim, e pranon që kërkesa e prokurorisë është pa orar, por i kërkon prokurorisë Vlorë, më dërgo një regjistër ku të jetë shënuar ora e dorëzimit të kërkesës në gjykatë. Pra i tregon prokurorisë, gjej një regjistër e shëno orën e ma dërgo. Dhe prokurorja Matilda Peza e gjeti nje protokoll ku një punonjës anonim i gjykatës së Vlorës, ku kryetar është i vëllai Enkel Peza, hodhi një firmë, pa emër e mbiemër. Me kaq, një regjistër pa vlerë, me një firmë anonime, shërbeu për të ligjëruar veprimet e policisë pa vendim gjykate. Nuk i bëri përshtypje askujt që del sekretarja në punë në orën 12 të natës, për një kërkesë që sikur është dorëzuar në orën 14/45 të ditës, një veprim ky që
mund të kryhej prej saj vetëm me urdhër të kryetarit vëllait të prokurores Peza. I kemi kërkuar këtij kryetari regjistrin e përgjimeve, emrin e punonjësit që ka firmosur në protokollin e prokurorisë, por refuzon të përgjigjet, normalisht do mbulojë të motrën. Dhe nga Ju është konsideruar veprim normal, nuk pranuat kërkesën time që t`i kërkonit Ju informacion gjykatës së Vlorës.

Kundërshtuam dëshminë e penalitetit datë 12 maj që kishte futur në dosje prokuroria Vlorë, por prokuroria e posaçme gjeti një punonjëse rrogëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë që të deklarojë se ndryshimet në sistem janë bërë në datën 6 qershor 2023, ndërkohë që po I njëjti sistem kishte qënë i ndryshuar të paktën që në muajin mars. Gjatë gjithë vitit 2023 sistemi ka qënë i ndryshuar, vetëm në datën 12 maj kur duhej për caktimin e masës së sigurimit ndaj meje, sistemi nuk ishte ndryshuar.

Kundërshtuam përgjimet dhe vëzhgimet, si të kryera nga policia pa autorizim të prokurorisë, se nga vetë aktet e prokurorisë Vlorë, përgjimi dhe vëzhgimi policor ka filluar një ditë para se procedimi penal të regjistrohej në atë prokurori, por për prokurorin Xholi, është lapsus I sekretarisë.

Tani jemi në pritje, cfarë provash do sajojë prokuroria kundër tabulateve telefonike të “Detarit” apo kamerave të Ermira Stolit, që i ka marrë vetë si prova. Se ndaj u shty dhe seanca, t`i jepej kohë prokurorisë, të nxirrte nga sirtaret e policisë apo prokurorisë së Vlorës ndonjë letër tjetër që të shpjegojë:

– si ndodhet në të njëjtën datë dhe orë në dy vende njëkohësisht “Detari”, edhe në qëndër të Himarës duke folur në telefon edhe në prokurorinë Vlorë duke dhënë deklarime në orën 14, dhe duke firmosur marrëveshjen me prokuroren Matilda Peza, (se kështu tha polici Ermal Ajdini, kjo prokurore e kishte çështjen dhe me të kishte komunikuar gjithë kohës), në orën 15 të datës 8 maj.

– si ndodhet në të njëjtën datë dhe orë në dy vende njëkohësisht “Detari” edhe në qëndër të Himarës duke folur në telefon, edhe me mua në Potam, 2 km larg, në datën 10 maj ora 08/40;

-si ndodhej në të njëjtën datë dhe orë në dy vende njëkohësisht “Detari” edhe në Vlorë, edhe në Komisariatin e policisë Himarë në datën 12 maj ora 6, të dorëzonte paratë që sikur ia kishte dhënë Pandeliu, që edhe i numëroi po asnjë gisht nuk u gjet mbi to, dhe listën që edhe e kishte Pandeliu, por në xhep nuk ju gjet, edhe ia dorëzoi Arseni policit të zellshëm Ermal Ajdini.

-Si bisedoi me mua “Detari” në datën 11 maj ora 10/17 pa zbritur nga automjeti i parkuar përballë me lokalin “ICELAND”, kur në të njëjtën datë dhe orë unë gjendesha brenda lokalit.

Mbase këtu në këtë çështje, për shkak të rëndësisë që ka për policinë dhe prokurorinë janë përdorur metoda speciale teletransporti, metoda speciale komunikimi telepatik. Do dëgjojmë prokurorinë, se diçka do e ketë gjetur këto 5 ditë që ju dha kohë gjykata të marrin frymë.

Të nderuar Gjyqtarë!

Shqipëria është një vend i vogël, i cili vitet e fundit nga ikja masive e qytetarëve është bërë edhe më i vogël. Të mirë dhe të këqij, grekë apo shqiptarë, akuzues dhe të akuzuar, jemi shumë pak. Si rrjedhim, njihemi mirë dhe herët a vonë, të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë të diellit. Dua ťju them me besim të plotë se që nga dita e parë që u iniciua kjo çështje dhe deri më sot, është dhe mbetet një çështje vetëm politike. Vendimi për arrestimin tim është marrë të mërkurën, datë 10.05.2023, në një mbledhje të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku morën pjesë drejtues nga të gjitha dikasteret e policisë. Pikërisht këtë vendim, erdhi të legjitimojë pretenca e prokurorëve. Plani ishte të më arrestonin sa të humbisja zgjedhjet dhe të më lironin përsëri një javë pas zgjedhjeve. Plan, i cili u prish nga qytetarët e Himarës që më zgjodhën kryetar.

Kjo është arsyeja që e tërheq zvarrë këtë çështje që nga fillimi, duke shkelur të gjitha parimet e drejtësisë, prezumimin e pafajësisë, barazinë para ligjit, procesin e rregullt ligjor, hierarkinë gjyqësore etj. Të gjitha vendimet tuaja ishin vendime politike. Vendim politik ishte dhe refuzimi i lejes për kryerjen e betimit, duke tejkaluar kompetencat. Këtë pjesë të vendimit ua rrëzoi Gjykata e Apelit. Vendim politik përbën edhe fakti se kallëzimet e mia janë në shqyrtim pa përgjigje, edhe pse ka kaluar shumë kohë. Po ashtu edhe kërkesa e prokurorisë për masën e dënimit 2 vjet e 6 muaj burg, nuk ka asnjë logjikë juridike. Për asnjë të pandehur me të njëjtën akuzë nuk është kërkuar kjo pretencë. Të gjitha vendimet e GJKKO-së për këtë akuzë, janë një vit me shërbim prove. Dy kryetarë bashkie me të njëjtën akuzë, jo vetëm nuk gjenden në burg si unë, por qëndrojnë në detyrë.

Natyrshëm lindin pyetja: Pse të gjendem unë përballë këtij diskriminimi? Kërkesa e prokurorisë nuk ka aspak qëllim për të bërë drejtësi. Qëllimi I saj i vetëm është dënimi im me burg për aq kohë sa i duhet Kryeministrit të bëjë zgjedhje të reja në Himarë. Dua t`i garantoj që edhe tek ky objektiv do dështojnë sepse sa herë që të
bëhen zgjedhje në Himarë rezultati do jetë i njëjtë. Shurdhët dëgjuan dhe të verbrit panë, qytetarët e Himarës nuk mund t’i gënjejë njeri, siç nuk I ka gënjyer historikisht.

Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’ i jepet konotacion patriotik. Është e pavërtetë dhe në të njëjtën kohë ofendim dhe moskonsideratë, jo vetëm për qytetarët e Himarës që më votuan, pavarësisht etnisë dhe besimit fetar, por edhe kundrejt opozitës së bashkuar. Ekskluzivitetin e patriotizmit nuk e ka vetëm Kryeministri, policia, prokuroria dhe patronazhistët e PS-së, por është detyrë kushtetuese e çdo qytetari.

Patriotizëm nuk është të rreshtohesh me gazetarë dhe avokatë që duan të bëjnë gjykatësin publik per t’i shërbyer regjimit apo interesave të pronarëve të mediave. Patriotizëm është të duash vendin dhe të mos bësh asnjë që cënon pavarësinë dhe përparimin e tij, të zbatosh Kushtetutën dhe ligjet, pavarësisht kostove momentale personale që mund të kesh.
Patriotizëm është të kryesh detyrën me ndershmëri, të mos bëhesh vegël e qëllimeve momentale të politikës. Patriotizëm është të vësh para përgjegjësisë penale këdo sado i pushtetshëm të jetë. Patriotizëm është t`i trajtosh të gjithë në mënyrë të barabartë, si shtetas të barabartë të të njëjtit shtet, të përdorësh të njëjtat mjete hetimi dhe gjykimi për të gjithë, të mos fshehësh shkeljet e ligjit nga kushdo që i ka kryer.

Zoti Xholi, ne gjendjen qe jane aktet e kesaj dosje, do te ishte e vetmja rruge ligjore te terhiqnit akuzen, dhe te gjeni pergjegjesit e vertete te kesaj situate qe ka vene sistemin e drejtesise ne prove.

Unë jam i qetë dhe besimplotë. Nuk e ndiej veten fajtor për asnjë akuzë. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Do të doja të ishte ky trup gjykues që t’i jepte fund kësaj farse dhe marrëzie. Nëse kjo nuk ndodh, unë kam aq durim sa t’i shkoj deri në fund çështjes.

Të nderuar zotërinj gjyqtarë!

Jo në shumë raste në jetën e një njeriu të zakonshëm i jepet mundësia të thotë një po ose një jo të madhe. Ju gjyqtarët, nga ky aspekt jeni me fat se kjo mundësi u jepet shumë herë.
Ky proces është një nga këto raste që ju viheni para historisë. Sot ju duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, jo dënimit pa prova, jo diskriminimit, t’i thoni jo nacionalizmit të sëmurë, t’i thoni po ndarjes së pushteteve, t’i thoni po drejtësisë së pavarur, t’i thoni po barazisë para ligjit. Të gjithë ata që marrin vendimin e saktë historia i respekton edhe i nderon, të tjerët thjeshtë janë kalimtarë. Si kalimtarë edhe besnikë të partisë – shtet do trajtojë historia prokurorët znj. Bejko edhe z Xholi. Besoj se gjatë procesit i keni shërbyer mjaftueshëm pushtetit dhe patriotizmit imagjinar. Ju lutem, është koha t’i shërbeni edhe drejtësisë, që sipas Aristotelit, është më i larti nga të gjitha virtytet.

Ju faleminderit,
Dhionisios Alfred Beleri

fredi beleri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje